Bilderberg
Anëtar i ri
T’i Mbrojmë Interesat Tona!
Për të na respektuar të tjerët duhet ta respektojmë së pari vetveten. Kjo vlen edhe në ekonomi. Në qoftë se duam që të tjerët t'i respektojnë produktet kosovare, atëherë duhet që së pari ne t'i respektojmë ato
Nga Shpend Ahmeti më 29.01.2009 në ora 13:00
Para disa javësh e shkrova një parashikim se Kosova nuk do t'i bllokonte mallrat e Serbisë. Parashikimi nuk ishte vështirë të bëhej, duke u nisur nga përvoja e sjelljes së autoriteteve kosovare që nga shpallja e pavarësisë. Megjithatë, sot jam shumë i dëshpëruar që ai parashikim doli i saktë. Që nga 3 dhjetori, Serbia dhe Bosnja kanë bllokuar mallrat kosovare, për shkak se po përdoren vulat e reja, në të cilat shkruan Doganat e Kosovës e jo Doganat e UNMIK-ut. Edhe pse më 4 dhjetor u kërcënuam se si kundërpërgjigje do ta bënim të njëjtën gjë, prapëseprapë atë nuk e bëmë.
Gjatë fundjavës së kaluar morëm edhe një goditje nga ana procedurale. Pas kërkesës që Ministria e Tregtisë dhe Industrisë i kishte bërë Malit të Zi (kryesuesit të CEFTA-s nga 1 janari) për takim të jashtëzakonshëm të këtij institucioni për të diskutuar bllokimin e mallrave nga ana e Serbisë dhe Bosnjës, erdhi përgjigja negative për mbajtjen e këtij takimi nga Podgorica. Si arsyetim u tha se shtetet e CEFTA-s kanë nënshkruar këtë marrëveshje me UNMIK-un, prandaj edhe kërkesa duhet të vijë nga UNMIK-u.
Të gjithë vrapuam ta shajmë Malin e Zi për tradhti, për mbajtje të anës drejt Serbisë etj. Mali i Zi e ka pasur mundësinë që kërkesën ta interpretojë ndryshe, sepse edhe Ministri Zharku është anëtar i Komisionit të përbashkët, por ja që Mali i Zi e zgjodhi interpretimin konvencional: UNMIK-u dhe vetëm UNMIK-u. Faji nuk është edhe krejt te Mali i Zi.
Jo vetëm në CEFTA por edhe në marrëveshjet e tjera regjionale Kosova e ka po të njëjtin problem, marrëveshjet janë nënshkruar nga UNMIK-u në emër të Kosovës. Shtetet si Serbia dhe Bosnja, për shkak se nuk e njohin shtetin e Kosovës, nuk i njohin as institucionet e Kosovës si përfaqësuese të Kosovës.
Kushtetuta është e qartë duke specifikuar se përgjegjësitë transferohen tek institucionet e Kosovës. Tani është vetëm një vendim që Qeveria e Kosovës duhet ta marrë karshi këtyre marrëveshjeve: ose të insistojë që institucionet e Kosovës të jenë përfaqësueset e vetme të shtetit të Kosovës, duke e rrezikuar edhe daljen nga këto marrëveshje, ose të kërkojë nga UNMIK-u që ta përfaqësojë.
Për hir të pavarësisë që e kemi shpallur më 17 shkurt 2008 lus autoritetet kosovare që të insistojmë në përfaqësim. Provuam edhe me anë procedurale por ja që dështuam. Tani vendimin nuk mund ta shtyjmë dhe si rezultat të tallen të gjithë me ne.
Në qoftë se e zgjedhim rrugën e përfaqësimit përmes institucioneve tona, në CEFTA na mbetet vetëm një zgjidhje. T'i bllokojmë mallrat! Edhe në qoftë se rrezikojmë daljen. Në qoftë se CEFTA nuk e njeh shtetin legjitim të Kosovës, atëherë nuk ka arsye politike që të qëndrojmë në të. Mund të kemi marrëveshje bilaterale të tregtisë së lirë me shtetet që e duan këtë dhe të presim ndryshimin e politikës që të jemi prapë anëtarë në CEFTA.
II Uji i Kosovës
Për të na respektuar të tjerët duhet ta respektojmë së pari vetveten. Kjo vlen edhe në ekonomi. Në qoftë se duam që të tjerët t'i respektojnë produktet kosovare, atëherë duhet që së pari ne t'i respektojmë ato.
