Tiranë, ekzekutohet ish-kryekomisari

Hard Styler

ђєค๔ђยภtєг
Sulmi me breshëri automatike ndaj Lamajt është ndërmarrë rreth orës 18:30 të së dielës, kur ish-kryekomisari, aktualisht efektiv policie po udhëtonte me mjetin e tij me targa TR 2564 N.

Në momentin e mbërritjes së personave të parë në vendngjarje, Lamaj ka qenë ende gjallë. Ai është shoqëruar urgjentisht drejt Spitalit Ushtarak. Fatkeqësisht, efektivi i policisë nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra.


Dhjetra forca policore kanë mbërritur në vendngjarje, ndërsa kanë nisur hetimet e para për gjetjen e autorëve të krimit. Grupet hetimore morën në dorëzim skenën e ngjarjes së rëndë dhe nisën verifikimet për të rënë në gjurmë të ekzekutuesit apo ekzekutuesve.


Për momentin nuk ka informacione për motivet e sulmit, por dyshimet e para bien “për shkak të detyrës”. Për momentin nuk ka informacione për motivet e sulmit, por dyshimet e para bien “për shkak të detyrës”. Ish-shefi i Komisariatit Nr. 6 në kohën që ka qenë në detyrë ka pasur përplasje me disa biznese. Në këtë periudhë atij i janë bërë akuza publike për mënyrën se si është sjellë kundrejt tyre.






​top-channel.tv
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 4 21.1%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 10.5%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 5.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 21.1%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 10.5%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 1 5.3%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 5 26.3%
Back
Top