Tiranë, vritet pronari i tavernës, dyshohet hakmarrje

BoOoMBaStiCk

Il Silenzio
V.I.P
51995_1.jpg

TIRANE- Dy ngjarje kriminale janë shënuar brenda pak orësh në kryeqytet. Gati një orë pas mesnatës së të martës në tavernën "San Marco", përballë godinës së Prokurorisë së Tiranës, mbeti i vrarë pronari i saj, si dhe tre persona u plagosën. Rreth orës 06:00 policia është përleshur me armë zjarri me një grup të armatosur të cilët dilnin të bllokonin furgonat e linjës Kamëz- Tiranë.

Vrasja tek taverna "San Marco" u shënua rreth orës 01: 40 minuta të së mërkurës. Persona ende të paidentifikuar kanë qëlluar me armë automatik në drejtim të tavernës duke shkaktuar vdekjen e menjëhershme të pronarit të tavernës Nikolin Doda, 42 vjeç.

POLICIA: NIKOLIN DODA I DENUAR ME BURG PER TENTATIVE VRAJEJE
Në orën 15:00 Policia e Tiranës dha detaje në lidhje me vrasjen e pronarit të tavernës “San Marco”. “Sipas zëdhënëses së policisë pista kryesore e hetimit është hakmarrja. Nikolin Deda tentoi të vriste një shtetas në 1997. Për këtë krim ai është dënuar dhe vuajti dënimin nga 1997- 2005 në burgun e Lezhës”- bëri të ditur zëdhënësja e policisë Alma Katragjini. Policia dha detaje dhe në lidhje me përplasjen me armë që ndodhi mëngjesin e sotëm mes policisë dhe një grupi personash të armatosur në Bathore. Gjithashtu dhe për plagosjen e ndodhur te Parku i Autobusëve.

VRASJA
Sipas policisë mendohet se autorët kanë qëlluar nga një makinë e bardhë tip golf me të cilën janë larguar menjëherë pas krimit. Autorët kanë pritur të dalë 42 vjeçari nga taverna dhe kanë qëlluar me breshëri në drejtim të tij. Janë plagosur dhe 3 persona me të cilët Nikolin Doda po dilte nga taverna. Fillimisht u mendua se 42 vjeçari kishte mbetur viktimë pasi kishte ndërhyrë për të ndalur sherrin. Nga të shtënat me armë janë plagosur dhe 3 persona, të identifikuar si Ilmi Meta, 40 vjeç, Agron Doçi, 41 vjeç dhe Uran Doda, 42 vjeç, punonjës i Ministrisë së Brendshme. Nga të plagosurit vetëm Doda ndodhet ende në spital.

HETIME
Policia ka nisur hetimet për të zbardhur vrasjen dhe autorët e mundshëm të krimit. Pista kryesore është ajo e hakmarrjes, por nuk përjashtohen pistat e tjera. Nëntë persona janë shoqëruar në cilësinë e dëshmitarit, 6 vajza dhe 3 djem. Te shtenat me automatik kanë qenë të shumta sa shenjat e plumbave kanë përshkuar dhe xhamin e një dyqani.

Shqiptarja.com
 
Pe: Tiranë, vritet pronari i tavernës, dyshohet hakmarrje

E degjova dhe ne tv,u mesuam tashme...Cdo dite keta gjera ka...
 
Titulli: Tiranë, vritet pronari i tavernës, dyshohet hakmarrje

Vonojn por nuk harrojn....
HETIMET: mjafto te gjendet emri i personit te cilit ka dashur te ekzekutonte viktima ne '97.

"Autorët kanë pritur të dalë 42 vjeçari nga taverna dhe kanë qëlluar me breshëri në drejtim të tij. Janë plagosur dhe 3 persona"
Paskan qen me fat qe spaskan mar ne qaf 3 personat tjer.... Hakmarrjet vijojn neper rruget e Shqipris sot e ksaj dite.
Shteti esht i paaft si parandaloj, ose te kapi autoret ne koh rekord (minimumi). S'esht as e para as e fundit.
 
Titulli: Tiranë, vritet pronari i tavernës, dyshohet hakmarrje

Jemi bere si kafshet...akoma me lixhet e Leke Dukagjinit jemi, ende jetojme sipas kanunit?
 
Back
Top