Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Tiranë, rrëzohen nga kati i 8-të i pallatit, vdesin dy punëtorë

cent

...Lontano
TIRANE- Dy punëtorë ndërtimi kanë humbur jetën ditën e sotme pasi kanë rënë nga kati i 8-të i një pallati ku po punonin. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në rrugën “Dora D’istria” në kryeqytet. Si pasojë e përplasjes njëri nga punëtorët ka humbur jetën menjëherë pa mundur të marë ndihmën mjekësore ndërsa punëtori tjetër është nisur spital dhe ka ndërruar jetë rreth orës 17:35 në Spitalin e Traumës në Tiranë.

Në bazë të hetimeve të deritanishme mësohet se shkak i aksidentimit të tyre gjatë punës është bërë këputja e skelës, ndërsa policia po merr në pyetje dhe pronarët e pallatit.

Sipas policisë njëri nga viktimat është Muhamet Zmakaj, 50- vjeç baba i 6 fëmijëve dhe banonues në Bathore. Emri i punëtorit tjetër që humbi jetën ende nuk bëhet i ditur.

Ndërkohë në vendin e ngjarjes kanë mbërritur edhe ekspertët e ISHP-së, të cilët po hetojnë nëse janë zbatuar kushtet ligjore dhe kushtet e sigurisë në punë.
/BalkanWeb
 
Titulli: Tiranë, rrëzohen nga kati i 8-të i pallatit, vdesin dy punëtorë

Sdi,Allahu u dhent durim familjarve,se me kujtoj njejt edhe tek ne nje person humbi jeten ne kete menyr,ishte dita e katert nese sgaboj qe kishim varros xhaxhain tim,
 

Konkursi Letërsisë

  • Endacaku

    Votat: 3 33.3%
  • Ky qytet i trisht.

    Votat: 2 22.2%
  • Ndjenjë

    Votat: 1 11.1%
  • Pas gjurmëve të shiut

    Votat: 3 33.3%
Back
Top