Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Tiranë, atentat me armë plumba në makinë kushërinjve

BoOoMBaStiCk

Il Silenzio
V.I.P
97058.jpg


TIRANE- Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e sotme në kryeqytet. Persona ende të paidentifikuar kanë ndjekur dhe kanë qëlluar me armë në drejtim të një mjeti, dhe më pas janë larguar me shpejtësi me një motoçikletë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:30 tek zona e Komunës së Parisit në Tiranë.

Një mjet tip “Benz” me targa AA777FH, me ngjyrë të zezë është qëlluar me armë zjarri, dhe si pasojë kanë mbetur të plagosur rëndë dy kushërinj, Elvis dhe Ali Doçi, të cilët janë dërguar menjëherë në spitalin Ushtarak për të marrë ndihmën mjekësore.

Të plagosurit po udhëtonin me makinën tip "Benz", në momentin kur mjeti është qëlluar tre herë me armë zjarri.

Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forcat e policisë dhe po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes, ndërsa dyshohet për atentat dhe deri më tani janë shoqëruar 8 persona në komisariat.

Policia ka ngritur postblloqe me forcat speciale për të ndaluar autorët e ngjarjes.//Shqiptarja

104462.jpg


104463.jpg


104464.jpg


104465.jpg
 
Titulli: Tiranë, atentat me armë plumba në makinë kushërinjve

Atentati ndaj Elvis Doçit, nga vrasës me pagesë

-Policia humb gjurmët e vrasësve të 34-vjeçarit. Kamerat zbulojnë momentin e vrasjes, po jo atentatorët

timthumb.php


Nuk mundi tu mbijetojë plagëve të rënda dhe ndërron jetë në spitalin ushtarak 34-vjeçari Elvis Doçi. Mjekët më kot janë munduar t`i japin ndihmën e shpejtë. Ai ka ndërruar jetë në sallën e operacionit pasi një prej plumbave që e kanë marrë i kishte prekur një organ jetik. I riu ra në një pritë mbrëmjen e së mërkurës në afërsi të Komunës së Parisit, ndërsa prita ishte ngritur nga dy persona me motor. Doçi në momentin e pritës udhëtonte me mjetin e tij dhe në makinë kishte edhe kushëririn, 18 vjeç Ali Doçi. Gjimnazisti ka mundur të shpëtojë për fat, pasi makina është përplasur dhe shënjestër ka qenë pikërisht djali që edhe ndërroi jetë. E ndërsa, Elvis Doçi luftonte me vdekjen në spitalin ushtarak, policia e Tiranës u hodh në sulm për të mundësuar lokalizimin e atentatorëve, ngriti postblloqe të shumta, bllokoi të gjitha pikat e daljes së kryeqytetit, shoqëroi me dhjetëra persona, siguroi dëshmi të shumta, por deri orëve të vona të së mbrëmshmes nuk ka regjistruar asnjë rezultat në lidhje me zbulimin e autorëve dhe as të motiveve. Dyshimet e para bien mbi ndonjë hakmarrje të mundshme, që lidhet me një ngjarje të katër viteve më parë, por që policia nuk ka mundur të zbulojë asnjë implikim të personave të asokohshëm në ngjarjen e rëndë të dy netëve më parë, ku qëllohet me breshëri kallashnikovi në mes të Tiranës.

Zbardhen kamerat e sigurisë

Prita fatale për jetën e 34-vjeçarit mësohet se është fiksuar nga një kamera sigurie e një biznesi në afërsi të vendit të ngjarjes. Janë sekuestruar pamjet, por policia ende nuk ka mundur të krijojë një identikit për asnjërin nga personat që gjendeshin në mjetin motor tip skooter me ngjyrë të bardhë. Në pamje mësohet se janë fiksuar vetëm pamjet e dy personave, por asgjë më tepër pasi atentatorët kanë qenë me skafandra të zeza. Policia ka marrë një informacion se rruga që kanë ndjekur autorët e sulmit me armë ka patur drejtimin nga 21 dhjetori, por mësohet se kanë dështuar në përpjekjen për të siguruar pamje të tyre në disa kamera që u janë sekuestruar pamjet. Burime jo zyrtare policore tregojnë se dyshimet e para bien mbi një atentat të kryer me pagesë, ndërsa hetimet janë përqendruar edhe në ndonjë përplasje që mund të ketë patur viktima kohëve të fundit, pasi mësohet se ka menaxhuar një subjekt lojërash fati. Policia ngriti postblloqe në të gjithë qytetin për të bërë të mundur arrestimin e autorëve. 10 plumba janë qëlluar mbi “Benz”-in luksoz me të cilin udhëtonin Elvis dhe Ali Doçi. 34-vjeçari Elvis Doçi është pronar i një pike të lojërave të fatit dhe policia po heton konflikte të mundshme për shkak të biznesit të tij. Ata kanë qenë duke udhëtuar me automjet tip “Benz GL”, me targa AA 777 FH i drejtuar nga viktima, i cili si pasojë e plagëve të marra ka gjetur vdekjen në spital si dhe është plagosur 18 vjeçari A. Doçi i cili aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Gjatë këqyrjes së vendit të ngjarjes janë sekuestruar dhe administruar në cilësinë e provës materiale 10 copë gëzhoja të kalibrit 9 mm.

