Tiranë, arrestohet pas 14 vitesh autori i disa vrasjeve me pagesë

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Tirane – Lajmifundit – Policia e Tiranës tha se ka vënë në pranga mbrëmjen e djeshme një person të dyshuar si vrasës me pagesë. Lajmi u bë i ditur nga burime zyrtare që thanë se stukturat e Hetimit të Krimit të Policisë së Kryeqytetit, Seksioni Kundër Vjedhjeve me Dhunë dhe më Armë, bënë të mundur kapjen pas 14 vjetësh të një shtetasi shumë të kërkuar, i shpallur në kërkim qysh në vitin 2006 për vrasje në rrethin e Kavajës.

Nga strukturat e hetimit të krimit në Policinë e Kryeqytetit bënë të mundur kapjen në afërsi të Freskut në Tiranë, të shtetasit shumë të kërkuar Ermir Ruzhdi Dervishi, 41 vjec, lindur e banues në Durrës.

Kapja dhe ndalimi i këtij u realizua pas informacioneve të marra në rrugë operative të poseduara në ngarkim të tij, sepse Gjykata e Rrethit Gjyqësorë Kavajë, me vendimin e datës 26 nëntor 2001 dhe urdhër ekzekutimi të datës 18 Prill të vitit 2006, e ka dënuar këtë shtetas me 20 – vjet burgim për veprën penale të Vrasjes me dashjes e kryer në bashkëpunim, dhe Mbajtje pa leje të Armëve Luftarake, parashikuar nga nenet 76 e 25 dhe 278/2 të Kodit Penal.

policia tha se 41 Vjeçari akuzohet se më datë 01 Tetor të vitit 1998 në qytetin e Kavajës ka vrarë më armë zjarri shtetasin Gentian Durja, për motive të dobta.

Ky shtetas gjatë periudhës që ka qënë i kërkuar nga drejtësia për mëse 14 vjet, dyshohet të jetë autor i disa vrasjeve me pagesë. Kapja e tij u realizua falë intesifikimit të punës në drejtim të zbardhjes dhe zbulimit të ngjarjeve të mbartura nga vitet e mëparshme, me qëllim dokumetimin dhe kapjen e autorëve të këtyre ngjarjeve të rënda.
 
Back
Top