Tiranë, të burgosurit "shëtisin" pa pranga nëpër qendrat e votimit

  • Hapësi i temës Hapësi i temës WxP
  • Start date Start date

WxP

Staf në FV.AL
Adm
TIRANث - Një prej shumë incidenteve që kanë shoqëruar 8 majin është edhe lirimi i të burgosurve për të votuar në qendra votimi të ndryshme. Sipas Kodit Zgjedhor, të burgosurit duhet të votojnë në ambientet ku kryejnë dënimin.


Në video duket një prej rasteve ku një i burgosur shëtit i lirë pasi shoqërohet nga një makinë policie aspak serioze. Ai është pa pranga dhe një person civil që me sa duket është punonjës i policisë, e shoqëron atë duke e ndjekur pas. Partia Socialiste e denoncoi rastin në fjalë si implikim të drejtëpërdrejtë të Policisë së Burgjeve e cila është në varësi të Ministrisë së Brendëshme.


Rasti që paraqitet në video nuk është i vetmit. Mediat vizive kanë përcjellë nëpërmjet filmimeve disa raste të tjera ku të burgosurit i drejtohen qendrave të votimit të shoqëruar me makina me targa të huaja dhe persona të veshur civil.

Shekulli
 
Pe: Tiranë, të burgosurit "shëtisin" pa pranga nëpër qendrat e votimit

Edhe kete se kisha pare e degjuar ndonjehere une.
 
Back
Top