Tiranë, banorët e periferisë protestë për plehrat

elbruna

Anëtar i Respektuar
Banorët e Tapizës, Valiasit e اekrezës, të cilët vuajnë prej vitesh ndotjen që u shkaktohet nga hedhja dhe djegia e mbeturinave, kanë protestuar sërish duke penguar makinën e mbeturinave të kalojë për t’i derdhur ato. Të irrituar tashmë nga mosreagimi i Bashkisë së Kamzës, e cila vazhdon të derdhë mbeturinat e t’i djegë ato në mes të zonës së banuar e fare pranë shtëpive të tyre, banorët paralajmërojnë se do t’i vazhdojnë protestat dhe se nuk do të lejojnë më makinat e firmës së pastrimit që ka kontraktuar bashkia t’i derdhë ato në këtë territor. Madje, ata kanë paralajmëruar se ditën e sotme do të bllokojnë rrugën nacionale.
TAR
 
skan faj te shkretet,degjova qe njeri kishte ardh per 1 muaj pushime nshqipri dhe do kthehej ne angli tkuronte femijen nga azma:(
esht shum e trishtuar si po shkatarrojm natyren dhe veten tone
 
Po normale qe kane te drejte se e kane bere per turp fare, Edhe jam dakort qe te bejne protesta se ndryshe qeveritaret vetem mbajne postin e tyre edhe kur duan voten kthehen e thone padyshim do i bejme tera kshu ashtu pff ..!!Dhe kjo eshte teme e rendesishme se ka te beje me shendetin edhe mund te kete pasoja tek femijet sic tha edhe zonjusha me lart ...Shpresojme te merren masa ..!
 
kush e ka mendjen ke plerat ca thoni ju,qendra ka rendesi ne metropolin shqipetare d m th nga treni deri te universitet por vetem rruga kryesore se po zgjate koken me ndonje cep e shikon ndonje garrumbull me plehra dhe qene bashke
 
Duhet te jete vertet e tmerrshme te jetosh ne kushtet qe ato banore jetojne,,, mes plehrave.... ne fakt ska si te ndodhe ndryshe ne do vazhdojme te jetojme mes plehrave per sa kohe qeverisemi nga plehra.....
 
Back
Top