Tiranë, taksisti gjendet i vdekur, 2 ditë i zhdukur

KissShpirtoo

Anëtar Aktiv
TIRANE- Një 41 vjeçar është gjetur i vdekur në makinën e tij mbrëmjen e djeshme, afër maternitetit të ri, pranë zonës së Brrylit, në Tiranë. Policia deklaron se viktima është Ardjan Hodja, 41 vjeç, i cili punonte taksist me makinën me targa TR 380 C.

Viktima është gjetur nga një kalimtar i rastit. Ai kishte hyrë në makinën e taksistit për ta cuar në destinacionin ku dëshironte, por pasi ka parë shoferin e pa jetë, ka njoftuar menjëherë policinë.

Ndërkohë që nga dëshmitë e mbledhura në vendngjarje mësohet se familjarët e 41 vjeçarit dy ditë më parë kishin denoncuar në polici zhdukjen e tij.

8064746.jpg
 
Back
Top