Tiranë, “babagjyshët” e armatosur grabisin një dyqan në një qendër tregtare

cent

...Lontano
TIRANE- Tre persona të armatosur dhe të maskuar si babagjyshë të Vitit të Ri kanë shfrytëzuar atmosferën festive në një nga qendrat tregtare të Tiranës, për të grabitur një argjendari.
2nslwk3.jpg
Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme në një qendër tregtare në periferi të Tiranës, ku tre “babagjyshët” e armatosur kanë kërcënuar shitësen e dyqanit duke arritur të marrin një shumë parash dhe bizhuteri me vlerë.

Me të marrë njoftimin për ngjarjen, policia ka mbërritur në qendrën tregtare dhe po merr të pyetje dëshmitarët. Në vendngjarje ka shkuar edhe drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Artan Didi.

Pak minuta pas ngjarjes, policia ka gjetur një makinë tip Benz ngjyrë gri me targë AA147FY, të braktisur dhe të djegur, pak kilometra larg qendrës tregtare, me të cilën grabitësit janë larguar nga vendi i krimit. Sipas burimeve nga policia, mendohet se grabitësit janë larguar me këmbë drejt zonës së Lanabregasit.

Gazetari i “News24”, Spartak Koka bën të ditur se pas ngjarjes grabitësit janë përballur me një patrullë policie në Farkë, me të cilët kanë shkëmbyer zjarr dhe më pas janë detyruar ta braktisin automjetin.

Policia është vënë në kërkim të tyre, ndërsa errësira dhe terreni i pafavorshëm e vështirësojnë operacionin.

(vijon)
/BalkanWeb
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Tiranë, “babagjyshët” e armatosur grabisin një dyqan në një qendër tregtare

Sa ndikohen nga filmat disa...lol
 
Pe: Tiranë, “babagjyshët” e armatosur grabisin një dyqan në një qendër tregtare

ahahahahah Si per filma vetem se me duket keta grabitesit kan len gjurma sa njgova lajmet me duket targa e makines eshte gjet. Une i theme se keta grabitesit nuk jan dilitante po dhe profesionista smund ti thuash perderisa kan len prova 60% e kane noten lol lol lol
 
Titulli: Tiranë, “babagjyshët” e armatosur grabisin një dyqan në një qendër tregtare

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.


si kane dale ne fund te katert, serbes serbes... sidomos ky i fundit, duke u tundur :p
 
Titulli: Tiranë, “babagjyshët” e armatosur grabisin një dyqan në një qendër tregtare

ncncncnc habimet me sigurimin e brendshem te TEG ku jan? Pse sjan lajmeruar nga qendra operative e kamerave qe monitoron hyrjet? Shume e pashpjegueshme pasi sigurimi i brendshem i TEG duhet te ket djem te siguris neper holle.
Personi me kamer ne vend te lajmeronte policin, por vazhdon filmon pff
 
Titulli: Tiranë, “babagjyshët” e armatosur grabisin një dyqan në një qendër tregtare

Ne fakt per tu cuditur eshte qe nuk eshte hedh asnje fije dyshimi midis kontrastit te 4 babagjysherve dhe makines se tyre ne stacionin e autobuzeve. Ngjarja ka zgjatur pasi thuhet se ata jane argetuar fillimisht me femijet dhe me pas kane kryer grabitjen, mesaduket ne videot e publikuara grabitesit nuk kane qene 100% profesionist pasi kan lene pas gjurme e detaje te pafalshme. Numri i tyre (4 vete) i disfavorizon edhe me shume pasi rritet probabiliteti i gabimeve, videoja ekskluzive permban komunikim zanor, permasa fizike dhe karaktere levizese, jane te kapur 100%.
 
Titulli: Tiranë, “babagjyshët” e armatosur grabisin një dyqan në një qendër tregtare

po spaska ndodh naj gje interesante ! keta te pakten ashiqare ILEGAL , por edhe keta babadimrat neper rruge "komercialista" i vjedhin popullit duke jua mashtru femijet "nje foto me babadimrin" :D
 
Titulli: Tiranë, “babagjyshët” e armatosur grabisin një dyqan në një qendër tregtare

Po kanë bashkpunuar me ndonjë aty të qendres tregtare se s'ka mundësi të vjedhësh argjendarine ashtu tak fap pa problem fare.
 
Titulli: Tiranë, “babagjyshët” e armatosur grabisin një dyqan në një qendër tregtare

Policia e Tiranës ka vazhduar me hetimet për gjetjen e vendndodhjes së babagjyshëve të armatosur, të cilët një ditë më parë grabitën një argjendari në Qendren Tregetare “TEG”.

Gjatë mëngjesit të së mërkurës u gjendën dhe dy nga armet e përdorura prej grabitesve, e policia ka shpresa të gjejë ndonjë provë në to.

Armët u gjetën në një kosh të mbeturinave në rrugën që përshkuan grabitësit pas vjedhjes.

Policia pret një përgjigje të laboratorit kriminalistik, për analizat balistike të armes apo edhe të ndonjë gjurme të mundshme gishtërinjsh në to.

Policia ka shoqëruar një numër të madh personash për ngjarjen në fjale, duke marrë dëshmi të ndryshme, disa prej tyre me të dhëna që i shërbejnë hetimit.

Ne komunikimin zyrtar, policia nuk dha shume detaje, por bëri të ditur për një grup të posaçëm të ngritur për gjetjen e autorëve.

Drejtoria e Policisë së Qarkut Tiranë i ka angazhuar të gjitha forcat e saj hetimore në këtë çështje, duke i dhënë përparësi të madhe asaj.

Një ditë më parë, katër persona të veshur si babagjyshe të Vitit të Ri grabitën një argjendari në Qendrën Tregtare “TEG”. Ata u largua duke kryer qitje me arme edhe ndaj policise.
/Top Channel
 
Titulli: Tiranë, “babagjyshët” e armatosur grabisin një dyqan në një qendër tregtare

Sa gje negative,mes QEndres Tregtare,ndonje dite vec kur te vjedhin edhe shitsen :P hahahahahah
 
Back
Top