Para dhjetë ditësh, në një vizitë Kosovës, qëndroi Zv. Ndihmësi i Sekretarit Amerikan të Shtetit për Europë – Stuart Jones. Në lajmet e botuara nëpër media u treguan takimet që Z. Jones i pati me krerët e institucioneve shtetërore të vendit. U diskutuan temat të nxehta si gjithmonë, përfshirë EULEX-in, Gjykatën Ndërkombëtare e kështu me radhë. Në lajme u raportua mbi takimin në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Kosovës.
Në një fotografi të këtij takimi, të botuar në gazetën Express, vëmendjen ma mori një detal në tavolinë. Nuk e lexova më lajmin për ato që u diskutuan në takim, sepse edhe ashtu isha i bindur se asgjë e re nuk do të dilte nga ky takim. Në tavolinë ishte shërbyer ujë, i cili nuk ishte prodhim kosovar. Nuk po e them emrin e ujit, sepse ky nuk është artikull kundër atij uji, mirëpo nuk më erdh hiç mirë që nga më shumë se 10 prodhues të ujit kosovar, administrata jonë nuk e ka parë të udhës që mysafirët t'i shërbejë me njërin prej produkteve të tyre. Më pas, e bëra një hulumtim të shkurtër në internet dhe në fotografi të takimeve nga ministri të ndryshme nuk gjeta shumë pak ujë kosovar.
Jam mbështetës i fortë i ekonomisë së tregut dhe zgjedhjes së lirë. Kur një njeri shkon në restorant, ka të drejtë ta zgjedhë ujin që dëshiron ta pijë, sepse e paguan vetë. Poashtu mendoj që restoranti e ka lirinë të zgjedhë se çfarë uji shet. Në këtë rast edhe ata që duan të bëhen nacionalistë ekonomikë i respektoj me të njëjtin parim, të së drejtës për të zgjedhur. Prandaj edhe kur nëpër supermarkete e kam vështirë t'i gjej produktet kosovare, të cilat radhiten nëpër rafte të fshehura, nuk ua zë për të madhe shumë. Në restorante ende uji primar është uji i huaj, sepse "po i preferojnë myshterinjtë". E në anën tjetër, myshterinjtë ankohen se nuk kanë zgjedhje të ujit kosovar dhe faji si gjithmonë mbetet jetim.
Mund ta kuptoj deri diku restorantin që për një arsye apo tjetër nuk shet ujë vendor. E kuptoj deri diku edhe konsumatorin, i cili e zgjedh ujin që e paguan. Megjithatë, institucionet tona shtetërore kanë rol tjetër, të promovimit të ekonomisë kosovare, edukimit të popullatës dhe vënies së shembujve për të tjerët.
Në duhet ta kuptojmë se promovimi i produkteve vendore nuk ka të bëjë me nacionalizëm por më racionalizëm ekonomik, pasi që përfitimet janë të shumëfishta. Kur promovohet një produkt vendor, kompania vendore shet më shumë, krijon më shumë vende të punës, krijon rroga më shumë, të cilat prapë kthehen në një mënyrë apo tjetrën në konsum dhe investim, që shkakton rritje ekonomike. Prandaj, është shumë racionale që një supermarket në Kosovë në radhë të parë t'i vendosë produktet vendore, sepse në aspektin afatgjatë kjo krijon më shumë para për konsumatorët, që në fund prapë do t'i shpenzojnë ato para në supermarketet e njëjta. E njëjta vlen edhe për restorante. Megjithatë, kjo ende nuk ka ndodhur në Kosovë.
Prandaj këto fotografi janë brengosëse. Në vend të edukimit, në takime të larta kurtoazike shërbehet uji i huaj. Po të ishte ndonjë produkt tjetër, arsyetimi që ne nuk prodhojmë aso lloj produkte do të mund të ishte i drejtë, por për ujin nuk ka arsyetim, pasi që kemi zgjedhje të larmishme me kualitet të lartë. Mirëpo, po të ishte edhe kualitet i nivelit "zhglë", ne do të duhej t'i promovonim ato. Kualiteti rritet me rritjen e investimeve. Nuk janë të rralla rastet kur pikërisht produktet e shërbyera në këso lloj takimesh kanë qenë promovuese të investimeve të huaja.
Këto assesi nuk duhet të konsiderohen politika radikale. Kosova mbështetë tregtinë e lirë në parim dhe këtë e ka dëshmuar plotë herë. Poashtu promovimi i produkteve vendore është politikë normale. Si në CEFTA ashtu edhe tek uji, ne do të duheshim t'i mbrojmë interesat tone e jo të presim nga të tjerët që ta bëjnë atë për neve.
Gazeta Express