Tiranë/ 3 policë shtrijnë në tokë të riun

polici-tirna-800x445.jpg

Lajme Vendi
Tiranë/ 3 policë shtrijnë në tokë të riun
May 15, 2020 G. Basha


Një incident është regjistruar ditën e sotme në Tiranë.


3 policë janë parë teksa kanë shtrirë në tokë një të ri.
I riu dëgjohet teksa ofendon oficerët e policisë, teksa njëri prej tyre e godet dy herë.
Pamjet janë bërë virale në rrjetet sociale, teksa nuk dihet arsyeja e ndalimit të të riut.
 

Attachments

  • polici-tirna-800x445.jpg
    polici-tirna-800x445.jpg
    48.8 KB · Shikime: 0
  • polici-tirna-800x445.jpg
    polici-tirna-800x445.jpg
    48.8 KB · Shikime: 0
Po pse nuk thote artikulli ,se pse shtrine?! ahahahahahhahaha
 
Tiranë/ Flet djali i videos me policinë, është vetëm 15 vjeç

May 15, 2020 djali-policia-800x445.jpg
ZestRadar
TIRANE
Detaje të reja nga ngjarja e regjistruar ditën e sotme në Tiranë, ku 3 ekektivë policie shtrinë për toke një djalë të ri.
Në video u pa se si dy nga punonjësit e qëlluan me shpullë e grushta adoleshentin, edhe teksa ishte shtrirë edhe pasi e ngritën në këmbë. Adoleshenti i shtrirë në tokë dëgjohet teksa thërret dhe përpiqet ë lirohet.
Detaje të reja kanë dalë në dritë në lidhje me incidentin e rëndë, ku është mësuar se adoleshenti është vetëm 15-vjeç.

Një gjë e tillë është bërë e ditur nga nëna e djalit, e cila ka treguar se i biri e ka respektuar karantinën, ndërsa shtoi se ditën e sotme i kishte kërkuar që të dilte me shokët në zonën e Liqenit.
Për “Abc News”, ajo është shprehur:
Djali nuk është fare mirë realisht. Kaloi një traumë të pashpjegueshme. Është 15 vjeç. Ta imagjinosh që ka qenë vigjilent gjatë gjithë kohës së karantinës, ka qenë në shtëpi me mua. Karantinën e kemi ruajtur, e kemi respektuar. Duke parë këtë javë…sot më kërkoi leje që të shkonte nga liqeni, i thashë mirë mami shko, mos u vono. Doli vetëm për të bërë xhiro me biçikletë.
Më tej zonja tregon se pasi djali u vonua, ajo e mori në telefon dhe e pyeti se ku ishte, ndërsa ai i tregoi që ndodhej në polici pasi “më kapën këta me biçikletë.”


Ndërsa, vetë 15-vjeçari rrëfeu se ishte me dy shokë të tjerë dhe po shkonin në shtëpi kur policët u kishin thënë që ktheheshin nga pas.
Por, sipas të riut, pasi ata u thanë që nuk dinin rrugën, policët thirrën patrullën dhe aty filloi gjendja të përshkallëzohej.
Djali tregon:
Po kaloja me dy shokë të tjerë po shkonim në shtëpi, na bërën që të kthehemi nga pas, unë u thashë që nuk e dimë rrugën. I thashë që nuk e di rrugën, a mund të kaloj këtej u thashë. Pastaj thirrën një patrullë policie, u mblodhën 5 policë dhe po më mbanin nga biçikleta se kishin frikë se mos ikja.
Më pas ai thotë se i thanë që të zbriste nga biçikleta, por ai refuzoi sepse kishte frikë pasi biçikleta nuk ishte e tija, dhe aty filluan që t’i gjuanin me shpulla.
Ai tregon:
Më thanë zbrit, unë nuk zbrita. Pasi nuk zbrita erdhi një polic më kapi nga krahu, më gjuajti në shpullë… më kërkuan kartën e identitet po u thashë që nuk kam se nuk e kam mbushur moshën.
Po ashtu, 15-vjeçari tregon se policët e gjuajtën edhe rrugës për në komisariat, ndërsa ndodhej i prangosur bashkë me shokun e tij në makinë pasi “po fliste shumë sepse ishte i nevrikosur”.
Ai thotë se në polici e mbajnë 45 minuta dhe më pas e liruan pasi i erdhën prindërit.
Ndërkohë, burime për Abc News thonë se për tre nga efektivët në video ka nisur hetimi disiplinor ndërsa efektivi që shihet duke e gjuajtur të riun me shpulla do të shkarkohet.
445842.jpg
Më të vizituarat
 

Attachments

  • djali-policia-800x445.jpg
    djali-policia-800x445.jpg
    42.8 KB · Shikime: 0
  • 445842.jpg
    445842.jpg
    45.9 KB · Shikime: 0
  • djali-policia-800x445.jpg
    djali-policia-800x445.jpg
    42.8 KB · Shikime: 0
  • 445842.jpg
    445842.jpg
    45.9 KB · Shikime: 0

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top