Dyshime për vrasës me pagesë

Katër vite më parë viktima e djeshme është përfshirë në një sherr mes të rinjsh. Në të vërtet në atë sherr ka qenë i përfshirë vëllai i tij pak më i vogël, ndërsa në atë përleshje mbeti e plagosur një vajzë. Palët u ndaluan dhe u arrestuan. Të shtatë personat e përfshirë në konflikt u ulën në bankën e akuzuarve, në Gjykatën e Tiranës bashkë dhe u gjykuan. Prej asaj kohe për atë sherr të rinjsh nuk u fol asnjëherë më, por policia e Tiranës, linjën e parë në të cilën ka hetuar ka qenë pikërisht ky konflikt. Krimet e Rënda kanë marrë në duar dosjen dhe mësohet se po punohet intensivisht për të shkuar tek autorët dhe motivet. Nga hetimet mësohet se ekspertët dyshojnë se atentati është kryer nga vrasës me pagesë, ndërsa policia nuk ka mundur ende të gjejë as mjetin me të cilin është realizuar prita fatale për jetën e Elvis Doçit. //Shekulli
 
Titulli: Tiranë, atentat me armë plumba në makinë kushërinjve

Policia Shtetit duhet te falenderoj kto Bizneset private qe kan Kamera Sigurie dhe i ndihmon,por mire qe i kan pamjet po a kan nje "bllok" me fotografi njerzish qe jan te skeduar?
I kuptoj veshtirsit e tyre kur ndodh nje krim ne maj te malit ku ka mungese provash,deshmitaresh.... Po ne mes te Kryeqytetit sa vrasje jan kryer?! Jan vrare Kryekomisare dhe s'ka nje verdikt apo autore me prova te pa kontestueshme!
Nga te shtenat mund te kishte patur dhe viktima te pafajshme qe po ecnin ne trotuar (siç kan ndodhur),kjo esht siguria qe ofron Shteti?
 
Titulli: Tiranë, atentat me armë plumba në makinë kushërinjve

Xhaxhai: Nipi im Elvis Doçi ishte menaxher kazinosh, e kanë ngatërruar
Xhaxhai i Elvis Doçit, interviste ne “Panorama”: Nipi e djali im s’kishin probleme. Në lagje është një makinë e ngjashme me të Elvisit, e kanë ngatërruar.
sncd48.jpg
Shkëlqim Doçi, xhaxhai i biznesmenit me djalin e plagosur
Xhaxhai i Elvis Doçit, që u vra mbrëmjen e së mërkurës në një atentat në Tiranë, njëkohësisht babai i Ali Doçit që mbeti i plagosur, e quan ngatërresë ngjarjen e ndodhur. Sipas tij, autorët mund të kenë ngatërruar objektiv, pasi në lagjen e tyre është edhe një makinë e ngjashme dhe me targë të përafërt, si makina ku ndodheshin djali e nipi i tij. Në një intervistë për gazetën “Panorama”, Shkëlqim Doçi tregon se 35- vjeçari që u ekzekutua nuk ishte pronar kazinosh, por thjesht i menaxhonte disa dyqane. Ndërsa hedh poshtë versionin e Policisë që e lidhte ngjarjen me tenderin e karroatrecëve. Gjithashtu, shprehet që Elvis Doçi, por as i biri, nuk kanë pasur asnjëherë konflikte me njeri.

