Tiranë, grabitet blindi me para’ në Rinas. Një i vrarë

Guest2

Antarë i Respektuar
[h=1][/h] foto-rinas.jpg
Një grabitje ka ndodhur në Rinas të Tiranës, rreth orës 15:00 të ditës së martë. Grabitësit kanë hyrë brenda perimetrit të sigurisë së pistës dhe kanë grabitur disa thasë me para nga një makinë e transportit të vlerave monetare. Dyshohet se ka një viktimë nga kjo ngjarje.6
Nuk dihet ende sasia e parave të grabitura.

Sipas burimeve, grabitja është kryer brenda pistës së aeroportit nga 4 persona të maskuar, të cilët kanë qenë me një makinë me logo “HETIMI TATIMOR”.

Forca të shumta policie ndodhen në vendngjarje. Ata kanë ngritur postblloqe për të bërë të mundur ndalimin e grabitësve.

Grabitësit dyshohet se janë larguar drejt fshatit Nikël.


vlcsnap-2019-04-09-16h10m38s147.png
Top Channel
 

Attachments

  • foto-rinas.jpg
    foto-rinas.jpg
    140.7 KB · Shikime: 0
  • vlcsnap-2019-04-09-16h10m38s147.png
    vlcsnap-2019-04-09-16h10m38s147.png
    518 KB · Shikime: 0
  • foto-rinas.jpg
    foto-rinas.jpg
    140.7 KB · Shikime: 0
  • vlcsnap-2019-04-09-16h10m38s147.png
    vlcsnap-2019-04-09-16h10m38s147.png
    518 KB · Shikime: 0
oh cfatekeqesi per ate qe ka humbur jeten,sigurt noj punonjes do kete qene,gjynah.
Shtet pa pike sigurie e thaset me leke ua vjedhin ne Rinas.
 
Trafik droge dhe kriminelë, diplomacia shqiptare në ditët më të zeza!

Një shumë marramendëse, rreth 10 milionë euro dyshohet se janë grabitur sot në aeroportin e Rinasit, nga një avion që do të udhëtonte drejt Vjenës.

Kjo është shuma paraprake e konfirmuar nga burime policore por ende jo zyrtare. Paratë i përkisnin disa kompanive të sigurimit dhe sapo ishin ngarkuar në avion kur u morën nga autorët.

Mësohet se në një urë pranë lumit ku u gjet dhe viktima, është gjetur edhe furgoni brenda të cilit kishte armatim.

Ndërkohë autorët dyshohet se janë larguar me një automjet tjetër, i cili u gjet i djegur mes Tapizës dhe Bathores.

Ndërkaq bëhet e ditur se policia ka shoqëruar mbi 40 persona që mund të kenë dijeni për ngjarjen, mes tyre dhe punonjës të sigurisë së aeroportit.

Më herët pasagjerët kanë thënë se kanë parë personat të veshur me rroba si Komando të afroheshin tek barku i avionit dhe kanë kërcënuar punonjësit.

“Avioni ishte i ndezur dhe pamë nga ana e djathtë e avionit tre persona me kapuçë në kokë, të veshur si komando të afroheshin tek barku i avionit. Kujtuam se bëhej fjalë për një stërvitje. Ata kanë kërcënuar me armë punonjësit dhe i urdhëruan të shtrihen”, kanë thënë pasagjerët.

Më pas autorët kanë marrë paratë në barkun e avionit dhe janë larguar fillimisht më këmbë e më pas me një furgon.

Në ndjekje të tyre u vunë forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë dhe ato të policisë kufitare të Rinasit. Ka pasur shkëmbim zjarri me policinë dhe gjatë këtij shkëmbimi zjarri pati një viktimë. Autori që mbeti i vdekur kishte një armë kallashnikov me vete, tre krehëra dhe një granatë.
 
[h=1]Me veshje të zezë, ja si u gjet viktima në Rinas (Foto)[/h] ‘BalkanWeb’ ka publikuar foton e një prej autorëve të grabitjes në Rinas, i cili mbeti i vrarë në shkëmbimin e zjarrit me punonjësit e policisë.

