Tiranë, vdes gjatë operacionit në sy fëmija 11-vjeçar

ida angel

:)
V.I.P
TIRANث-Një i mitur ka humbur jetën në duart e mjekëve, gjatë kohës që po i kryhej një operacion në sy.
60237.jpg


Policia bëri të ditur se 11-vjeçari, Denis Almadhi, nga fshati Fravesh i komunës Bërzhitë, ka gjetur vdekjen gjatë një operacioni kirurgjikal që po kryente në sy në spitalin francez në Qendrën Spitalore ‘Nënë Tereza’ në Tiranë.

Ndërhyrja krirugjikale u krye për shkak të sëmundjes ‘Ptosis palpebral’ (rënie e qepallës) nga mjekë të huaj që asistojnë në këtë spital.

Familjarët kryen denoncim ndaj mjekëve në komisariatin numër 4, ndërsa grupi hetimor sekuestroi kartelën e pacientit të vogël nga spitali.

Policia bën të ditur se fëmijës i është kryer dhe një autopsi e plotë dhe priten përfundimet që do të përcjellin mjekët e autopsisë.

Ndërkaq mjekët nga ana e tyre kanë shpjeguar se shkak i vdekjes së fëmijës ka qenë anestezia e kryer. Sipas bluzave të bardha fëmija nuk ka përballuar dot anestezinë dhe ka humbur jetën gjatë operacionit.

FAMILJARثT: ORGANET E DREJTثSISث Tث ZBARDHIN Tث VثRTETثN

Familjarët e vogëlushit që humbi jetën në sallën e operacionit, teksa po i nënshtrohej një ndërhyrje kirurgjikale në sy, kërkojnë zbardhjen e vdekjes së djalit të tyre. Sipas familjarëve, ndërhyrja ishte thjesht estetike dhe mjekët u kishin dhënë garanci për suksesin e këtij operacioni.

“Në orën 20:00 të mbrëmjes së djeshme mora informacion se ka vdekur stërnipi im. Menjëherë vajta në spital dhe kërkova kontakt me mjekët që kanë bërë operacionin. Ishte një përkthyes shqiptar, njoftoi mjekët dhe më tha se operacioni u krye nga 3 mjekë irlandezë. Profesori irlandez na tha që fillimisht gjithçka ka qenë normale, gjatë procesit iu rrit temperatura. Bëmë të gjithë ndërhyrjet, por ishte e pamundur. Sipas mjekut, kjo ndodh rrallë në botë, në 15 mijë raste mund të ndodhë një rast. Diskutova me njerëzit e familjes se duhet njoftuar policia, sepse nga një operacion i thjeshtë të përfundosh kështu. Nuk fitojmë gjë se ne na iku njeriu i dashur, por duhet të zbardhet vdekja. A si rrjedhojë e neglizhencës, apo si rrjedhojë e mbidozës së narkozës nuk e dimë pse ndodhi, duhet ekspertizë. Fëmija vajti shëndoshë e mirë. Denisi kishte një deformim në qepallat e syrit. ثshtë bërë njëherë një ndërhyrje dhe duhet ta bënte sërish. Ishte një operacion estetik, fëmija shikonte shumë mirë. Në kohën që ka marrë narkozën Denisi nuk është zgjuar më.”- shprehet për NEWS24 daja i babait të fëmijës.

Sipas familjarëve, në kohën që duhet të firmosej skeda e varrimit për fëmijën, rezultoi se 11-vjeçari ishte trajtuar edhe nga mjekë shqiptarë.

“Kur u kërkua të firmosej skeda e varrimit, mjeku që ishte roje tha se pacienti nuk është trajtuar nga ne, duhet të nënshkruajnë mjekët që e kanë trajtuar. Dhe aty doli që ka pasur dhe mjekë shqiptarë. Dhe nuk u firmos skeda. Unë njoftova policinë, e cila bëri procedurat. U sekuestrua kartela dhe u dha porosia nga policia që fëmijës duhet ti bëhet autopsia. Asnjë nga mjekët nuk e merrte përsipër të firmoste skedën e varrimit. Irlandezët kanë bërë thjesht një relacion.”- vijojnë familjarët.

