Tiranë, burri djeg me acid gruan pas divorcit

  • Hapësi i temës Hapësi i temës E3
  • Start date Start date

E3

Anëtar i Nderuar
V.I.P
TIRANE - Divorci i padëshiruar, burri djeg me acid gruan. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në orën 16:15 të pasdites së djeshme në rrugën "Fortuzi", pas Ministrisë së Drejtësisë. Teksa po ecte në trotuar, 25-vjeçarja Dhurata Troshani është sulmuar nga një i ri që po ecte paralelisht me makinë. Sipas dëshmitarëve, së bashku me 25-vjeçaren po ecte edhe shoqja e saj Sabina Karaj 23 vjeç, të cilat janë sulmuar nga i riu që u ka hedhur në fytyrë acid sulfurik. Pas kësaj, ai është larguar me shpejtësi me makinë. Dy vajzat janë dërguar me urgjencë në repartin e djegieve të Qendrës Spitalore Universitare Tiranë, ku ka rezultuar se Troshani kishte pësuar djegie të shumta në fytyrë, në një sipërfaqe të 15% të lëkurës, ndërsa shoqja e saj më pak. Policia e mbërritur në vendngjarje ka mbledhur dëshmi, duke marrë detaje për autorin e ngjarjes së shëmtuar dhe mjetin me të cilin lëvizte. Ndërkohë të dëmtuarat kanë pohuar se e njihnin atë dhe se sipas tyre ai ka qenë bashkëshorti i Troshanit. Ata kishin lidhur martesë dy muaj më parë, kur kishin bërë edhe dasmën, ndërsa para pak ditësh ishin divorcuar dhe jetonin të ndarë. Në shenjë hakmarrje bashkëshorti kishte siguruar acid dhe kishte ruajtur lëvizjet e 25-vjeçares. Në momentin që kishte gjetur rastin ndërsa ajo lëvizte në rrugë, ai i kishte hedhur acidin në fytyrë. Sipas policisë së kryeqytetit, tashmë ai është identifikuar dhe shpallur në kërkim. Ndërkohë dy të dëmtuarat dhe dëshmitarët okularë kanë dhënë shpjegime rreth çështjes, çka ka bërë që ndaj tij të ngrihet akuza paraprake "plagosje e rëndë me dashje".
*panorama*
 
Me ben ligje per martesat e homoseksualeve Sala...Nuk mendon per sigurine e gjera te tjera me te rendesishme.
 
Temen smbushen as vitin te martuar pellumbat....
 
Back
Top