Kresha
A pretty face can never trick me
Ti nuk më kupton...?
Shpeshherë gjendemi të paaftë për të bindur dikë rreth asaj që ndjejmë për të, rreth një emocioni të caktuar, rreth ndjenjave tona, rreth gjendjes tonë shpirtërore dhe emocionale.
Kjo shkakton dhimbje të llojit të vet, shkakton vuajtje ngase ndjehemi të gjymt, të mangët. E mangësia çdoherë shkakton dhimbje.
Një dhimbje të tillë e përshkruan edhe shkrimtari i njohur italian, Franz Kafka, derisa i shkruan Elenes, të dashurës së tij. Ai ndër të tjera i thotë: E kam të vështirë të bind botën, të bind njerëzit, te të bind ty se çfarë ndjejë dhe se si ndjehem. Një gjë të tillë e kam të vështirë që ta bëjë edhe me vetveten.
E sa shpesh na ndodhë që nga paaftësia jonë për të bindur tjetrin rreth ndjenjave tona të dyshojmë edhe në vetveten tonë. E këtu fillon konflikti i madh.
Këtu fillon beteja mes zemrës edhe mendjes, ku zemra mundohet të bind mendjen përtej gjuhës së argumentit. E mendja nuk njeh emocione, ajo i referohet vetëm logjikës dhe gjuhës së fakteve andaj edhe nuk pranon asgjë që i vije nga shpirti.
Të ngjashëm janë edhe njerëzit, nëse ata i japin përparësi mendjes nuk do jenë në gjendje të kuptojnë atë që buron nga zemra. E nuk ka mendje që flet me emocione. Andaj, shpeshherë dalim aq qesharak dhe aq të pakuptimtë para tjerëve saqë na bënë të dyshojmë edhe në vetveten tonë.
Të mbash ndjenjat përbrenda vetës është një vuajtje e llojit të vet. Kjo ngjason me bombol të gazit e cila ka një orë të kurdisur dhe që në çdo moment pritet të shpërthejë.
E nëse një paaftësi e tillë e ka gjunjëzuar një shkrimtarë si Kafka atëherë një paaftësi e tillë neve do na shpie drejt varrit.
Fjalët që dalin nga zemra janë si shigjetë që godasin në zemër.
Kështu që njeriu është i obliguar që të bëjë dallimin, gjatë bashkëbisedimit, mes fjalëve që janë nga mendja dhe nga zemra. E të mundohet që të flas me të njëjtën gjuhë që është duke folur edhe bashkëbiseduesi i tij.