Tirana me autobusë elektrikë

AnGeLiC

VIP
V.I.P
solaris_urbino_12_electric-770x513.jpg

Tirana do të testojë për herë të parë autobusët elektrikë. nëse investimet në infrastrukturë do ti përshtaten këtyre mjeteve të reja të transportit publik; projekti do të implementohet menjëherë në kryeqytet. Kryebashkiaku Veliaj e cilësoi këtë projekt si risi në transportin publik, ndërsa tha se në këtë mënyrë vendi ecën përkrah vendeve të zhvilluara evropiane.
Veliaj: Po investojmë tek rrugët, por edhe tek mjetet e reja të transportit. Sapo kemi konfirmuar që këtë vjeshtë Tirana të jetë qyteti ku do të testojmë autobusët elektrikë për herë të parë, për të parë se si përgjigjen me parametrat e rrugëve të Tiranës, të motit, të temperaturës dhe të distancave të linjave tona. Me të kaluar me sukses periudhën e testimit do të bëjmë porositë për t’u siguruar që Tirana është avangardë në Evropën Juglindore, kur vjen puna edhe tek cilësia e transportit, por sigurisht edhe tek infrastruktura që na mundëson transporti.
Deklarata Veliaj i bëri gjatë inspektimit të rrugëve të brendshme të fshatit Mushqeta në njësinë e Krrabës.
To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.

Veliaj: Pas investimit të parë që bëmë në Krrabë, duke lidhur aksin e autostradës me Krrabën, një investim që nuk ishte prekur me dorë prej 60 vitesh, tani kemi filluar në nivel kapilar në të gjithë degëzimet e fshatrave të njësisë administrative Krrabë. Patjetër që jemi të gëzuar që qeveria qendrore po bën autostradën Tiranë-Elbasan, shkohet më shpejt nga Tirana në Elbasan, por kjo vjen edhe me një risk, që i kthen shumë prej fshatrave dhe vendbanimeve përreth autostradës në xhepa.
E vetmja mënyrë se si mund ta shmangim këtë është që të vazhdojmë me këtë buqetë investimesh në të gjitha rrugët kapilare, pra nga akset kryesore në fshatra dhe në lagjet e tyre, që e bën më të vizitueshme, që rrit vlerën e pronës, që fton njerëz nga Tirana o për të konsumuar një vakt, o për të blerë produkte bujqësore, o për t’u argëtuar në natyrë, me hiking, me ekskursione të ndryshme. Kjo është e vetmja mënyrë se si i garantojmë të ardhme kësaj zone.
Sipas kryebashkiakut Veliaj, ky ishte një investim i munguar prej vitesh dhe që i shërben 800 banorëve të këtij fshati. ora news
 
Super Lajm.
 
Qy qyyy bukur bukur.
Ajt ti gezojne.:)
 
Back
Top