Tiranë, shqiptaro-amerikani i humbur prej 5 ditësh, gjendet te “Ali Demi”

eGo0sTyle

System Engineer
policia-shqiptare-300x187.jpg

TIRANE – Një shtetas shqiptaro-amerikan, 86-vjeçar, i cili ishte shpallur i humbur prej pesë ditësh, është gjetur nga një patrullë policie e Komisariatit Nr.1. I moshuari, i cili quhet Spiro, sipas Policisë vuante nga skleroza dhe nuk mban mend se çfarë i ka ndodhur dhe si ka humbur rrugën, kur ka mbërritur në Rinas, pasi vinte nga Amerika. I moshuari jetonte me fëmijët prej disa vitesh në Shtetet e Bashkuara dhe mësohet se kishte ardhur për të vizituar nipërit në Tiranë. Por ka rastisur që në kohën kur shqiptari me nënshtetësi amerikane, ka mbërritur në kryeqytet, nipërit e tij ndodheshin në plazh dhe në këtë mënyrë ai ka humbur rrugën dhe ka fjetur nëpër stola për 5 ditë rresht. Të lajmëruar nga prindërit për mbërritjen e gjyshit të tyre në Tiranë, nipërit janë interesuar në Aeroportin e Rinasit, ku kanë konfirmuar mbërritjen e tij. Në pamundësi për ta gjetur vetë, ata kanë bërë një denoncim në Komisariatin Nr.1, ku i kanë dhënë policëve edhe një fotografi. Policia është vënë në dijeni për 86-vjeçarin mbrëmjen e dy ditëve më parë, pasi janë lajmëruar nga Spitali “Nënë Tereza”. Një patrullë e Komisariatit Nr.1 ka shkuar për të verifikuar të moshuarin, i cili ishte transportuar në spital nga disa kalimtarë të rastit, të cilët kishin deklaruar se e kanë gjetur në rrugë pa ndjenja, pranë zonës së “Ali Demit” në Tiranë. Pasi janë bërë verifikimet e nevojshme, policia ka lajmëruar edhe nipin e tij, i cili e ka identifikuar si gjyshin e tij. Mësohet se i humburi është marrë në pyetje nga policia, por nuk mbante mend se çfarë i kishte ndodhur, madje as emrin e tij. Për këtë arsye është parë e nevojshme që të shtrohet në Spitalin nr.5, atë psikiatrik, për t’u kuruar, pasi rezulton se vuan nga skleroza. Dyshohet se gjatë kohës që ka qëndruar i humbur, shqiptaro-amerikani ka fjetur rrugëve dhe ka qëndruar pa ngrënë, fakt që është konstatuar edhe nga ekipi mjekësor që e ka vizituar./Panorama
 
Last edited by a moderator:
Back
Top