Tiranë, protestë kundër devijimit të lumit Radika. Kërkohet mbajtja e një referendumi

BoOoMBaStiCk

Il Silenzio
V.I.P
radika.jpg


Shoqëria civile dhe qytetarët e Dibrës e Tiranës zhvilluan paraditen e sotme një protestë përpara Piramidës në kryeqytet, kundër devijimit të lumit Radika, ku pritet të ndërtohet hidrocentrali në Fushën e Lukovës. Protestuesit kundërshtojnë devijimin e lumit, duke hedhur idenë që të zhvillohet një referendum lokal për këtë çështje.

“Shqiptarët të dëgjojnë njëri-tjetrin më shumë se sa të huajt. Kjo nuk është lëvizje kundër akujt, por lëvizje pro për tu bashkuar së bashku. Të bëhet referendum lokal, të vendosin qytetarët e Dibrës.”- u shprehën disa nga protestuesit.

Thirrjet për protestë dhe ftesat për pjesëmarrje janë bërë publike përmes rrjeteve sociale, ndërsa ato mbështeten edhe nga pushteti lokal i komunës Dibër.

Ndërkohë në Tiranë është krijuar edhe Aleanca Kundër Devijimit të Lumenjve, që ka marrë përsipër sensibilizimin e kësaj çështjeje. “Stop devijimit të Radikës” është një prej parullave që janë vendosur në shumë zona dhe në rrjetet sociale. Qytetarët thonë se nuk do të lejojnë devijimin e asnjë centimetër/kub të këtij lumi. Ata i bëjnë thirrje për reagim dhe qeverisë dhe Kuvendit të Shqipërisë, që të mos lejojnë zyrtarizmin e një projekti të tillë.

19 janar 2014 (gazeta-Shqip.com)
 
Titulli: Tiranë, protestë kundër devijimit të lumit Radika. Kërkohet mbajtja e një re

Kryerilindasi qe thote: "Nuk ka projekt" kur kryeministri maqedonas dhe ministrat e tij jane shprehur hapur publikisht dhe po mbeshtesin kete projekt te tyre. Koketulet nuk e kuptojne qe ky eshte nje projekt i qeverise maqedonase brenda territorit te saj, dhe nuk eshte nje projekt i qeverise shqiptare. Dhe pala maqedonase, nese arrin te siguroje financimin e projektit, nuk ka perse i merr leje fare qeverise shqiptare per te ngritur kete HEC brenda territorit te saj.

Qytetaret e zones dhe gjithe shqiptaret duhet te jene te shqetesuar mbi projektin, pasi do kete me pak prurje ujrash ne hidrocentralet shqiptare mbi lumin Drin qe do te thote, me pak energji elektrike e prodhuar ne vend. Pa perllogaritur problemet e tjera lokale te zones e banoreve qe perdorin ujin per vaditje e uje te pijshem.

Maqedonia nuk ka nje orangotang per kryeminister por ka nje nga kryeministrat me te zgjuar e te suksesshem ne rajon, me profesion ekonomist e bankier, e jo piktor e rilindas sic e kemi ne ne Tirane. Kur pala maqedonase te siguroje fondet dhe te filloje punen per projektin, Rama do te dalin ne televizor te bejne ate qe dijne te bejne me mire: te shajne e kercenojne me fjale qeverine maqedonase! Por pala maqedonase as nuk e pyet Ramen se e di se me cfare speciesh ka te beje.


hajduti
 
Titulli: Tiranë, protestë kundër devijimit të lumit Radika. Kërkohet mbajtja e një re

Kur ta ndaloje Radiken Maqedonia ateher do thot pikori qe ne fakt ishte nje projekt po sma mori mendja qe e kan seriozisht :S
 
Titulli: Tiranë, protestë kundër devijimit të lumit Radika. Kërkohet mbajtja e një re

Kur ta ndaloje Radiken Maqedonia ateher do thot pikori qe ne fakt ishte nje projekt po sma mori mendja qe e kan seriozisht :S

Si do ta ndaloje Rama ndertimin e HEC brenda territorit te FYROM dhe me bekimin e Bankes Boterore, duke i trembur maqedonasit me policet e Tahirit apo duke i kercenuar e sharre me anen e mistrecit te Beratit, Erion Braces?

Dhe nese Banka Boterore e financon dhe bekon projektin, Rama nuk del dot kunder projektit edhe sikur te doje.

Qesharake ne kete mes nuk eshte shqetesimi i qytetareve te vendit, qesharake ne kete mes eshte pretendimi se qeveria shqiptare "vendos" dhe "nuk lejon" projekte te tilla.


hajduti
 
Titulli: Tiranë, protestë kundër devijimit të lumit Radika. Kërkohet mbajtja e një re

Tiranë, protestë kundër devijimit të lumit Radika: Qeveria të informojë publikun

79341_1.jpg


TIRANث - Aleanca Kundër Devijimit të Lumenjve zhvilloi edhe këtë të dielë një protestë përpara Piramidës në kryeqytet, kundër devijimit të lumit Radika, për ndërtimin e hidrocentralit në Fushën e Lukovës. Thirrjet për protestë dhe ftesat për pjesëmarrje vijuan të shpërndahen edhe këtë javë përmes rrjeteve sociale.

Qytetarët i kërkojnë qeverisë që të informojë në lidhje me projektet që parashikojnë devijimin lumenjve dhe të mos e lejojë një gjë të tillë.

“Projektet ekzistojnë, qeveria të dalë nga kompleksi i inferioritetit, të dalë të informojë çfarë marrëveshjesh ka. Ndryshe do të vazhdojmë protestat tona. Qeveria ti thotë jo devijimit të lumenjve, sepse aty varet e ardhmja dhe mirëqenia e të gjithëve ne.”- u shpreh njëri nga protestuesit.

Pesë ministra të Shqipërisë dhe Maqedonisë janë munduar disa ditë më parë, të qetësojnë banorët e Dibrës, por dhe të gjithë shqiptarët, se nuk do të ketë projekt "Radika" kundër interesave shqiptare. Në një konferencë të përbashkët për shtyp, ministri i Ekonomisë në Maqedoni Valon Saraçini, ministri i Mjedisit e Planifikimit Hapësinor në Maqedoni Abdilaqim Ademi, ministri i Jashtëm Ditmir Bushati, ministri i Mjedisit Lefter Koka dhe ministri i Energjisë dhe Industrisë Damian Gjiknuri, pas takimit me kryeministrin Edi Rama, u shprehën se ka një ide dhe jo një projekt, ku diskutohet për çështjen e ujërave ndërkufitare.

Projekti i Qeverisë së Maqedonisë për ndërtimin e një kapaciteti hidroenergjetik në lokalitetin fusha e Lukovës në Dibër, ku Banka Botërore paraqitet si kreditues kryesor, ka shkaktuar shumë polemika në Maqedoni dhe Shqipëri. Kjo për arsye se si pjesë kryesore të projektit parashihet që një pjesë e ujit të Radikës në vend që të përfundojë në Lumin Drini i Zi, përmes sistemit të kanaleve do të përfundojë në Lumin Vardar, përkatësisht në Detin Egje. Ky spostim i ujërave sipas ambientalistëve dibran dhe pushtetit lokal, do të ketë ndikim katastrofal për florën dhe faunën e rajonit më të gjerë, ndërsa në Shqipëri do t`i ulë edhe më shumë prurjet e ujit në kaskadat hidroenergjetike në lumin Drin.

(er.nu/BalkanWeb)
 
Back
Top