Tiranë, 4 fëmijë infektohen me SIDA

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Katër fëmijë janë prekur kohët e fundit nga virusi HIV/AIDS. Kështu ka raportuar gjatë një konference për mediat Instituti i Shëndetit Publik. Gjatë komunikimit, specialistja e Programit Kombëtar të HIV/AIDS-it, Marjeta Dervishi, ka dhënë dhe statistikat e plota. Sipas këtyre të dhënëve, në Shqipëri rezultojnë 26 fëmijë të prekur nga SIDA, ku 20 prej tyre e kanë marrë virusin nga nëna gjatë lindjes, ndërkohë që 6 prej tyre nga transfuzioni i gjakut.

SIDA.jpg


“Dy prej fëmijëve janë talasemike dhe e kanë marrë virusin sepse i nënshtroheshin transfuzionit të gjakut gjatë gjithë kohës, pra janë politransfuzuar. Në rastet e tjera janë diagnostikuar prindërit, të cilët kanë rezultuar negativë ndaj virusit, dhe kjo do të thotë që ata janë infektuar gjatë jetës të tyre. Këto raste janë diagnostikuar vonë, dhe kjo tregon që vite më përpara, për shkak të problemeve që kanë pasur kanë marrë ose plagën, ose gjak, prandaj klasifikohen si të infektuar nga transfuzioni i gjakut. Ne hapim kartelat dhe shikojmë se kur dhe si e ka marrë gjakun, por është e padiskutueshme që e kanë marrë përmes gjakut, pasi prindërit rezultojnë negativë”,- u shpreh në një prononcim për Gazetën, specialistja e Institutit të Shëndetit Publik dhe pjesë e Programit Kombëtar të HIV/AIDS-it, Marjeta Dervishi.

Me tej, Dervishi ka raportuar se në total janë 513 raste të identifikuara HIV pozitiv, 70 % e të cilëve janë meshkuj dhe 30 % janë femra. Gjithashtu ajo thekson se rasti i parë HIV pozitiv në Shqipëri u identifikua në vitin 1993./albobserver.
 
Pe: Tiranë, 4 fëmijë infektohen me SIDA

Kushedi sa te tjere jane..se iken te dentisti e harron me dnerru dorezat qe punoi me ate tjetrin para ne rradhe
 
Titulli: Tiranë, 4 fëmijë infektohen me SIDA

Shum shum keq ,tani njeriu ka frik te shkoj te doktori coft edhe per nje heqje dhembi
 
Titulli: Pe: Tiranë, 4 fëmijë infektohen me SIDA

Kushedi sa te tjere jane..se iken te dentisti e harron me dnerru dorezat qe punoi me ate tjetrin para ne rradhe


Kjo nuk eshte problem, sepse mund te shikosh nqs ndrohet para syve te tu, se dentisti ste pret me doreza e te thote "hajde hyp te shikoj ca dhembi te heq sot!". Njehere te pershendet, te pyet per ca ke ardhur, tralalala, sa hypen, sa te shikon me drite situaten, pastaj vendos cdo bej e para se te nisi ve dorezat.

Problemi qendron tek sterilizimi instrumenteve, ka ca qe ja shkelin kohes te sterilizimit, ose temperatures dhe atehere mund te infektohesh...por me te shpeshta jane viruset hepatitike ( B, C).



“Dy prej fëmijëve janë talasemike dhe e kanë marrë virusin sepse i nënshtroheshin transfuzionit të gjakut gjatë gjithë kohës, pra janë politransfuzuar.
Nuk e di si funksionon transfuzioni gjakut ne Shqiperi, ama duhet te jete gjak i kontrolluar. Regulli eshte te behen analiza te ndryshme te gjakut para se ti ofrohet nje njeriu tjeter, per mos ti vene jeten ne rezik e me keq ( dihet qe kush pranon gjak s'eshte ne nje gjendje te mire). Ne fakt eshte dhe nje formular qe duhet te plotcosh para dhurimit ( e nder pyetjeve eshte dhe nqs ke semundje - cdo lloj semundje te ndalon dhurimin, nqs ke nr te madhe partnerash, etj).
 
Titulli: Tiranë, 4 fëmijë infektohen me SIDA

Un do e kisha pushkatu i njeri i infektuar qe shkon e mashtron duke dhuruar gjak.
 
Titulli: Tiranë, 4 fëmijë infektohen me SIDA

Un do e kisha pushkatu i njeri i infektuar qe shkon e mashtron duke dhuruar gjak.

Ka njerez qe nuk e dine qe jane te infektuar....
Prandaj dhe sistemi mjeksor duhet te mari masat te parandaloj perhapjen e semundjeve te ndryshme ( cdo semundje qe transmetohet me gjak, jo vetem Hiv) e te kontrollojne gjakun.
 
Back
Top