Tirana, gati shpallja e emrave për Këshillin

eGo0sTyle

System Engineer
kqz-ankesat-300x185.jpg

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pritet të ndajë mandatet në Këshillin Bashkiak të Tiranës, ku koalicioni i djathtë ka fituar shumicën.Në përfundim të afatit treditor të ankimimit të rezultatit përfundimtar, administrata e KQZ-së ka bërë gati materialin, i cili do t’u shpërndahet anëtarëve të Komisionit dhe përfaqësuesve të partive. Pas një periudhe të gjatë në opozitë, Aleanca për Qytetarin, e kryesuar nga Partia Demokratike, ka mundur të sigurojë 28 vende në Parlamentin e Tiranës, nga 55 që janë gjithsej. Ndërsa Aleanca për të Ardhmen, e cila mori rreth 400 vota më pak se të djathtët, do të ketë 27 vende. Nisur nga filozofia se si u ndërtuan këto koalicione, Partia Demokratike ka ndarë numrin e këshilltarëve dhe me parti të tjera, duke marrë vetë 19 këshilltarë, e ndjekur nga Lëvizja Socialiste për Integrim me 5 këshilltarë, Partia për Drejtësi, Integrim dhe Unitet me 2 këshilltarë e më pas Partia Republikane dhe Partia e Legalitetit me nga një këshilltar secila. Ndërsa në koalicionin “Aleanca për të ardhmen”, PS ka marrë një numër më të madh këshilltarësh, 25, dhe dy parti përbërëse të këtij koalicioni, Demokracia Sociale dhe PSV ’91, kanë marrë nga një këshilltar. Partia Socialiste ka marrë në Tiranë 104 465 vota, ndërsa Partia Demokratike ka marrë 77 142 vota, por pa mundur të përcaktojë shumicën e Këshillit Bashkiak. Ndryshe nga zgjedhjet e shkuara, kur Lëvizja për Zhvillim Kombëtar e Dashamir Shehit kishte këshilltarë në Bashkinë e Tiranës, në zgjedhjet e 8 majit, dhe pse ka marrë 3675 vota, për shkak se është jashtë koalicioneve, nuk ka marrë asnjë këshilltar.
Lista e këshilltarëve të PD-së kryesohet nga Jorida Tabaku, e cila mban njëkohësisht edhe postin e zv.ministres së Integrimit. Në përbërje të kësaj liste janë edhe këshilltarja e Kryeministrit, Suzana Guxholli, përfaqësuesi ligjor i PD-së në KQZ, Njazi Kosovrasti, zv.ministri i Brendshëm, Ferdinand Poni, ish-futbollisti dhe trajneri i njohur i Tiranës, Sulejman Mema, rektori i Universitetit të Tiranës, Dhori Kule etj. Ndërsa Partia Socialiste, e cila ka gjashtë këshilltarë më shumë se PD-ja, ka në listën e saj ish-zv.ministren Ardiana Berberi, shkrimtarin Kiço Blushi, përfaqësuesin ligjor në KQZ, Eridian Salianji etj. E përbashkëta e listave të dy partive të mëdha janë përfshirja e përfaqësuesve të tyre në KQZ dhe drejtuesve të gazetave zyrtare të PS-së dhe PD-së.
Ndarja e mandateve
Aleanca për Qytetarin 28 këshilltarë
PD
Jorida Tabaku
Ferdinant Poni
Suzana Guxholli
Gëzim Karapici
Niazi Kosovrasti
Dhori Kule
Jul Bushati
Eneida Guria
i poshter Nuredini
Besnik Aliaj
Jera Kruja
Zamir Ndroqi
Akli Fundo
Sulejman Mema
Enkelejda Sallaku
Bledi Kasmi
Murat Basha
Ariana Bekteshi
Vejsel Rizvanolli
LSI
Shezai Rrokaj
Edmond Panariti
Iris Zaimi
Endrit Brahimllari
Viron Bezhani
PDIU
Tahir Muhedini
Arian اuko
PR
Maksim Begeja
PLL
Agim Kraja
Aleanca për të Ardhmen 27 këshilltarë
PS
Mimoza Hafizi
Tritan Kalo
Kristaq Blushi
Ardiana Berberi
Ervin Bushati
Lorenc Vangjeli
Arbian Mazniku
Aldrin Dalipi
Gerta Lubonja
Shpëtim Cami
Fatbardha Barjaba
Genti Gazheli
Juliana Hoxha
Mehmet Hasanlami
Alketa Hila
Valbona Tahiraja (Doçi)
Petrit Ago
Hari Mulla
Eridian Salianji
Andrea Marto
Megi Ajtyresa
Ylli اano
Vjola Sterjo
Xhevdet Kaçani
Suzana Hakrama
PDS
Florian Pullazi
PSV ’91
Enver Reçi
Ngjela: Populli do përgjigjet me forcë
Aleati i Partisë Socialiste, kreu i Partisë Drejtësi dhe Ligj, Spartak Ngjela, paralajmëroi dje se nëse Gjykata lë në fuqi padrejtësinë e KQZ-së, populli do të reagojë me forcë. “Gjithmonë kanë qenë gjykatat ato që kur kanë dhënë drejtësi, kanë shpëtuar shoqërinë nga trazirat shoqërore. Dy janë rrugët sipas nesh. E para që të japë drejtësi, duke i konsideruar të pavlefshme votimet e Tiranës aty ku numri i votave është më i madh se numri i votuesve. ثshtë matricë normale që korrespondon në të gjitha vendet demokratike, kudo në Perëndim. Rasti i dytë është nëse Gjykata do ta çojë deri në fund marrëzinë e Saliut. Atëherë populli do të vendosë drejtësinë. Populli e ka rrëzuar me vota dhe nuk mund ta mbash dot me dhunë. Kur një qeveri është rrëzuar me vota, nuk mund ta mbajë dot popullin me dhunë, sepse populli i përgjigjet dhunës me forcë”, u shpreh Ngjela gjatë një deklarate për mediat.

Panorama.
 
Back
Top