Tiranë, babai merr hakun e të birit 9-vjeç, vret të moshuarin

ReNdEx

Interist Forever
Staf në FV.AL
Mod
56615_1.jpg

TIRANث - Një vrasje me armë zjarri është zbuluar sot në orët e para të mëngjesit nga policia e Tiranës.

Blutë e kryeqytetit kanë mundur të identifikojnë viktimën dhe shkaqet e krimit. Vrasja është kryer për motive hakmarrje.

Viktima është shtetasi Mark Shkreta 71-vjec, babai i dy autorëve Olgert dhe Mariglen Shkreta, të cilët vranë më 5 qershor një 9-vjeçar nga Mamurrasi, gjatë një atentati.

Pas kësaj ngjarje, dy familjet kanë hyrë në hasmëri dhe sot Llanajt janë kthyer për të marrë hakun, duke ekzekutuar të moshuarin me dy plumba.

Trupi i pajetë i viktimës është gjetur tek rruga ‘Hoxha Tahsim’, pranë farmacisë 5, ndërsa dyshohet se autori i ekzekutimit ka qënë Jetmir Llani, babai i Indrit Llani, 9-vjeçarit të vrarë në pritë.

POLICIA: AUTORI ESHTE SHPALLUR NE KERKIM
Policia e Tiranës jep detaje për vrasjen e ndodhur sot në mëngjes. "Sot, rreth orës 06.30’ është vrarë me armë zjarri, shtetasi Mark Llesh Shkreta, vjec 71, banues në Mamuras. Menjëherë në vendngjarje shkuan shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.1 Tiranë dhe të Sektorit Kunder Krimeve të Rënda në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Tiranë, u formua grupi i posaçëm hetimor i cili kreu veprimet e para hetimore dhe proçeduriale duke pyetur persona që kanë dijeni për këtë ngjarje. Në vendngjarje u kryen veprimet proçeduriale si kqyrja e vëndit të ngjarjes duke mbledhur dhe administruar provat ,ndërsa në cilësinë e provës materiale në vendngjarje u sekuestruan dy gëzhoja", thuhet në njoftimin e policisë.

Blutë e kryeqytetit saktësojnë se, "Viktima është babai i autorëve Oligert dhe Maringlen Shkreta, të cilët janë arrestuar për vrasjen e një fëmije 9-vjeç dhe plagosjen e një shtetasi, ngjarje e ndodhur para 2 muajsh në Mamuras. Nga hetimet paraprake dyshohet se autor i kësaj ngjarje është shtetasi Jetmir Isuf Llani, 33 vjeç, banues në Mamuras. Vrasja dyshohet se është kryer për motive të hakmarrjes, pasi para 2 muajsh në Mamuras, djemte e viktimes, i kanë vrarë Jetmir Llanit djalin 9-vjeç, si dhe i kanë plagosur vëllain. Në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë po punohet intesivisht në drejtim të dokumentimit ligjor te kësaj ngjarje, lokalizimin dhe kapjen e autorit Jetmir Isuf Llani, i cili është shpallur në kërkim".

NGJARJA
Pasditen e 5 qershorit tre pjesëtarë të familjes Llani ishin duke lëvizur me makinë nga Mamurrasi për në banesën e tyre në fshatin Shpërdhet. Pak metra larg vendit të quajtur “Ura e Drojes” (në afërsi të kthesës së Bushneshit), automjeti me të cilin udhëtonin është qëlluar me breshëri automatike.
Dy vëllezërit Shkreta, që kishin zënë pusi buzë rrugës, kanë qëlluar nga ana e drejtuesit të autoveturës, Muharrem Llani, i cili ishte dhe shënjestra e atentatit. Plumbat kanë plagosur rëndë 62-vjeçarin dhe nipin e tij 9 vjeç që ndodhej në sediljen e parë të automjetit, në prehrin e nënës së tij.
Atentatit i ka shpëtuar mrekullisht nëna e të miturit, e cila është terrorizuar nga skena makabre. Krismat e armës alarmuan banorët e zonës, të cilët sinjalizuan policinë për ngjarjen.

Pas marrjes së dëshmive të para, ka rezultuar se Muharrem Llani dhe vëllai i tij kanë rrahur barbarisht dy vëllezërit Shkreta. Ngjarja ka ndodhur në qendër të qytetit të Mamurrasit. Fillimisht, vëllezërit Llani kanë debatuar ashpër me dy bashkëfshatarët e tyre që tregtojnë materiale ndërtimi me shumicë në Mamurras. Më pas sherri ka degjeneruar në përleshje mes palëve. Pikërisht kjo ngjarje bëri që blutë të zbulonin se autorët e atentatit ishin vëllezërit Shkreta. Të dy vëllezërit janë arrestuar pas krimit.
(ma.ar/BalkanWeb)
 
Back
Top