Tiranë, sa janë rritur çmimet e apartamenteve sipas zonave

Legally_Sweet

Ain’t no sunshine when she’s gone
V.I.P
Edhe pse në kohë krize, çmimet e apartamenteve në kryeqytet janë rritur ndjeshëm sipas zonave. Enti Kombëtar i Banesave ka përgatitur edhe tabelën me çmimet për metër katror të apartamenteve në tregun e lirë për qytetin e Tiranës, ku sipas kësaj tabele krahasuar me vitin 2010 çmimet janë rritur nga 4 000 deri në 20 000 lekë sipas zonave.

foto_web(1).jpg


Zona më e shtrenjtë
Mësohet se rritja më e madhe rezulton në zonën e Liceut Artistik te “Rruga e Elbasanit”, ku një vit më parë 1 metër katror e kishte koston 170 000 lekë, ndërsa aktualisht kostoja ka shkuar 190 000 lekë për metër katror. Më pas vijon me çmim të rritur zona e ish-Bllokut dhe Pallatet Agimi, që i përkasin minibashkisë 5, ku çmimi është rritur me 15 000 lekë. Në këtë zonë një vit më parë një metër katror ka kushtuar 175 000 lekë dhe më 2011 kushton 190 000 lekë metri katror.

Zona më e lirë
Zona më e lirë, sipas tabelës së EKB-së, është Bregu i Lumit, ku një metër katror kushton 61 500 lekë nga 61 000 që kushtonte një vit më parë. Për hartimin e kostos mesatare, rezultatet nxirren nga studimi i tregut i bërë gjatë vitit, si dhe ndërtimin e banesave nga ana e EKB po atë vit, duke iu referuar projekteve tip të banesave më të përdorura nga EKB.

Arkitektura
Gjithashtu merret parasysh që në tipin e banesave futen në konsideratë, përveç zgjidhjes arkitektonike, edhe tipi i konstruksionit të tyre dhe respektivisht: ndërtimi banesave me mure masive, banesa me konstruksion betonarme, ndërtimi me soleta monolite, soleta me traveta, soleta me mbushje me tulla me bira, në mënyrë që të kemi një kosto mesatare sa më afër realitetit. Për llogaritjen e kostos mesatare EKB i referohet investimeve të bëra nga ana e tij, ashtu dhe të dhënave të tregut.

/TiranaObserver/
 
Back
Top