TIRANE - Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur gjatë mbrëmjes së djeshme në kryeqytet. Dy punonjës të Policisë se Rendit të Komisariatit Nr. 2 shfaqen në një video, duke dhunuar disa fëmijë të moshave nga 7 deri në 15 vjeç, të cilët po luanin para oborrit të pallatit. Ngjarja është shënuar rreth orës 21:00 tek pallatet pranë ish-uzinës “Enver” në "Rrugën e Kavajës".
Fëmijët rrëfejnë për “News 24” dhunën e pajustifikueshme dhe të pamotivuar që dy punonjësit e policies, Hazbi Dedja dhe Bajram Lumshi, kanë ushtruar ndaj tyre, ndërsa shprehen se dy punonjësit e policisë me uniformë vinin erë alkool.
Fëmijët shtojnë se dy policët i rreshtuan para pallatit dhe iu kërkuan kartat e identitetit, pastaj i godisnin me shpulla pas koke, madje disave prej tyre iu përdridhnin edhe krahët.
Prindërit e njërit prej fëmijëve të dëmtuar nga dhuna kanë qëndruar disa orë para Komisariatit Nr. 2, në pritje të një shpjegimi nga policia për dhunën ndaj të birit Denis.S, i cili është dëmtuar më tepër në krahasim me fëmijët e tjerë. Prindërit shprehen për “News 24” se do të bëjnë kallëzim penal ndaj policëve.
Ndërkohë, pas publikimit të videos në" News 24", Policia e Tiranës ka pezulluar paraprakisht nga puna 2 efektivët e Komisariatit Nr. 2, Hazbi Dedja dhe Bajram Lumshi.
REAGIMET E FEMIJEVE DHE PRINDERVE TE TYRE
[video=youtube;kgh7Ae-IPFo]http://www.youtube.com/watch?v=kgh7Ae-IPFo[/video]
KREU I POLICISE SE TIRANES: NUK DO TOLEROHEN SJELLJET JASHTث ETIKE TE ASNJE POLICI
Drejtori i Policisë së Tiranës, Ardian اipa dënon sjelljen e policëve të Komisariatit Nr.2, të cilët u filmuan teksa dhunonin një grup fëmijësh. Në një komunikim telefonik në “News 24”, اipa theksoi se nuk do të tolerohen sjelljet jashtë etike të asnjë efektivi të policisë.
“Jam informuar mbrëmjen e një dite më parë. Në ngjarje shumë e shëmtuar. Kemi procedurat menjëherë me pezullimin paraprak të punonjësve të policisë të implikuar në këtë ngjarje. Do të kryen edhe veprime të tjera për të sqaruar rrethanat e kësaj ngjarje. اdo sjellje, e cila bie në kundërshtim me ligjin, për cilësinë e shtetit nuk do të tolerohet për asnjë punonjës policie”,- deklaroi اipa.
POLICIA E SHTETIT: KA FILLUAR ECURIA DISIPLINORE PثR SHKELJET E KRYERA
Policia e Shtetit reagoi në lidhje me lajmin e publikuar në media për dy policët që dhunojnë një grup fëmijësh. Përmes një deklarate të shpërndarë për mediat, Policia e Shtetit thekson se: “Menjëherë pas marrjes dijeni për veprimet e kundërligjshme të kryera nga dy punonjës policie të Drejtorisë së Policisë së Qarkut Tiranë, ndaj disa të miturve në qytetin e Tiranës, mbrëmë është bërë pezullimi nga detyra i këtyre punonjësve. Ndaj këtyre dy punonjësve nga Drejtoria e Standardeve Profesionale pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit ka filluar ecuria disiplinore për shkeljet e kryera prej tyre gjatë ushtrimit të detyrës. Policia e Shtetit garanton opinionin publik se si një institucion në shërbim të qytetarëve dhe në mbrojtje të lirive dhe të drejtave të tyre, nuk do të tolerojë asnjë shkelje apo abuzim të kryer nga ana e punonjësve të Policisë së Shtetit gjatë përmbushjes së detyrës.”
“Njëherazi Policia e Shtetit fton qytetarët, që në rast konstatimi të sjelljeve të tilla, që bien ndesh me misionin e Policisë së Shtetit, ti denoncojnë ato. Policia e Shtetit është e vendosur të përmbushë misionin e saj në respekt të plotë të ligjit dhe duke mbrojtur liritë dhe të drejtat themelore të qytetarëve dhe asnjë veprim i punonjësve të policisë, që është në kundërshtim me ligjin dhe misionin e Policisë së Shtetit nuk do të tolerohet, por menjëherë ndaj përgjegjësve do të merren masat e parashikuara në ligj.”- përfundon njoftimi i Policisë së Shtetit.
REAGON AP: KEMI NISUR MENJثHERث HETIMIN
Menjëherë pas publikimit në “News 24”, të videos në të cilën dy efektivë police shfaqeshin duke dhunuar disa fëmijë të mitur në Tiranë, ka ardhur reagimi i Avokatit të Popullit.
Përmes një deklarate të shpërndarë për mediat, Avokati i Popullit e cilëson të pahijshme sjelljen e policëve, ndërsa nënvizon se ekspertët e këtij institucioni kanë nisur menjëherë hetimin e kësaj ngjarje të rëndë.
“Avokati i Popullit u njoh nëpërmjet një media audio/vizive me një video ku 2 punonjës policie të Komisariatit Nr. 2, të cilët dyshohen se ishin në gjendje të dehur, kanë dhunuar disa fëmije të moshës 7-15, duke i qëlluar në kokë, ose në këmbë. Një sjellje e tillë nga ana e punonjësve të policisë, është e pahijshme dhe në shkelje të hapur të të drejtave dhe lirive themelore të njeriut. Ekspertë të institucionit të Avokatit të Popullit kanë nisur menjëherë hetimin e kësaj ngjarje të rëndë. Në përfundim të hetimeve do të nisë rekomandimet përkatëse për veprën penale të kryer nga punonjësit e policisë të Komisariatit Nr. 2”,- thuhet në reagimin Avokatit të Popullit.
/BalkanWeb