Tiranë, digjet një lokal afër gjimnazit “Qemal Stafa”

ReNdEx

Interist Forever
Staf në FV.AL
Mod
39231_3.jpg

TIRANE- Një lokal është djegur gjatë paradites në Tiranë, si pasojë e një shkëndije elektrike në kutinë shpërndarëse të rrymës elektrike.

Ngjarja sipas policisë, mësohet të ketë ndodhur rreth orës 09:00 në rrugën e Durrësit mbrapa shkollës “Qemal Stafa”, ku tymi i konstatuar në magazinën e lokalit ka alarmuar pronarët e saj.

ثshtë dashur ndërhyrja e zjarrfikëseve për të shuar flakët dhe për të mos lejuar shpërhapjen në biznese të tjera. Burime të zjarrfikësve bëjnë me dije se sipas ekspertizës paraprake zjarri ka rënë si pasojë e një shkëndije elektrike, ndërkaq konstatohet se biznesi nuk ishte i pajisur me masa mbrojtëse kundra zjarrit, masa të cilat sipas ekspertëve të hetimit do parandalonin shkaktimin e dëmeve të shumta materiale.
(ma.ar/BalkanWeb)
 
Back
Top