Tirana, një qytet që të shkatërron emocionalisht e më pas mendërisht?

LeVoyageur

Once upon a time...
Ndertimet-ne-tirane-pallat-101-1024x683.jpg
Entela Resuli
Kaos ndërtesash, asfiksi, klaustrofobi, mungesë e theksuar rregulli…

Nëse nuk e keni parë qytetin ku jetoni me këtë sy, sepse jeta juaj është intensive, e vrullshme apo ndoshta ju ecni vetëm me makinë, nëpërmjet një foto-reportazhi, Dita po ju tregon kryeqytetin të fiksuar në disa kënde të ndryshme.

Askush nuk duket të ketë patur mëshirë për hapësira publike, për kodra, për fusha e parqe.

اdo tokë boshe afër rrugëve ekzistuese eshte pare si mundësi për ndërtimin e një pallati. Por nuk mbaron me kaq. Ndërtime pa leje, shtesa katesh, zgjerime anësore dhe vertikale vazhdojnë pas përfundimit të godinave.

Babëzia dhe keqtrajtimi që i është bërë qytetit të bën të ndihesh fatkeq që je banor i tij.

Kodra e Diellit, një masakër urbane

“Kodra e Diellit” është lagjja më e re në kryeqytet e cila është zhvilluar e gjitha pas vitit 2000.

Siç shihet edhe nga këto foto ajo është një masakër urbane. Nëse çdo gjë mund të rregullohet, kjo pamje duket e pashpresë.

Eshte dhe e rrezikshme. Te gjitha keto ndertime jane ne koder.

Pa dashur të vëmë gishtin te njëri apo tjetri drejtues lokal i Tiranës, atij që do të vijë në Bashki pas 21 qershorit mund t’i themi se do të mbahej mend për mirë nëse do shpëtonte sadopak hapësirë publike në këtë qytet.

Tirana e sotme më shumë i ngjan një fjetoreje se sa një metropoli.

Kthinat që kanë marrë këto ndërtime, pranë e pranë njëra-tjetrës, duken si pemë që rriten lirisht në xhunglat e Amazonës.

Nëse ndodh larg qoftë të të bjerë ndonjë zjarr, apo të ketë dikush nevojë për ambulancë, zor se këto mjete mund të mbërrijnë deri në hyrje të pallatit.

Për respektimin të rregullave të hapësirës nga ndërtimi në ndërtim, as që bëhet fjalë.

“Gjendja e përgjithshme emocionale e qytetarëve është shumë afër tejngopjes”

Si përkthehet kjo në cilësinë e jetës që bëjmë?

Një psikologe klinike, Flavia Shehu thotë për DITA:

“Të jetosh në zona urbane si këto ndikon gjithë konstruksionin tonë psikik. Për një mori shkaqesh, pjesa më e madhe e qytetarëve po tentojnë të shkojnë drejt një izolimi, gjendje kjo, e cila i orienton më pas drejt gjendjeve emocionale negative dhe të paqëndrueshme”.

Flavia Shehu, psikologe
Flavia Shehu, psikologe
Shehu mendon se ne kërkojmë “strehëza mendore” për t’iu shmangur psikikisht kësaj pamjeje, dhe kjo, sepse e shohim të pamundur që të zhbëjmë ndërtesat shumëkatëshe.

Kaosi urban ka ndikuar deri mënyrën se tiranasit sillen apo ecin në rrugë; jane vazhdimisht te gatshem per konflikt dhe përpiqen të “vrapojnë” për në destinacion duke gjetur skuta ku të kalojnë. Ata nuk e “banojnë” dot rrugën, gjë që është plotësisht e drejta e tyre.

Pamundësia për të përdorur hapësirën e përbashkët që mungon ka dëmtuar edhe shoqërizimin e qytetarëve apo e thënë ndryshe, kohën cilësore që një grup qytetarësh mund të kalojnë me njëri-tjetrin në hapësirat publike të qytetit.

Ballkonet ngjitur dhe gjithcka tjeter na bën të privohemi edhe nga relaksimi në ambientet e shtëpisë”- shpjegon psikologia Shehu.

Sipas psikologes, rrethana të tilla jetese ia pamundësojnë njeriut të ndjehet i qetë dhe produktiv duke e larguar nga streset e përditshme të cilat gradualisht e shkatërrojnë emocionalisht e më pas mendërisht”. / DITA

Ndertimet-ne-tirane-pallat-6.jpg
Ndertimet-ne-tirane-pallat-10.jpg
Ndertimet-ne-tirane-pallat-16-1024x683.jpg

Ndertimet-ne-tirane-pallat-30-1024x683.jpg
pallate-5-683x1024.jpg
pallate-8-683x1024.jpg

pallate-13-683x1024.jpg
pallate-18-683x1024.jpg
pallate-23-683x1024.jpg

pallate-31-683x1024.jpg
Ndertimet-ne-tirane-pallat-8-683x1024.jpg
pallate-331-1024x683.jpg
pallate-35-683x1024.jpg
pallate-36-1024x683.jpg
 
Titulli: Tirana, një qytet që të shkatërron emocionalisht e më pas mendërisht?

