Tiranë, studentja vjedh një palë streçe, gjobitet me 1 mln lekë të vjetra

cent

...Lontano
27971_33.jpg

Një studente 19-vjeçare ka vjedhur një palë streçe në një qendër tregtare në Tiranë pa menduar se do t’i kushtonin më pas 100 mijë lekë të rinj. Kaq është gjoba që i ka vënë Gjykata e Tiranës studentes së Fakultetit Ekonomik, Ina L., pasi e shpalli të fajshme për akuzën e “vjedhjes”.

Bashkë me streçet, studentja ka vjedhur edhe një bluzë, që në total, me çmimin e dyqanit kushtonin 7900 lekë. Sipas Gjykatës, Ina L. u dënua me 1.5 milionë lekë të vjetër, por ajo përfitoi uljen e një të tretës për shkak të gjykimit të shkurtuar. Vendimi i fajësisë për studenten e Ekonomikut u shpall pak ditë më parë në Gjykatën e Tiranës, ndërsa episodi i vjedhjes është shënuar në një qendër të madhe tregtare në segmentin rrugor Tiranë-Durrës në nëntor të vitit të kaluar.

Sipas Gjykatës, studentja është kapur “me presh në duar” nga rojet e sigurisë së qendrës tregtare, pasi ishte pikasur nga shitësja e dyqanit ku kishte vjedhur. Në kallëzimin që ka bërë shitësja M. M. ka rrëfyer se ditën e ngjarjes, rreth orës 14:00, në dhomën e provës të këtij dyqani ka hyrë një shtetase, të cilën nuk e njihte më parë. Në dhomën tjetër të provës ka hyrë një person, të cilin e ka dëgjuar duke i thënë shoqes së tij: “Mbarove zemër? I provove zemër?”. Sipas shitëses, pasi kanë folur për pesë minuta me njëri-tjetrin, klienti mashkull ka dalë nga dhoma e provës me një palë xhinse në duar.

Ndërkohë klientja femër, që kishte hyrë në dhomën e provës me 4 artikuj, ka dalë prej aty me dy të tillë. Pas këtij momenti shitësja ka gjetur një sinjal alarmi për rrobat e hequra. Më pas shitësja është kontaktuar dhe nga menaxherja e saj, e cila i ka thënë të kontrollonin vajzën e ndaluar nga rojet e sigurisë, pasi në tualet ishin gjetur dy etiketa që përkonin me një palë streçe dhe një bluzë. Streçet me shumë ngjyra dhe bluza ngjyrë gri, me mbishkrimin “Born To Be A Rock Star”. Gjatë gjyqit 19-vjeçarja ka pranuar akuzën dhe ka treguar pendesë të thellë.
/BalkanWeb
 
Titulli: Tiranë, studentja vjedh një palë streçe, gjobitet me 1 mln lekë të vjetra

E me mire ja kan bere, pse te vjedhe ??? Sado e vogel te jete vjedhja esht vjedhje !
 
Titulli: Tiranë, studentja vjedh një palë streçe, gjobitet me 1 mln lekë të vjetra

Titulli jug artikulli veri :P

Nejse mend per here tj, mund te vjedhesh nje camcakez o cokollate lol , por keto te tj ta besh veten kot:P
 
Titulli: Tiranë, studentja vjedh një palë streçe, gjobitet me 1 mln lekë të vjetra

Ej duhet te kete noi gabim ktu tek shifra se ska mundesi 1.5 mln??? Pse ça u liru kshu?
 
Titulli: Tiranë, studentja vjedh një palë streçe, gjobitet me 1 mln lekë të vjetra

Ej duhet te kete noi gabim ktu tek shifra se ska mundesi 1.5 mln??? Pse ça u liru kshu?

Nuk esht اudi te paguash aq Legally_Sweet.Un kam punuar me Sigurimin ne 1 qender tregetare dhe te tregoj rastin qe dikush per 1 USB flash qe kushtonte 10 mij lek te vjetra ka paguar 100 te vjetra.Kshu qe besoj se shifra esht e sakt
 
Titulli: Tiranë, studentja vjedh një palë streçe, gjobitet me 1 mln lekë të vjetra

Cudi qe nuk kapin dot ato hajdutat e medhenj, i ra k'saj te shkretes, jo se jam dakort me vjedhjen por per kaq ta shpallin ne gazete, nuk i mendojne prb e tjera shoqerore dhe emocionale , qe duhet t'ja nxjerrin emrin per kaq,
 
Titulli: Tiranë, studentja vjedh një palë streçe, gjobitet me 1 mln lekë të vjetra

Mir e ka ber qe i ka vjedhur :P Per nje pal streçe me e ber kaq te madhe.
 
Titulli: Tiranë, studentja vjedh një palë streçe, gjobitet me 1 mln lekë të vjetra

Nuk esht اudi te paguash aq Legally_Sweet.Un kam punuar me Sigurimin ne 1 qender tregetare dhe te tregoj rastin qe dikush per 1 USB flash qe kushtonte 10 mij lek te vjetra ka paguar 100 te vjetra.Kshu qe besoj se shifra esht e sakt
Ka nje ndryshim te madh midis 10 mij me 100 mij, dhe 8 mij me 1.5 mln.
 
Back
Top