Tirane-Nënë e bije flene ne qiell te hapur,presin zgjidhje për një shtëpi

ida angel

:)
V.I.P
To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.


Në këto ditë të ftohta dimri të gjithë nxitojmë për në shtëpitë tona ku gjejmë ngrohtësi. Por streha e të moshuarës Petrite Xhaferri e flakur në rrugë pas zbatimit të aktit normativ për kthimin e banesave ish-pronarëve është më e akullt se vet dimri….Banesa e saj është e sajuar në një hapësirë të ngushtë, si çati shërben vetëm një batanije, ndërsa është e rrethuar me plastmasë. E bija Majlinda na tregon se orët e natës i kalojnë plot ankth. Nënë Petritja 77-vjeçare me lot në sy flet për jetën e saj të vështirë. Në Tiranë ka ardhur qysh kur është martuar në moshën 20-vjeçare…Vitet e saj si nënë kanë qenë plot sakrifica, por gjithmonë me shpresën se një ditë do të ishte më mirë…por jeta i duket e padrejtë edhe në pleqëri…Pasi merr medikamentet e rekomanduara nga mjeku ajo mundohet të flejë…por nuk gjen paqe…I ftohti, të qarat dhe gjendja e rënduar psikologjike i çorientojnë të rrahurat e zemrës… Si do të veprohet nga shteti për t’i sistemuar banorët e lënë në qiell të hapur nga zbatimi i aktit normativ për lirimin e banesave pronarëve të ligjshëm. Ky akt normativ i qeverisë së mëparshme u ka shërbyer pronarëve të vërtetë të shtëpive, por nuk ka mjaftuar të zgjidhë problemin e anës tjetër të medaljes, të pastrehët, të gjithë ata të moshuar që nuk kanë mundësinë për ta marrë kredi me një pension modest. Rastet e familjeve të flakura në rrugë po shtohen çdo ditë duke thelluar më tej krizën sociale.. efektet e këtij akti normativ vazhdojnë ende, pregatitur Vjollca Kongjoni, Vizion Plus.
 
Titulli: "Më vrisni të shpëtoj njëherë e mirë" (VIDEO)

E pashe mbreme dhe nuk me beri pershtypje sepse kjo eshte vetem nje rast Kame pare raste tjera qe Kane ndrojtje te dalin ne television por edhe ajo plaka qe vdic para bashkise durres u harrua fare se Pse ndodhi tani duhet te vdese kryetari ti japim homazhe shteterore se u vodhi shpite e nuk jetoje ti gezoje ta bejme edhe hero se u mundua per shtepine e tij (Kati e 15)

TURPi hahet edhe me buke por jo ne emrin Tim!!


Per rastin ne fjale do Dali dikush tek ps-ja dhe do beje dicka por kjo nuk eshte zgjidhje perfundimtare por nje izolim I problemit per pak gje elemtare te njeriut
 
Back
Top