SInqerisht se di ca arkitektesh jane keto qe pranojne te bejne cdo gje, pa asnje rregull pa ndjekur limitet themelore si setback.. Une per vete s'do pranoja.. Le te ngelja pa pune.. ncnc...
 
Titulli: Tirana, një qytet që të shkatërron emocionalisht e më pas mendërisht?

masaker ekologjike quhet si term...po kujt i plasi per termat
Soul kush eshte arkitekt ?...kush eshte ndertuesi me mire, kush u jep lejet per ndertim etj etj

edhe kabulit ia kemi kaluar per nga pluhri,pislliku e rremuja
 
Titulli: Tirana, një qytet që të shkatërron emocionalisht e më pas mendërisht?

Flavia Shehu, psikologe
Flavia Shehu, psikologe

Mu duk vetja si ne miting.
Hmmm mendoj se te tjereve i pelqen kjo gje, ndryshe do benin dic per ta ndryshuar.
 
s'besoj se kujt i pelqen , por eshte pikerisht ajo apatia dhe mosbesimi se dicka do ndryshonte edhe ne rast se reagon.
psh per kopshtin botanik ka patur edhe peticione...dhe c'u be? nje verre ne uje
 
Mbase.....
 
Titulli: Tirana, një qytet që të shkatërron emocionalisht e më pas mendërisht?

Me pelqen tr keshtu sic eshte sepse e ka dicka me se mund te identifikohet!!!
 
Titulli: Tirana, një qytet që të shkatërron emocionalisht e më pas mendërisht?

Tani nese Tirana qe eshte kryeqytet dhe qe ka me shume jete cilesohet si e tille mendo se sa depresion total jane qytetet dhe pjesa tjeter e Shqiperise!
 
Titulli: Tirana, një qytet që të shkatërron emocionalisht e më pas mendërisht?

SInqerisht se di ca arkitektesh jane keto qe pranojne te bejne cdo gje, pa asnje rregull pa ndjekur limitet themelore si setback.. Une per vete s'do pranoja.. Le te ngelja pa pune.. ncnc...

Kjo po qe eshte e drejte, por faji me i madh qendron tek personat qe japin keto leje ndertimi. Dhe te mendosh qe jane arkitekte ata ne bashki qe i miratojne ;)
 
Titulli: Tirana, një qytet që të shkatërron emocionalisht e më pas mendërisht?

Po nqfse Tirana të shkatërron pse s'lëvizin jasht Tiranës njerëzit, por mblidhen t'gjith aty.
 
Titulli: Tirana, një qytet që të shkatërron emocionalisht e më pas mendërisht?

Po nqfse Tirana të shkatërron pse s'lëvizin jasht Tiranës njerëzit, por mblidhen t'gjith aty.

sepse politika zhvilluese ne shqiperi eshte fokusuar mbi aksin Tirane-Durres . Cdo biznes e ka qendren ne tirane , cdo fabrike ndodhet ne tirane ,cdo institucion i rendesishem eshte ne tirane . Askush nuk ka menduar qe fabrika e vajit te behej ne berat, Coca cola ta kishte fabriken ne gjirokaster, fabrikat qe prodhojne patatinat te ishin ne kukes , e keshtu me rradhe . Ekonomia te shperndahej ne cdo qytet dhe banoret e beratit, gjirokastres, kukesit ,vlores, etj te mund te punonin dhe te ushqeheshin . Keshtu dhe prurjet ne tirane do ishin me te vogla ,ndoshta thjesht per shkollim
 
Titulli: Tirana, një qytet që të shkatërron emocionalisht e më pas mendërisht?

Sa hapsira fobike mes pallatesh.
Shume keq.
 
Titulli: Tirana, një qytet që të shkatërron emocionalisht e më pas mendërisht?

Kjo po qe eshte e drejte, por faji me i madh qendron tek personat qe japin keto leje ndertimi. Dhe te mendosh qe jane arkitekte ata ne bashki qe i miratojne ;)

Po dhe ato.. Te gjithe bashke.. SInqerisht eshte gjynah... Tirana ka nevoje per nje structure plan le te themi (2050),Ka nevoje per nje ngritje komisioni te nje riplanifikimi dhe te zgjidhen te gjitha problemet urbane. Te ndalohen njeher cdo zhvillim i metejshem dhe normalisht te demshperblehen te prekurit se ne fund te fundit faji bie mbi ligjin qe i ka lejuar jo mbi zbatuesin. po kush ta bej thuaj..
 
Back
Top