Tiranë, 2 persona vdesin nga i ftohti

I ftohti shënoi viktimat e para në Tiranë. Dy persona kanë gjetur vdekjen si pasojë e temperaturave të ulëta që kanë “pushtuar” së fundmi kryeqytetin dhe gjithë Shqipërinë, raporton gazeta Panorama. Viktimat janë dy të moshuar, të cilët kanë gjetur vdekjen në rrugë si pasojë e të ftohtit. Sipas Policisë, dy kalimtarë, njëri 67 dhe tjetri 70 vjeç, kanë vdekur në mes të rrugës si pasojë e të ftohtit që u ka shkaktuar bllokim të frymëmarrjes dhe infarkt. Të paktën kështu janë përcaktuar paraprakisht shkaqet e vdekjes së tyre në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Tiranë. Në të dyja rastet kanë qenë kalimtarët ata që kanë lajmëruar Policinë, në mënyrë që t’u vinin në ndihmë personave që ishin shembur në tokë para syve të tyre, por pa kuptuar që ata kishin ndërruar jetë. /rtvfan/
 
Titulli: Tiranë, 2 persona vdesin nga i ftohti

:( gjynaf ....
 
Titulli: Tiranë, 2 persona vdesin nga i ftohti

Sa gjynah,po ckerkojne ne mes te rruges ne keto temperatura ....
 
Titulli: Tiranë, 2 persona vdesin nga i ftohti

Aiii sa keq : (
 
Pe: Tiranë, 2 persona vdesin nga i ftohti

ncnc sa keqqqqqqqqq
 
Titulli: Tiranë, 2 persona vdesin nga i ftohti

Vetem ne shqiperi ndodh te vdesi tjetri me -2 grade duke hec rruges , mire mer i bohet dalin rruges lakuriq me i bluze me tuta sporti pfff pa xhupa sme vje gjynof hic . Ne bote shkon -30 e spo vdes njeri tu hec rruges se vishen kta tonet rrin sikur me qen pranver .
 
Pe: Titulli: Tiranë, 2 persona vdesin nga i ftohti

shum temperatura te ulta dhe moshat e medha duhet te bejne me shum kujdes .... se gjynaf
 
Pe: Titulli: Tiranë, 2 persona vdesin nga i ftohti

Vetem ne shqiperi ndodh te vdesi tjetri me -2 grade duke hec rruges , mire mer i bohet dalin rruges lakuriq me i bluze me tuta sporti pfff pa xhupa sme vje gjynof hic . Ne bote shkon -30 e spo vdes njeri tu hec rruges se vishen kta tonet rrin sikur me qen pranver .


dy kalimtarë, njëri 67 dhe tjetri 70 vjeç, kanë vdekur në mes të rrugës si pasojë e të ftohtit që u ka shkaktuar bllokim të frymëmarrjes dhe infarkt.

Mos u bej cinik,e para jane pleq dhe ne ate moshe problemet me zemren dhe temp e te ftohtit pleqte dhe femijet i ndjejne me shume...E dyta sma merr mendja se pleqte vishen aq holle sa thua ti,te jete per femrat 20-30 vjec edhe ta besoj...E treta edhe sikur te visheshin holle ku e di ti qe ndoshta skane kushte per tu vesh me mir??Mund te jene keq me gjendje ekonomike etj etj...
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 46.7%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 13.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 20.0%
  • Larg

    Votat: 3 20.0%
Back
Top