Tirane,krim brenda familjes djali vret babain...

Guest2

Antarë i Respektuar
Po divorcohej me gruan, djali
vret me thikë babain në ish-bllok.
Një ngjarje e rëndë ka tronditur kryeqytetin gjatë orëve të vona të mbrëmjes së kësaj të hëne.*

Një 23 vjeçar, ka qëlluar për vdekje me armë të ftohtë, thikë, babain e tij. Viktima është Artur Kurti, 50 vjeç, ndërsa autori i krimit, djali i tij, Jurgen Kurti, 23 vjeç.

Ngjarja, ka ndodhur në Tiranë, në rrugën “Zef Jubani”, në afërsi të shkollës “Dëshmorët e Lirisë”, ku djali është konfliktuar me babain dhe e ka goditur këtë të fundit disa herë me thikë.

Policia saktëson se 50-vjeçari është futur në mbrëmje në apartament me një thikë në dorë, me të cilën, pas një sherri verbal, ka kërcënuar dhe më pas qëlluar kunatin e tij, dajën e autorit të krimit, Leonard Ristani, i cili ndodhej brenda në banesë në ato momente.

Ky ka qenë momenti kur ka ndërhyrë Jurgeni i cili i ka rrëmbyer thikën babait të tij dhe e ka qëlluar disa herë duke i shkaktuar plagë të rënda në trup, të cilat i kanë shkaktuar vdekjen në vend.

Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka ndaluar të dyshuarin si autor të ngjarjes 23 vjeçarin Jurgen Kurti, ndërsa ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave që çuan në këtë krim të rëndë brenda familjes.*

Megjithatë, dyshimet e Policisë janë se shkak i krimit të ketë qenë procedura e divorcit të 50 vjeçarit, Artur Kurti, gjë e cila nuk është pritur mirë nga djali i tij, Jurgen Kurti.

Për këtë shkak, gjatë kësaj kohe, në familjen Kurti ka patur konflikte, ku palët kanë debatuar vazhdimisht, çka është shoqëruar edhe me përplasje fizike mes djalit dhe babait të tij.*

Kësisoj, situata ka pericipituar deri aty sa mbrëmjen e sotme, djali, Jurgen Kurti dhe babai i tij, Artur Kurti, janë përleshur fizikisht në shtëpinë e tyre, çka bëri që kjo përplasje të përfundonte me vrasjen e 50 vjeçarit, ndërsa i plagosur në vendngjarje mbeti dhe daja i autorit të krimit, Leonard Ristani.

Ai është transportuar për në Spitalin e Traumës, ndërsa mësohet se gjendja e tij shëndëtësore është kritike. **

Plagë ka marrë dhe nëna e autorit të krimit, por pa rrezik per jeten.

Njoftimi i Policisë për vrasjen në Tiranë
Tiranë.
Më datë 04.04.2016, rreth orës 21:10, *në rrugën “Zef Jubani”, në afërsi të shkollës “Dëshmorët e Lirisë”, tek pallati “Bion”, në katin e gjashtë, pas një konflikt në familje, ka gjetur vdekjen e shtetasi Artur Kurti. *
Viktima Artur Kurti ka hyre me thike ne dore ne banese dhe eshte perleshur me djalin dhe kunatin, ku ka plagosur kunatin.
Me pas ne rrethana ende te pa qarta ne perleshje e siper shtetasi Artur Kurti ka gjetur vdekjen si pasoje e plageve me thike.
Policia ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe ka bërë të mundur shoqërimin e autorit të dyshuar të ngjarjes shtetasit J. Kurti , djali i viktimes.
Njëkohësisht *shtetasi L. R.* Qe ka mbetur i plagosur *ndodhet ne S.Q.U. në gjendje të rëndë shëndetësore (kunat) me viktimen.
Në vendin e ngjarjes grupi hetimor po kryen hetimet.
Shqiptarja.com
 
Titulli: Tirane,krim brenda familjes djali vret babain...

Me bene pershtypje nje dicka,ne shtypin Shqiptare ka kaq shume kronika te zeza sociale,nje pasqyrim sa negativ,sa sharlatan aq dhe te fryre e ekzagjeruar .
Ke mall te klikosh nje web lajmesh,apo informacioni,pasi do gjesh te rrjeshtuar artikuj pa fund me kete lloj natyre.
Nje plag qe vertet tregon parametra mjerisht te destabilizuar te javes sociale fmailjare te nje shoqeria dhe vendi etj etj.
Por dhe mediat duhet pak me kujdes te ushqejne lexuesin pak me shendetshem dreqi e mori.
Gazetari pertoke,njerez qe sdine as pikat me elementare te nje kuadrimi te shendetshem informues ndaj lexuesit.
 
Titulli: Tirane,krim brenda familjes djali vret babain...

Te lexosh ato c'ka thote media i bie te ikesh e te mos kthehesh,por nuk eshte ekzakt ashtu.

Shoqeria kalon nje krize,sepse ekzakt nuk di c'ka do.
Zonat rurale iu versulen qytetit duke krijuar nje mix qe mbizoteron jo e hijshmja.

Keta ish bllokmenet ne krize familjare.
Ky djali lux i madh me makina,pushime,jete e perralla.
Tranzicion,destabilizim.
 
Titulli: Tirane,krim brenda familjes djali vret babain...

I rrofshin lekat dhe jeta luksoze famijles kurti .
 
Titulli: Tirane,krim brenda familjes djali vret babain...

Lexoj qe flisni per lluks e gjera te tilla por un ket djalin nuk e njof.. thjesht fytyren ne nje artikull qe u publikua ne fb.
Gjynaf
Nje krim qe do ta shenoj gjith jeten... kudo qe shkon, kudo qe del o ku do kerkoj dhe thjesht pune. Burgun do ta ket si parajs.
 
Titulli: Tirane,krim brenda familjes djali vret babain...

Paraja e tepert te han koke
 
Titulli: Tirane,krim brenda familjes djali vret babain...

Ec e rrite fëmijën me gjith t'mirat, dhe shif ça bën! Rënd, shum rënd!
 
Titulli: Tirane,krim brenda familjes djali vret babain...

Ec e rrite fëmijën me gjith t'mirat, dhe shif ça bën! Rënd, shum rënd!

Cfare ben o Legally?!
Ne ket artikull kan folur vetem per faktin se i ati ka hyr me thike ne dor dhe ka plagosur dajen e jurgenit.. ta merr ty menja se cfaresituate mund te ket qen ajo qe e ka detyruar te veproj instiktikivisht?!
Se kshu me fjal enderrojme dhe ne se si do te vepronim... po ja qe nuk kemi qen aty.

Gjithsesi ne nje artikull tjeter thuhet se arturi perdorte shpesh dhune mbi gruan, fizike dhe psikologjike dhe i kishte kerkuar ndihm dajes te jurgenit per ket gje.
Arturi kishte lan shtatzane nje vajze 25 vj dhe prandaj gruaja i kishte kerkuar divorcin... gje qe nuk kishte pertypur aspak.
 
Ne fakt me duhet ta prandoj qe kte artikullin se lexova fare, por dje lexova diku qe e kishte qelluar babain sepse do divorcohej me mamane dhe prandaj pata edhe ate mendim. Sa per kto faktet e tjera qe po permend ti s'isha ne dijeni fare.
 
Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top