Tirana dhe merimanga e droguar

Guest2

Antarë i Respektuar
Dje pasdite, për të përshkuar me makinë rrugën nga një pikë brenda Tiranës për në shtëpinë time, që rëndom e kam kryer për 10 -15 minuta, m’u deshën 45 minuta. U gjenda në mes të një lumi makinash që ecte me shpejtësinë e breshkës. I shikoja shoferët dhe pasagjerët të strukur secili në makinën e tij, duke thithur tym karburanti pa fund me detyrim dhe përcaktim. Ishte mbrëmje dhe të gjithë mezi prisnin të mbërrinin në shtëpi të lodhur pas pune. Jam i bindur se, ashtu si unë, të gjithë turfullonin me vete për shkakun e kësaj pengese dhe stresi që u shtohet streseve dhe pengesave që shoqërojnë ditën e shqiptarëve në këtë vend, ku duket se çdo hap i njërit është pengesë e tjetrit.

Të vinte të mendoje për një çast se të gjithë ata njerëz në atë lumë makinash, sikur të bëheshin bashkë, të zbrisnin nga makinat e tyre, mund të bënin çudira. Për shembull, mund t’i flaknin tej pengesat prej llamarine me të cilat ua kanë bllokuar rrethrrotullimin e qendrës pa i pyetur, për ta kthyer në një shesh pedonal absurd, e t’u japin kështu një mësim këtyre maskarenjve që as nuk i provojnë këto mundime, sepse ua hapin rrugën me eskorta arrogante e të dhunshme. Por jo. Në atë ecje prej breshke ndihej edhe një nënshtrim i madh ndaj fatit. Ashtu si kanë duruar që maskarenjtë t’ua kthejnë qytetin nga këmbësorësh në qytet makinash, duke ua bërë trotuaret vetëm gjysmë metri, tani u duhet të durojnë kur u thonë “nuk na qethet për makinat, ecni më këmbë!” Më shumë se gjithçka te shoferët ndihej kujdesi se mos i gërvishtje makinën tjetrit – se atëherë do të bëhej nami, – se dihet se për një makinë të gërvishtur shqiptarët janë gati të ulërasin pa fund, paçka se mund të ecin me vite pa bërë zë në rrugë gjithë gropa që ua bën copë makinat apo në situata si kjo që po përshkruaj. Në fakt, ecja me makinë ndaras nga njëri-tjetri në kushtet e ditës së mbrëmshme është ndoshta metafora më e goditur e ecjes së shqiptarit këta 25 vjet. اdo shofer kujdeset vetëm që t’i hapë rrugën ndonjë më të forti e se si t’ia hedhë ndonjë më të ngathëti që ka përpara, për ta kaluar, por kurrsesi për të ndërtuar rrugë ku të gjithë të ndihen mirë e të respektuar. Secili ecën në trajektoren e vet absurde, dhe pa lidhje me tjetrin. ثshtë ecja në rrjetën e merimangës së droguar.

ا’është kjo merimanga e droguar dhe ç’lidhje ka me Tiranën? – do të pyesë lexuesi që ka parë titullin e këtij shkrimi. Ja, po e shpjegoj. Më së pari dua të them se nuk është gjetje e imja. Diku e kam lexuar, apo ma kanë treguar, shumë kohë më parë dhe i kërkoj ndjesë autorit që nuk ia kujtoj emrin. Më duket se është holandez, apo gjerman.

Sipas autorit, Tirana është projektuar nga urbanistët italianë mbi konceptin e rrjetës së merimangës. Në fakt, po ta shikosh planimetrinë e vjetër të Tiranës, ajo i shëmbëllen vërtet një rrjete merimange. Nga qendra, ku fillon rrjeta, dalin vertikalet më të trasha, si Rruga e Kavajës, Rruga e Durrësit (të cilat janë projektuar që të dyja që të shohin simbolet e qytetit, Xhaminë e Et’hem Beut dhe Kullën e Sahatit), dy bulevardet, Rruga e Dibrës, rruga midis Pallatit të Kulturës dhe Xhamisë, të cilat, pastaj, përshkohen e lidhen me tërthoret më të holla në formë unazash koncentrike, të cilat, nga ana e tyre, lidhen me kapilarët, rrugicat.

