Tirane, agjenti i FNSH-se vret 50 vjecarin

polisi_tajrush

Struga zemra Ilirides
Nje person ka mbetur i vdekur pas nje konflikti qe ka nisur me fjale dhe ka perfunduar me te shtena armesh. Tre police te Forcave te Nderhyrjes se Shpejte jane ndaluar nga koleget e tyre, pasi njeri prej tyre ka vrare 50 vjecarin Muharrem Lika, ne hyrje te nje lokali te lojrave te fatit ne pallatin ngjitur Arkives se Shtetit ne Tirane.

50 vjecari ka humbur jeten menjehere si pasoje e dy goditjeve qe i kane prekur arteriet kryesore, ne koke dhe trup. Policia ne nje njopftim paraprak ka shpjeguar se, tre policet kane qene ne nje bar prej disa oresh ne afersi te Gjykates se Krimeve te Renda dhe pas daljes nga lokali, pas nje konsumimi te pijeve alkoolike jane konfliktuar me viktimen per shkaqe qe ende nuk deklarohen.

Tre policet jane futur ne nje salle lojrash fati per te luajtur dhe aty kane filluar edhe te konfliktohen me viktimen. Edhe pse nga pyetjet dyshohet per njerin prej tyre, policia ka vendosur t’i ndaloje te tre per ta percaktuar vrasesin ne menyre shkencore me ane te pistoletave te sherbimit qe ata kishin me vete.

Kastriot Stojani, Astrit Kasi dhe Petrit Kaci jane tre policet e ndaluar, armet e te cileve kane shkuar ne laborator per ekzaminimin e metejshem, per te dale ne perfundimin se nga arma e kujt eshte bere qitja e cila vrau edhe 50 vjecarin Lika.


Top-Channel.TV
 
eh pija te merr mende , ja polic ka qene ky po tani do behet shok ne burg me te burgosurit ,per cfare per trute e kokes qe vajti piu .
 
Ore, çfarë po ndodh në Shqipëri ?! Kohëve të fundit është bërë si Iraku çdo ditë vrasje! Dhe jo nga dikush i huaj por Shqiptari po e vret Shqiptarin :mad:.
 
kemi ikur per lesh
 
une spo e marre vesh se ne nje gazet thuhej qe i kishte humbure 3milione dhe po thyente kompjuterat ne nje tjeter thuhej se i kishte fituare 3 milione dhe nuk po ja jepnin por nje gje eshte e sigurte se iku per lesh i biri i botes per budalliqe
 
Back
Top