Tiranë, 20 nëpunëse të administratës padisin: Na ngacmojnë në punë

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Rreth 20 punonjëse kanë denoncuar largimin e tyre të padrejtë dhe se janë ngacmuar seksualisht, gjatë vitit të kaluar. Sipas Komisionit për Mbrojtjen nga Diskriminimi, ka edhe mjaft raste të tjera, që janë në shqyrtim.
Ndërsa Ministri i Punës, Spiro Ksera, thotë se do të ndërhyhet edhe në Kodin e Punës me qëllim përfshirjen e masës së dënimit në lidhje me ngacmimet seksuale në punë.

Irma Baraku, Komisioneria për mbrojtjen nga diskriminimi ka shprehur gjatë një takimi pune të gjitha arsyet ku kanë qenë viktime.
Ndërsa duke folur për diskriminimin e pakicave, Ministri Ksera tha se është bërë e mundur edhe strehimi i disa familjeve rome: siç ka qenë rasti i disa familjeve të tilla në një repart ushtarak në Kombinat. Strehimi i tyre në këtë repart, sipas Ministrisë së Punës do të vazhdojë derisa pushteti vendor të gjejë një zgjidhje.

B:lajmifundit
 
Titulli: Tiranë, 20 nëpunëse të administratës padisin: Na ngacmojnë në punë

Pergjigja qe do i japin "Do te punosh ne administrate? Epo keto jane kushtet"...

Turpesi!
 
Titulli: Tiranë, 20 nëpunëse të administratës padisin: Na ngacmojnë në punë

Kjo s'eshte gje e mire , por edhe ti shikosh keto puntore qe punojn ne veshjen e tyre shum provokuese normal qe do i ngacmojne.
 
Titulli: Tiranë, 20 nëpunëse të administratës padisin: Na ngacmojnë në punë

Ngacmimet seksuale jane forma me e vrazhde e diskriminimit ne pune dhe me e rrezikshme per funksionimin e cdo institucioni apo administrate. Eshte ceshtje shume e ndieshme e cila krijon pasiguri ne pune per vite me radhe.

Ne tere pervojen time te punes (diku 7 vjecare), ne nje dikaster me 2000 te punesuar ku reth 46% per bejne gjinia femrore, e di se kemi patur 3 raste shume te komplikuara ku njera ka perfunduar me intrigim femre, njera raste i dyshuar por pa perfundim dhe i treti ka qene raste ngacmimi me gjithe provat.

Ngacmim i 20 punonjeseve ne te njejten kohe dhe periudhe nuk paskam degjuar. Kam pershtypjen dhe dyshimin se eshte nje loje e rrezikshme dhe aq me e keqe behet kjo loje ku femrat fusin veten ne kete loje. Nje gje duhet ta dine se nese jan futur ne valle pa patur deshmi do jete nje damke e zeze tere jeten e tyre dhe do jene pishmane me lojen qe kan filluar.

Po e tregoje edhe nje mesele lidhur me kete:

Ne uzinen e lekure kepuceve nje dite u dhunuan gjithe femrat pervec zonjes Drite. Erdhi policia dhe filloi hetimet dhe dikur filloi te marre
ne pyetje edhe zonjen Drite:

Zonja Drite, na tregoni se si ndodhi dhunimi dhe pse vetem ju nuk u dhunuat- pyeti hetuesi?

Une nuk kisha deshire - tha zonja Drite.

PS. Mendova se ka ndodhur ne nje dikaster. Megjithate ne tere institucionet Shqiptare edhe ka mundesi te kete edhe me shume.
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Tiranë, 20 nëpunëse të administratës padisin: Na ngacmojnë në punë

o @ado nuk eshte normal sepse dikush vishet provokative.......tani sipas teje duhet te vijne me triko leshi nga kembe deri tek koka apo jo??!!

Per mua femra ne shqiperi eshte tabu akoma nuk e di mbas eperceptohet sikur shihet ne telenovela dhe filma qe jane pa kriter familjar dhe njerzor..........20 qe kane denoncuar por sa jane pa denoncuar nga frika se humbin vendin e punes apo u del nami ne publik . TURP
 
Pe: Tiranë, 20 nëpunëse të administratës padisin: Na ngacmojnë në punë

un jam i mendimit qe te propozohet nje vendim qe te varin ne qaf nje parrull ku thuhet ,, "e kom burrin kamikaz" ose anasjelltas, do te shofim ndryshime mendoj ,, duke pa natyren dhjakse te shqiptarve ,, kuptohet me pretekstin respektojm kodin e punes ,, jo ma shum .

apo do themi ,, qe ska efektivitet ky muhabet,, e jemi trima nuk pysim per qeder? gjithsesi ,, presim te hudhet si vendim . lol
 
Back
Top