Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Time: "Dhimbjet në rritje të Kosovës"

"Time"

Shteti më i ri në botë mund ta ketë flamurin e vet, himnin kombëtar dhe pasaportat, por optimizmi është duke rënë, dy vjet që kur Kosova shpalli pavarësinë nga Serbia.

Deri më tash, Kosova është njohur vetëm nga një e treta a vendeve anëtare të Kombeve të Bashkuara, për shkak të shqetësimeve mbi ligjshmërinë e ndarjes nga Serbia, në kohën kur negociatat e mbështetura nga OKB-ja mbi statusin final, vazhdonin ende.

Kosovarët kanë nevojë për viza për të udhëtuar kudo në botë, përveç në katër shtete; madje, edhe afganët e somalezët kanë më shumë liri lëvizjeje. Dhe, përkundër dashurisë që ky vend ndjen për Perëndimin, investimet nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian kanë qenë të pakta.

Mbi të gjitha, ka ende telashe përpara. Në muajt e ardhshëm, ky vend i vogël do të mund të bëhej një test për Bashkimin Evropian, në kohën kur Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë jep mendimin mbi ligjshmërinë e deklaratës së pavarësisë.

Statusi i Kosovës nuk ka gjasë të ndryshojë, pavarësisht nga verdikti, i cili nuk do të ketë detyrime ligjore dhe nuk do të kërkojë nga vendet që e kanë njohur Kosovën, ta kthejnë prapa vendimin e tyre.

Por, një vendim kundër Kosovës do të mund t’i ndihmonte Serbisë në përpjekjet e saj për të rivendosur kontrollin mbi këtë shtet. Një grup vendesh perëndimore që kanë negociuar fundin e luftës – Britania, Franca, Gjermania, Italia dhe Shtetet e Bashkuara – shqetësohen nga rikthimi i jostabilitetit në Ballkan dhe së fundi ia kanë tërhequr vërejtjen Serbisë që të përmbahet nga çfarëdo “veprimi avanturier”.

Që Kosova të mund t’ia dëshmojë Evropës se meriton mbështetjen e vazhdueshme politike, ajo duhet që seriozisht të merret me një sërë problemesh: korrupsionin endemik, sundimin e dobët të ligjit, krimin e organizuar, kontrabandimin e drogave dhe naftës, pavarësinë dhe lista vazhdon.

Megjithatë, ka disa shenja se gjërat po ndryshojnë. Hasan Preteni, drejtor i Agjencisë Kundër Korrupsionit, thotë se zyra e tij ka dërguar 168 raste në prokurori në tri vjetët e kaluar, por një numër i vogël prej tyre ka rezultuar me dënime.

Tani, megjithatë, misioni ndërkombëtar për sundimin e ligjit duket se po thyen akullin, duke rikujtuar bastisjet që EULEX-i ka bërë në Ministrinë e Transportit dhe Telekomunikacionit, të udhëheqëur nga Fatmir Limaj.

Sidoqoftë, ekziston një ndjenjë normalizimi në rrugët e Prishtinës këto ditë. Të rinj që shoqërohen nëpër kafiteritë e panumërta të këtij qyteti, nëpër rrugët e mbushura përplot me modën e fundit italiane e syze dielli dhe duke kënduar këngë shqiptare nëpër lokale të ndryshme.

Dhe, megjithëqë Kosova ende nuk e ka kodin e vet ndërkombëtar dhe domain adresën në Internet, kosovarët janë të varur nga celularët e tyre dhe laptopët.

Për ta përçuar këtë pamje në botë, qeveria ka angazhuar kompaninë “Saatchi and Saatchi” për të krijuar një imazh të ri për Kosovën, qytetarët e së cilës shpresojnë se Evropa do të fillojë ta kuptojë këtë mesazh.
 

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back