Tirana, përplasja për stemën në bluza

Gjarperesha

Anëtar i Respektuar
Tirana, përplasja për stemën në bluza

8432.jpg


Tirana mban në bluzë një stemë, e cila përfaqëson biznesin e donatori Agron Papuli.

E enjte, 04 Dhjetor 2008 12:58

Por vetëm pak ditë më parë kryedonatori i Tiranës, Refik Halili, do të protestonte në media për një gjë të tillë, pasi, sipas tij, Papuli nuk ka shlyer detyrimet financiare dhe duhet t'i hiqet stema.

Në të vërtetë, përplasja për stemën daton herët, që në mbledhjen e qershorit, ku katërshja e "bosëve" vendosi rotacionin në krye të klubit, ku i pari do të ishte Halili. Burime të besueshme bëjnë të ditur se ajo mbledhje ka qenë e tensionuar.

Mësohet se Halili ka kërkuar që të hiqet stema e biznesit të Papulit, ndërsa ky i fundit i ka thënë se është i lirë të vendosë një stemë të tij, apo të ndonjë sponsori tjetër.

Megjithatë, sikurse është bërë e ditur, Halili ka përgatitur bluzat pa stemën e Papulit, por pas kundërshtimeve të vetë donatorit tjetër, por edhe të drejtuesve të bashkisë, ka tërhequr bluzat pa stemë.

jë çështje e tillë është rikthyer sërish tani, megjithatë Tirana vazhdon të luajë me të njëjtën bluzën.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 4 44.4%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 1 11.1%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 4 44.4%
Back
Top