Ka rinisur procesi i votimit në një qendër votimi në njësinë bashkiake numër 10 këtu në Tiranë.
Sipas gazetares së Top Channel e cila ndodhet në vendngjarje, procesi rinisi pas më shumë se 2 orë ndërprerje. 70-80 votues, të ndodhur në koridoret e qendrës së votimit të vendosur në ambientet e shkollës "Konstandin Kristoforidhi", u lejuan të votojnë pas vendimit të KZAZ-së.
Në këtë qendër votimi ndodhej edhe deputetja e Partisë Socialiste Ledi Shamku. Deputetja Shamku e cilësoi si të paligjshëm rinisjen e procesit, jashtë rregullores së funksionimit të një qendre votimi dhe si një tentativë për manipulimin e zgjedhjeve në njësinë bashkiake numër 10.
“Sipas Kodi Zgjedhor në orën 7 mbyllen dyert dhe kush është brenda duhet të votojë, pas orës 7 të mbrëmjes nuk ka të drejtë asnjë njeri të hyjë. Policia nuk ka bllokuar dyert në orën 7 të mbrëmjes. Po kërkojnë të marrin cdo cikërrimë vote me anë të manipulimit”, tha deputetja Shamku për Top Channel.
:27T.CH:27