Tiranë, shmanget tragjedia mes dy krushqive; 4 të arrestuar dhe 2 në kërkim

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
[h=1]Tiranë, shmanget tragjedia mes dy krushqive; 4 të arrestuar dhe 2 në kërkim[/h]
fffffff-1024x682.jpg
Policia ka mundur të shmangë një tragjedi mes dy familjeve, krushqi me njëra-tjetrën. Shërbimet e Komisariatit të Policisë numër 5 në Kamëz, parandaluan përshkallëzimin e mëtejshëm të një konflikti familjar, ku është përdorur dhe arma e zjarrit. Njoftimi është marrë se në lagjen Valias i ri, po ndodhte një konflikt.

Shërbimet e Policisë kanë reaguar në kohë dhe kanë arrestuar në flagrancë për veprën penale “Dhunë në famije”, “Plagosje e lehtë me dashje” dhe “Armembajtje pa leje”, 61 vjeçarin me inicialet M.V, banues në Valias të Ri, Kamëz. Arrestimi i tij u bë pasi ka ushtuar dhunë fizike dhe ka plagosur lehtë me qytën e një arme, pistolete, shtetasin N.D., 43 vjeç, (vëllai i dhëndrit), i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Gjithashtu është arrestuar në flagrancë për veprën penale “Dhunë në familje” shtetasi A.D., 40 vjeç, banues në Valias, Kamëz, pasi në banesë dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes.
U ndaluan dhe shtetasit S.V., 63 vjeç, banues në Kamëz, për veprën penale ”Plagosje e lehte me dashje” dhe shtetasi SH.V., 28 vjeç, banues në Valias, për veprat penale “Plagosja rëndë me dashje”, ”Armëmbajtje pa leje”. Njëkohësisht janë shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e 4 shtetasve: A.V., D.V., S.N. dhe N.D. Ndalimi i 2 shtetasve dhe shpallja në kërkim e 4 tjerëve u bë pasi nga veprimet operative ka rezultuar se janë perfshirë në konflikt si autorë të plagosjes së shtetasit N.D. Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar një armë zjarri pistoletë me katër fishekë.

g.shqip





 
Back
Top