Tiranë, konflikt për pronën, banorët qëllojnë me armë ndaj Përmbaruesve

Violetta

>> KS- AL. etnike <<

Tiranë, konflikt për pronën, banorët qëllojnë me armë ndaj Përmbaruesve

E mërkure 5 Qershor 2013 11:29​


Banorët e një shtëpie në rrugën “Fortuzi” në Tiranë u përplasën mëngjesin e sotëm me Përmbaruesit privatë, pasi nuk pranojnë të lirojnë godinën. Banorët thonë se personi që pretendon pronësinë e shtëpisë një-katëshe nuk është pronari i ligjshëm.

Burime nga vendi i ngjarjes bëjnë të ditur se një prej banorëve ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të përmbaruesve, por fatmirësisht pa shkaktuar të lënduar. Menjëherë pas ngjarjes, policia ka shoqëruar në komisariat Artan Sadikun, ndërsa sekuestroi edhe një armë të llojit kallashnikov.

Pas kësaj ngjarjeje, Përmbaruesit janë larguar, duke shtyrë për një tjetër ditë zbatimin e vendimit të gjykatës.
Familja Sadiku thotë se banon në këtë shtëpi prej vitesh, ndërsa shprehen se po nxirren në qiell të hapur duke u bazuar në dokumente të falsifikuara.

“Po na nxjerrin nga shtëpia me padrejtësi, me letra të falsifikuara. Kjo shtëpi është e jona. Ka patur një dhomë dhe një ahur. Zoti Rexhep Cali pretendon të marrë shtëpinë e babës tim. Kemi 8 muaj në terror, në presion. Jemi shkatërruar nga nervat. Unë jam anëtare e PD, kam punuar për këtë pushtet dhe po punoj akoma për ti dhënë vota, dhe mua po më nxjerrin nga shtëpia”,- deklaroi vajza e familjes Sadiku.

Nga ana tjetër, familja Cali pretendon se ka të gjithë dokumentacionin e nevojshëm që vërteton pronësinë e banesës.
“Këtu banonin 3 familje, dy u larguan, kjo familje nuk largohet. Këta firmosën me Përmbarimin dhe thanë na lini 7 ditë afat se do dalim, tani nuk pranojnë të dalin, na kërcënojnë se do na vrasin fëmijët. Ne vetëm po zbatojmë ligjet e shtetit”,- u shpreh Saimir Cali.

Sipas përfaqësuesit të Përmbarimit, Baftjar Nela, përmbaruesit do të zbatonin një vendim të Gjykatës së Tiranës. Nela thekson se ekzistojnë të gjitha dokumentet në favor të ish-pronarëve për të marrë banesën.

“Erdhëm të zbatonim një vendim të Gjykatës së Tiranës për lirimin e banesës 1-katëshe në rrugën “Mahmut Fortuzi”, ku një nga familjet nuk pranonte të zbatonte këtë vendim. Kemi kërkuar të ballafaqojmë dokumentet dhe në momentin kur po i kontrollonim dokumentet, dëgjoj të shtëna në ajër të një personi që kishte kallash në dorë dhe që na tha largohuni nga shtëpia.”- deklaroi Nela.
me...
 
Redaktimi i fundit:
Back
Top