Tirana ka rënë. Qajeni, mos e përqeshni !

LeVoyageur

Once upon a time...
Nga Artan Fuga

Po e përsëris : Tirana nuk bëhet më. Ka rënë.

Nuk e them sot, e kam thënë qysh në 2012, te ky libër.

Me rastin e 100 vjetorit të Pavarësisë.

Mos i kërkoni mjekut, t’i thotë atij që ka mbaruar se do të të shëroj. K

ëtë vetëm i Mënçuri i Nazaretit e bëri me Lazarin duke e ngritur së vdekuri.

Tirana na ka zënë poshtë të gjithëve.

Tjetër punë premtimet elektorale.

Ato janë për të mbledh vota.

Suksesi elektoral dhe suksesi urban janë dy gjëra të ndryshme.

Tani dëgjoj që meqë nuk paska vend për ndërtime në Tiranë, të zgjerohet me beton edhe më shumë drejt zonës për rreth.

Krimi kombëtar do të vazhdonte edhe më tej.

Tirana e rrëzuar ka vetëm tre mundësi ribërjeje :

Të rithemelohet në Dajt për një projekt 50 deri 100 vjeçar.

Të zbrazet gradualisht duke shpërndarë popullsinë në të gjithë vendin duke e urbanizuar atë. Pra kjo kërkon 50 vjet.

Mundësinë e tretë nuk po e them sepse nuk do ta uroja kurrë që punën tonë të keqe ta prishte natyra. Larg qoftë e mos o Zot.

Përndryshe në vend të gështenjave piqen gënjeshtra!
tema
tirana1-300x201.jpg
 
Titulli: Tirana ka rënë. Qajeni, mos e përqeshni !

Shqiperia nuk behet me! E ka thene dhe Konica dhe Noli shume vite para :p
 
Titulli: Tirana ka rënë. Qajeni, mos e përqeshni !

Fol per Tiranen tate ti, mos i fut te gjithe derrat me nje thes :p

Ne nga Durresi jetojme me shprese qe do behemi :)
 
Titulli: Tirana ka rënë. Qajeni, mos e përqeshni !

Ju po ju Durrsi kryeqyteti i Europes ca je tu fol Lol

Kur nuk shtyhet Tr mendo qytetet e tjera o Voy
 
Titulli: Tirana ka rënë. Qajeni, mos e përqeshni !

Ne nga Shkodra jemi rehat :p
 
Titulli: Tirana ka rënë. Qajeni, mos e përqeshni !

Ene un desha me ble nje shtepi ne Tir .

Po e le fare .
 
Titulli: Tirana ka rënë. Qajeni, mos e përqeshni !

Shyqyr do iki te pakten per 3 vjet:p
 
Titulli: Tirana ka rënë. Qajeni, mos e përqeshni !

Tirana ka ik per lesh....
 
Back
Top