Tiranë-Durrës, s‘ka ndriçim

  • Hapësi i temës Hapësi i temës E3
  • Start date Start date

E3

Anëtar i Nderuar
V.I.P
Aksidentet me pasojë vdekjen e 8 personave dhe plagosjen e 11 të tjerëve, të ndodhura ditët e fundit në autostradën Tiranë-Durrës, vënë në “lëvizje” Avokatin e Popullit. Dy ditë më parë ai ka kryer një inspektim në segmentet e këtij aksi si dhe në rrugët lidhëse, duke evidentuar problematikat kryesore që, sipas Avokatit të Popullit, çojnë në numrin e madh të aksidenteve rrugore. Pas inspektimit, Avokati i Popullit, Ermir Dobjani, i ka dërguar një raport drejtorit të Përgjithshëm të Rrugëve, Andi Toma, dhe ka vënë në dijeni Kryeministrin Sali Berisha dhe ministrin e Transporteve, Sokol Olldashi. Sipas Dobjanit, shkaku potencial i aksidenteve është mungesa e sinjalistikës, ndërsa probleme të tjera janë mungesa e ndriçimit, lartësia e ulët e murit ndarës të korsive, si dhe mungesa e mureve mbrojtëse në anët e jashtme të rrugës. Segmentet në të cilat u krye inspektimi nga ora 22:30 deri në 24:00 të së hënës janë Tiranë-Rinas, Rinas-Fushë Krujë, Fushë Krujë-Kashar-Prezë–Vorë dhe Vorë-Durrës. Në përfundim të raportit Dobjani rekomandon marrjen e të gjitha masave tekniko-organizative për përmirësimin e gjendjes së ndriçimit dhe sinjalistikës rrugore në akset e inspektuara dhe fillimin e inspektimeve nga Drejtoria e Rrugëve për evidentimin e mungesës së ndriçimit dhe të sinjalistikës rrugore në të gjitha akset për të cilat drejtoria është enti përgjegjës.
PROBLEMET
“Mbeten shqetësuese rastet e hyrjeve dhe daljeve të mjeteve motorike në superstradë përgjatë saj, krejtësisht në kundërshtim me sensin e lëvizjes së mjeteve për shkak të mungesës së sinjalistikës, e cila do të paralajmëronte drejtuesit e mjeteve si dhe do të shërbente për të parandaluar aksidente shumë të rënda që kanë ndodhur kohë pas kohe, deri dhe para pak ditësh”, thuhet në rekomandimin e Dobjanit për segmentin Vorë-Durrës. Veç mungesës së sinjalistikës, një tjetër problem i ndeshur gjatë inspektimit në rrugë ka qenë mungesa e ndriçimit të sipërm të akseve. Edhe pse struktura e ndriçimit është ekzistente, si shkak për këtë është parë djegia e llambave të neonit dhe moszëvendësimi i tyre me të reja. Sipas AP-së gjykohet se në superstradën Tiranë-Durrës është e nevojshme ngritja e lartësisë së murit ndarës së karrexhatave të rrugës, me qëllim shmangien e kalimeve të këmbësorëve nga njëra anë e rrugës në tjetrën. Ky është një nga shkaqet kryesore të aksidenteve me viktima në këtë aks rrugor. Problematike është vlerësuar nga Avokati i Popullit edhe mungesa e kufizimeve mbrojtëse në pjesët e jashtme të rrugës. “Mungojnë kufizimet në pjesën e jashtme të rrugës. Duhet të mbahet parasysh se rruga vijon përgjatë zonave të pabanuara, gjë që paraqet rrezik për shkak të kalimit të kafshëve të ndryshme, që përbëjnë rrezik aksidentesh për drejtuesit e mjeteve motorike”, citon Dobjani në rekomandimin e tij pas inspektimeve në rrugë. Gjithashtu Dobjani kërkon respektimin dhe zbatimin korrekt të dispozitave të Kodit Rrugor, qoftë nga drejtuesit e mjeteve motorike apo dhe kalimtarë të rastit, të cilët shpesh rezultojnë të jenë viktima të aksidenteve rrugore.


Problemet në rrugë

Tiranë-Durrës
-mungon sinjalistika fosforeshente
-mungon tërësisht ndriçimi i sipërm i rrugës
-mungon kufizimi viziv mbrojtës në anën e jashtme të rrugës

Tiranë-Durrës (superstrada)-
aeroporti “Nënë Tereza”
-mungon sinjalistika treguese për destinacionin kryesor
-sinjalistika që ekziston është në pamje vizive të papërshtatshme
-mungesë totale të ndriçimit të sipërm të rrugës me llamba neon
-mungojnë pllakat fosforeshente sinjalizuese
-mungon muri ndarës i karrexhatave të rrugës për gjatë gjithë gjatësisë së këtyre akseve.

Rinas-Kashar-Prezë-Vorë
-mungon plotësisht ndriçimi i rrugës
-ura tek rreth-rrotullimi i Vorës në gjendje tërësisht të amortizuar

Vorë-Durrës
-nuk ka ndriçim
-mungojnë kufizimet në pjesën e jashtme të rrugës
*panorama*
 
nuk eshte vetem ky nje problem, problem kryesor eshte qe ne Shqiptaret nuk respektojme si shofera rregullat e qarkullimit!
 
Back
Top