Një alarm për bombë është dhënë në fakultetin e Shkencave Sociale ditën e sotme.
Alarmi për bombë u dha rreth orës 11:30 minuta. Sipas policisë telefonata u bë nga një numër anonim.
Të gjithë studentët e Fakultetit të Shkencave Sociale janë evakuuar.
Policia dhe forcat xheniere ndodhen në vendngjarje dhe kanë nisur kontrollin e godinës.
Qarkullimi në bulevardin Barjam Curri nuk eshte bllokuar, por ka nje prani te shtuar te forcave policore.
Deri tani, nuk eshte pikasur ndonje gje e dyshimte.
t.observer