LeVoyageur
RDM 33 NSOE
Gazetari Artan Hoxha, nisur nga zhvillimet e fundit që shkaktoi publikimi i videos së sanitares Tire Alldervishi që i mori 8 milion lekë vajzës së një paciente me Covid-19 ka publikuar një video të presidentit Ilir Meta.
Sot, shrkuan ai, bëhen 10 vite nga publikimi i video-regjistrimit që publikoi ish-ministri i ndjerë Drtitan Prifti, ku ai bisedon me Metën dhe ai kërkon që t’i marrin një kompanie % që u takon, e përkthyer në para, afro 700 mijë euro.
'Mos mendoni se Tirja doli nga hiçi,'- shkruan Artan Hoxha.
Shkrimi i plotë:
Ore, se na mori mendjen kjo video e Tires, dhe harruam fare...
Sot, behen fiks 10 vite, nga publikimi i videos se “manipuluar” te rregjistrimit Meta-Prifti.
Ku zevendeskryeministri i qeverise Berisha, dhe presidenti aktual i vendit, shfaqej ne zyren e ministrit te energjitikes dhe bisedonte per nje afere 700 mijeshe dhe 7%. Te dy me pas e pranuan qe ishin ne video, por ceshtja nuk ishte ashtu si dukej.
Gjithsesi, Gjykata e Larte me nje vendim unanim, nuk e vleresoi si prove te ligjshme rregjistrimin e ministrit te energjitikes, duke e nxjerre te pafajshem, mbrojtesin fanatik te kushtetutes sot.
Keshtu qe mos mendoni se Tirja doli nga hiçi, dhe eshte nje rast i veçuar, si thote ministria e Manastirlliut.
Ajo eshte thjesht nje klonim i vogel i kryekusareve, qe krijuan sistemin e grabitjes pa din e iman, te shqiptareve...
Sot.com.al