Sipas studiuesve, rrjeta e merimangës e ndërtuar kështu ka nacionalitetin e vet, sepse evolucioni i ka mësuar merimangës se kjo është mënyra më e shkurtër dhe më efikase për t’u ndërtuar një rrjetë, duke nisur nga qendra e duke u zgjeruar. Mirëpo, çfarë kanë bërë shkencëtarët? – gjithmonë sipas autorit holandez apo gjerman. Ata kanë marrë një merimangë dhe i kanë dhënë të marrë pak drogë. A e dini çfarë ka ndodhur? Merimanga nuk e ka humbur instinktin për të ndërtuar rrjetën, që është edhe mënyra e saj e mbijetesës, por, në vend të rrjetës racionale funksionale, ka ndërtuar një rrjetë të çmendur, kaotike dhe jofunksionale.

Besoj se lexuesi, veçanërisht banorët e Tiranës, tani e kuptojnë se ku e kam fjalën. Tirana e projektuar sipas një urbanistike për të qenë, nga pikëpamja e sistemit rrugor, e ngjashme me rrjetën e merimangës, ka kaq kohë që ka rënë në duart e një merimange të droguar nga pushteti dhe nga paraja. Rezultatin e provon çdokush, përveç merimangës që vazhdon të punojë e droguar. Rrjeta është bërë e po bëhet gjithnjë e më kaotike, më e çmendur, e më jofunksionale.

Sigurisht kjo është një metaforë dhe si çdo metaforë ka edhe kufizimet e veta. Merimanga e droguar me një rrjetë të çmendur jofunksionale ngordh. Ose e zhdroguar fillon ndërton një rrjetë tjetër. Po ne çfarë do të bëjmë kur shohim se kjo e jona nuk jeton dot pa drogë? Do të ngordhim së bashku me të, apo do të gjejmë rrugë për ta shpëtuar qytetin (dhe gjithë Shqipërinë) nga kthimi në një rrjetë të çmendur dhe vrastare merimangash të droguara?
Fatos Lubonja
 
Titulli: Tirana dhe merimanga e droguar

Trafiku i tiranes eshte nje katastrof,urbanistika e saj eshte per faqe te zeze.
Nje grusht njerzish jane akoma,dhe ben 40 minuta nga zogu i zi ne qender.
Imagjino neser pasneser kur te zgjerohet akoma me teper,sepse si cdo metropol ka dyndje te her-pas hershme njerzish qe kerkojne nje mundesi jetese me afer ketyre qendrave.
 
Titulli: Tirana dhe merimanga e droguar

Trafiku i tiranes eshte nje katastrof,urbanistika e saj eshte per faqe te zeze.
Nje grusht njerzish jane akoma,dhe ben 40 minuta nga zogu i zi ne qender.
Imagjino neser pasneser kur te zgjerohet akoma me teper,sepse si cdo metropol ka dyndje te her-pas hershme njerzish qe kerkojne nje mundesi jetese me afer ketyre qendrave.

Qeke ne Tirane ti?
Prandaj i urrej festat...prandaj i urrej oraret e pikut sepse me duhet 1 ore te iki ne shpi kur mbaroj punen...rrezik per 10 min iki ne durres se tirane!
 
Titulli: Tirana dhe merimanga e droguar

Qeke ne Tirane ti?
Prandaj i urrej festat...prandaj i urrej oraret e pikut sepse me duhet 1 ore te iki ne shpi kur mbaroj punen...rrezik per 10 min iki ne durres se tirane!

Jo,s"jam! Por sa here qe me ka rastise ,sidomos para festash nje katastrof e vertete.
 
Titulli: Tirana dhe merimanga e droguar

Trafiku ne tirane eshte shume i renduar,dhe i c'orjentuar.te bie me mire te ecesh ne kembe,se sa te ecesh me makine.
 
Back
Top