Tiranë, një vajzë 25 vjeç tenton të hidhet nga kati i 7-të

cent

...Lontano
TIRANث-Një vajzë e re 25-vjeçare tentoi t’i japë fund jetës me hedhje nga kati i 7-të i një pallati. Ngjarja ndodhi sot rreth orës 10:30 minuta tek "Don Bosko" në Tiranë.
v8h0s7.jpg
Akti i vetëflijimit me të cilin kërcënonte vajza e re ka ngritur në këmbë forcat e policisë së Komisariatit Nr. 3, forcat RENEA dhe ato zjarrëfikëse.

Vajza rreth 25 vjeç ka hipur në dritaren e banesës së saj, në katin e shtatë të një pallati dhe kërcënonte se do të hidhej prej andej. Ka qenë fillimisht babai i saj që ka telefonuar policinë për situatën ku ndodhej vajza.

Për rreth 1 orë e gjysmë, efektivët e policisë negociuan me vajzën duke e bindur që të tërhiqet nga akti i rëndë që do kryente.

Nuk dihen ende arsyet, të cila e çuan vajzën të ndërmerrte këtë hap, i cili do t`i kushtonte jetën, por policia është duke e marrë në pyetje vajzën për të zbardhur edhe motivet e ngjarjes.
/BalkanWeb
 
Back
Top