Tiranë, granata vret punëtorin

  • Hapësi i temës Hapësi i temës E3
  • Start date Start date

E3

Anëtar i Nderuar
V.I.P

Një 25-vjeçar nga Tirana, punëtor i një firme ndërtimi, gjeti dje vdekjen nga shpërthimi i një granate, të cilën e gjeti pranë vendit ku po gërmonte për themelin e një ndërtese. Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 13:00, para një pallati që po ndërtohej pranë kompleksit “Dinamo”, te “Komuna e Parisit”, në kryeqytet. Ramadan Xhafa, banues te Bregu i Lumit, ka qenë duke hapur një gropë pranë pallatit që po ndërtohej dhe gjatë gërmimeve ka gjetur një granatë, të cilën e ka kapur në dorë për ta larguar. Por nuk i ka mjaftuar koha që ta çonte në vend tjetër, pasi shpërthimi i saj ka qenë i menjëhershëm. Nga plasja e granatës, Xhafa ka humbur njërën dorë dhe është plagosur rëndë. Punëtorët e tjerë që ndodheshin shumë pranë tij fatmirësisht kanë shpëtuar nga plasja e granatës dhe kanë lajmëruar menjëherë policinë. I plagosuri është dërguar menjëherë në Spitalin Ushtarak, por nuk ka mundur të mbijetojë. Burime nga policia thanë se granata që ka gjetur i riu, dyshohet se mund të ketë qenë e fshehur aty që prej trazirave të vitit 1997.
Shpërthimi
Rreth orës 13:00, salla operative e Policisë së Tiranës është njoftuar për një shpërthim të fuqishëm pranë kompleksit “Dinamo”, nga i cili ka mbetur i plagosur një person. Menjëherë në vendin e ngjarjes janë nisur shërbimet e policisë, oficerë të Krimeve Kundër Jetës dhe Shëndetit, si dhe specialist të Antieksplozivëve. Brenda pak minutash është rrethuar vendi i ngjarjes dhe janë evakuuar të gjithë banorët dhe punëtorët e pallatit që ishte në ndërtim e sipër, ku edhe ka ndodhur shpërthimi. ثshtë konstatuar se i plagosuri, Ramadan Xhafa, kishte marrë plagë të rënda në pjesë të ndryshme të trupit dhe është nisur me urgjencë për në Spitalin Ushtarak, ku nuk ka mundur të mbijetojë. Burimet sqaruan se janë larguar të gjithë personat që ndodheshin pranë vendin e ngjarjes, deri në përfundim të kontrollit të territorit, nëse mund të kishte edhe armë të tjera. Dhjetëra dëshmitarë janë marrë në pyetje nga grupi hetimor, të cilët kanë dëshmuar edhe mbi rrethanat se si ka ndodhur ngjarja. Sipas deklarimeve të tyre, mësohet se 25-vjeçari Ramadan Xhafa, i punësuar nga firma e ndërtimit që po bënte pallatin ku ndodhi ngjarja, ka qenë duke hapur një gropë dhe aty ka gjetur granatën. Duke tentuar të largojë granatën nga vendi ku e ka gjetur dhe të vazhdonte punën, ajo i ka plasur në dorë duke shkaktuar një shpërthim të fuqishëm dhe plagosjen e rëndë të 25-vjeçarit. Sipas policisë, dyshohet se granata është aktivizuar aksidentalisht në momentin që i riu e ka nxjerrë me dorë nga gropa ku e ka gjetur.
Hetimi
Për më shumë se dy orë specialistët e policisë, por edhe të ushtrisë, kanë kryer kontrolle në zonë ku u gjet granata, për të verifikuar nëse aty mund të ishin fshehur edhe armë të tjera. Në përfundim të verifikimit nuk ka rezultuar asnjë armë tjetër, apo e ngjashme me atë që i shkaktoi vdekjen 25-vjeçarit, që të ndodhej në atë zonë. Sipas burimeve nga policia, granata që shkaktoi shpërthimin, dyshohet se mund të jetë groposur në atë vend që prej vitin 1997.*panorama*
 
Back
Top