(er.nu/d.b/BalkanWeb)
 
Titulli: Tiranë, vdes gjatë operacionit në sy fëmija 11-vjeçar

E degjova tek lajmet ne radio... histori disi e dyshimte qe i ishte nenshtruar hetimeve te imtesishme... gjynah per vogelushin dhe fatkeqesi per komunitetin qe ka akoma disa kasap qe mbajne emrin kirurg
 
Titulli: Tiranë, vdes gjatë operacionit në sy fëmija 11-vjeçar

............................... ca kuptimi ka jeta per nenen e tij................
 
Titulli: Tiranë, vdes gjatë operacionit në sy fëmija 11-vjeçar

Vetme 11 vjeqe femija..gjynah,eshte rrezike te hyshe ne doren e gjdokujt qe i thot veti doktorr,i pakujdesi e vogel kushton me jeten e pacientit.
 
Titulli: Tiranë, vdes gjatë operacionit në sy fëmija 11-vjeçar

Tani perkunder dhimbjes per familjen dhe humbjes kam pershtypjen se nuk duhet ta marrim ne ate menyre se ja se cfare na ndodhe ne. Raste te tilla te vdekjes ne salle operacioni nga natyra te ndryshme, perfshi edhe femije, na paraqiten edhe tek mjekesia me e modernizuar. Pra te ja leme te merren institucionet ligjore me kete ceshtje.

Kam pershtypjen se ne dhe komuniteti duhet te gjejme force mbeshtetese per familjen. Seq kam pershtypjen e keqe se ne shqipet jemi paksa ndjellakeqe dhe posa ndodhi nje e keqe ne eprseri ndjellim. Shif sa keq, shif cfare na gjen, mos vet per ne, katastrofa tek ne e keso gjerash.

Une i jap kurpoja familjes qe ta tejkaloje situaten sa me me lehtesi per ta dhe perkunder obligimit ligjor qe kan per te kerkuar te te drejten e tyre ata me kurajo duhet te vazhdojne jeten me ate cfare u ka mbetur per te lkrijuar edhe gjera tjera te mira nese munden.

Ngushtllime per familjen
 
Titulli: Tiranë, vdes gjatë operacionit në sy fëmija 11-vjeçar

Tani perkunder dhimbjes per familjen dhe humbjes kam pershtypjen se nuk duhet ta marrim ne ate menyre se ja se cfare na ndodhe ne. Raste te tilla te vdekjes ne salle operacioni nga natyra te ndryshme, perfshi edhe femije, na paraqiten edhe tek mjekesia me e modernizuar. Pra te ja leme te merren institucionet ligjore me kete ceshtje.

Varet se c´far operon njeriu,,te operohesh ne sy,,,dhe te vdesesh gjat opercionit,,do te thot qe esh shkaktuar vetem nga mungesa e njohurive dhe e disiplines!

tek mjeksia e modernizuar te kushton 200,000 euro nje operacion me rreze dhe sukses te garantuar!

dhe jemi akoma mbrenda sistemin shtetror apo social,,po si pate paret te mbetet te presesh vdekjen e familjareve!
 
Titulli: Tiranë, vdes gjatë operacionit në sy fëmija 11-vjeçar

o xemla vogel :(, mu rrenqeth mishi... Te Zotit jemi dhe te Ai do kthehemi themi per femine, sa per bluzat e bardha: Mos te befte Zoti te biesh ne dore te tyre... nje i aferm i imi ju nenshtuar nje operacjoni ne sy tek Spitali Rus(ai qe eshte ne autostrade, sjam e sigurt kush e ka) dhe i iku fare.. leket iken dhe syri po ashtu....
 
Titulli: Tiranë, vdes gjatë operacionit në sy fëmija 11-vjeçar

E tmershme futesh ne salle dhe prindi qe pret me deshiren e madhe qe femija do i shohi ....dhe fundi femija s'del i gjalle..:(
 
Pe: Tiranë, vdes gjatë operacionit në sy fëmija 11-vjeçar

Gjynah,ngushellime familjes...
 
Pe: Tiranë, vdes gjatë operacionit në sy fëmija 11-vjeçar

Kur operohen syte dihet qe mund te kete edhe komplikacione kshu qe duhen marre parasysh perpara se ta cosh femijen ne salle operimi...jo domosdoshmerisht mund te jete faji i mjekut, kshu qe do pare se s'do nxjerrin ekspertizat. Gjithsesi, ngushellime familjes...
 
Back
Top