Tiranë, Haxhinasto pret homologun e Vatikanit

eGo0sTyle

System Engineer
TIRANث- Ministri i jashtëm Edmond Haxhinasto gjatë takimit të zhvilluar sot me shefin e diplomacisë së Vatikanit arkipeshkun Domenik Fransua Mamberti është shprehur për intensifikim të marrëdhënieve dypalëshe.
Në fund të takimit, përmes një konference të përbashkët për shtyp, Haxhinasto deklaroi se eshte biseduar per vazhdimin e projekteve te perbashketa ne fushen e shendetesise dhe ne vecanti per studimin e arkivave te pasura qe ndodhen ne Vatikan.
Sipas tij, ka ardhur koha që të ketë edhe kardinal shqiptar në Vatikan, ndërsa ka theksuar se duhet të shihet mundësia që në kishën katolike të ketë një ipeshk shqiptar. Kreu i diplomacisë shqiptare vlerësoi rolin e kishës katolike në Shqipëri për promovimin e vlerave të tolerancës dhe bashkëjetesës në paqe./Panorama
 
Last edited by a moderator:
Back
Top