Në foton e viktimës, shquhet edhe veshja që mbanin autorët gjatë grabitjes së thasëve me para në pistën e avionit. Viktima, një prej autorëve, mban veshur një uniformë të ngjashme me ato komando, të kompletuar deri në detaj, me pranga e antiplumb.

trupi.jpg

Grabitja brenda aeroportit Nënë Tereza ndodhi rreth orës 15:00, ndërsa avioni, i cili kishte ndezur motorët ishte gati të nisej për fluturim. Nga dëshmitë e pasagjerëve, tre persona të veshur si komando u afruan pranë avionit duke kërcënuar me armë punonjësit, dhe më pas morën prej andej thasët me para.

Dëshmitarët thanë se autorët ishin të veshur si komando, c’ka për moment të parë menduan se bëhej fjalë për stërvitje ushtarake.

 
oh cfatekeqesi per ate qe ka humbur jeten,sigurt noj punonjes do kete qene,gjynah.
Shtet pa pike sigurie e thaset me leke ua vjedhin ne Rinas.

Ka qene grabites,Nevi.
Kushedi kush fshihet pas kesaj grabitje,ndonje koke e madhe!
 
po po ,sapo e lexova ne materialin qe solla me siper.
 
Do kene dore ndonje te aerodromit se nuk kishin si merrnin te dhenat e brendshme ...
 
Po t'i hynte ne pune avioni,e merrnin peng,e askush nuk i ndalonte.Aeroport me te pasigurte se i joni,nuk ka!
 
Epo keshtu eshte kur tere policia eshte e angazhuar te ruaje krietrimin dhe parlamentaret njekohesisht te prishe edhe shtepite njerezve, gjithe keto halle nuk u lene kohe te ruajne thaset me para qe pale kur ju bene resk. :P
 
Deja Vu....a ska ndodhur dhe me pare kjo gje?
 
Viktima e një dite më parë, që u vra pas shkëmbimit të zjarrit me policinë pas grabitjes në Rinas, është identifikuar nga autoritetet.
Bëhet i ditur se emri i tij është Admir Murataj.

Ky person rezulton i shpallur në kërkim nga autoritetet shqiptare. Ai është i akuzuar për organizimin e dy grabitjeve të bujshme në Qafë-Kashar dhe grabitjen e një banke.

Sipas mediave greke, Murataj është arratisur nga burgu grek i Trikallës në vitin 2013.

Ndërkohë, policia ka gjetur një tjetër makinë të djegur në Tapizë. Kjo makinë dyshohet të jetë përdorur nga grabitësit e 10 milionë eurove në Aeroportin e Rinasit.

Top Channel
 
Informacione shune te forta e te sakta paskan pasur per te arritur kete grabitje kaq te madhe dhe te keni keto uniforma ...shume koka duhen hequr nuk eshte dicka e lehte
 
[h=1]Në vilën luksoze të Admir Murataj në Prezë, ku u gjetën eurot në frigorifer (FOTO)[/h]

Katër super-grabitje, mbi 16 milionë euro të marra dhe 13 emrat, ndër ta më i veçanti “Adi Tropojani, që e bënte edhe personin më të rrezikshëm në radhët e “skifterëve” shqiptarë, janë karakteristikat dalluese të Admir Muratajt.

Me mbiemrin e vërtetë Nikaj, ai është një emër i njohur për drejtësinë, pasi ka arritur të hyjë në një bankë të nivelit të dytë, të vjedhë 2 autoblinda në Qafë-Kashar – Rinas dhe të grabisë 10 milionë euro në aeroportin “Nënë Tereza”.

Por përveç detajeve të mësipërme, vlen të përmendim se Admir Murataj para se të arratisej nga burgu grek i Trikallas jetonte në një banesë 1-katëshe në Prezë të Tiranës, e cila më pas u kthye në një vilë super-luksoze.

vila-20.jpg

Gjatë aksionit të Policisë së Shtetit në vitin 2017, ku u arrestuan anëtarët e bandës së tij, mes të cilëve edhe Dashamir Kupa, në banesa u gjetën edhe një pjesë e parave të vjedhura, të groposura në tenxhere, por edhe të futura me qese në frigorifer.

Policia gjithashtu konstatoi se vila e Admir Murataj ishte e rrethuar me kamera sigurie dhe me hekura nga të gjitha anët, duke e bërë të pamundur hyrjen brenda.

Policia asokohe hyri në banesë në sajë të operacionit të kërkimit për grabitësin famëkeq.

 
Back
Top