A jeni në dijeni të ndonjë konflikti që kishte nipi juaj?
Elvis Doçi, ju mund të pyesni kë të doni, nuk ka pasur kurrë konflikte me askënd. Ai ka qenë i hapur gjithmonë vetëm për të ndihmuar të tjerët, asnjëherë për të hapur konflikte apo debate me njeri.

Keni ndonjë dyshim se përse mund të ketë ndodhur vrasja?
Nuk kam asnjë dyshim. Kam përshtypjen, për të mos thënë që jam i bindur për këtë, që ngjarja mund të jetë ngatërresë. Autorët mund të kenë ngatërruar objektiv.

Pse thoni kështu?
Këtu, afër kësaj zone ku banojmë ne, është një tjetër makinë e ngjashme me atë ku ndodheshin djali dhe nipi im. ثshtë një makinë e së njëjtës markë “Mercedes- Benz GL”, që lëviz këtej, madje ka në targë edhe tri 7-a, siç kishte makina jonë. Mendoj unë se është ngatërresë e gjithë kjo që ka ndodhur.

Ka pasur probleme Elvisi në lidhje me rrjetin e kazinove që administronte?
Nipin tim e kanë bërë milioner, sikur ai paska pasur paratë e dynjasë. Ai nuk ishte pronar. Elvisi ishte thjesht menaxher i disa pikave “Admiral”. Ishte thjesht një rrogëtar, që punonte në kompanitë e lojërave të fatit. Bënte punë që i caktonin, ka qenë anëtar i një prej bordeve të kompanisë. Ne kemi pasur marrëdhënie me ta, pasi vëllai im (babai i Elvisit) u ka dhënë atyre me qira një magazinë që shërben për mbajtjen e pajisjeve dhe makinave elektronike të kompanisë. ثshtë një kontratë që vetë vëllai im e ka bërë me austriakët dhe janë edhe nja dy dyqane të dhëna me qira.
Panorama
 

Attachments

  • sncd48.jpg
    sncd48.jpg
    15.3 KB · Shikime: 0
Titulli: Tiranë, atentat me armë plumba në makinë kushërinjve

PD: Tahiri lidhje me viktimën Doçi




Përmes deputetit Genti Strazimiri, opozita akuzoi ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri se kishte lidhje me një prej pronarëve të lojërave të fatit, i cili u vra pak ditë më parë në Tiranë dhe i kërkoi atij të bashkëpunojë me drejtësinë për zbardhjen e krimit.

"Prej disa ditësh, shtypi ka dhënë informacion tejet shqetësues mbi lidhjet e Ministrit të Brendshëm me të ndjerin Elvis Doçi, pronar lojrash fati, i cili u ekzekutua në një atentat mafioz para pak ditësh në Tiranë.
Ngjarja është mbuluar me mister, por mbi të gjitha, me heshtjen fajtore të vetë Ministrit të Brendshëm, Sajmir Tahiri.Meqenëse në Komisionin e Sigurisë, zoti Tahiri ka kërkuar në mënyrë të përsëritur "sugjerimet" dhe "bashkëpunimin" tonë, në mënyrë shumë bashkëpunuese po i sugjerojmë të sqarojë opinionin publik për një sërë pyetjesh që qëndrojnë si hije mbi kokën e tij:Zoti Tahiri, cila është lidhja që keni me viktimën Elvis Doçi, i njohur si pronar lojrash fati ekzekutuar në mënyrë mafioze para pak ditësh në Tiranë? A ka lidhje vrasja e tij me operacionin e koduar "Fund Marrëzisë"? Zoti Ministër i Brendshëm, a keni komunikuar me viktimën dhe personat që e shoqëronin vetëm pak përpara krimit? A jeni i gatshëm të autorizoni Prokurorinë të këqyrë tabulatet e telefonit tuaj? Ndiqni sugjerimet tona zoti Ministër, bashkëpunoni vullnetarisht me organet hetimore, sepse e vërteta do të dalë dhe bashkëpunimi do t'ju sillte lehtësira. Neni 48, pika "dh", i Kodit Penal", tha Strazimiri. / Top Channel
 

Konkursi Letërsisë

  • Endacaku

    Votat: 3 33.3%
  • Ky qytet i trisht.

    Votat: 2 22.2%
  • Ndjenjë

    Votat: 1 11.1%
  • Pas gjurmëve të shiut

    Votat: 3 33.3%
Back
Top