Ti e ke për detyrë që të jesh më e bukura në botë (FOTO)

Snow Hristina

Anëtar i Nderuar
Ajo është ish- Miss Bota, një aktore e suksesshme në Bollivud dhe e martuar me djalin e një prej yjeve më të dashur në Indi.

Ajo është bërë e famshme në mbarë botën me filmin e Hollivudit “Grua dhe Paragjykim” dhe Julia Roberts thotë se ajo është vërtet gruaja më e bukur në botë.

Falë kësaj fame Aishwarya Rai Bachchan është bërë një nga femrat më të adhuruara në Indi e madje edhe në botë. Por kjo famë ka koston e saj.

Që prej lindjes së vajzës së saj nëntorin e shkuar, Aishwarya Rai thotë se nuk e ka me nxitim që të humbasë kilet që ka shtuar gjatë shtatzanisë.

“Dua ta shijoj këtë periudhë,” thotë 38 vjeçarja.

Por mediat dhe opinioni publik janë tërbuar. Ata duan me çdo kusht që ajo të duket sërish e bukur. “ثshtë detyrimi që ke ndaj fansave që të rifitosh pamjen që kishe para shtatzanisë,” shkruan një media, e tërbuar me faktin se ajo është shëndoshur aq shumë sa i duken dy mjekra.

Të tjerë i thonë se duhet të mësojë nga yjet e tjerë si Victoria Beckham, të cilat pas shtatzanisë rikthehen në formë të shkëlqyer.

Kjo e gjitha ka nxitur një debat në vend, por edhe më tej për mënyrën se si e shohin femrën indianët. Një komentatore thotë se ajo është si perëndeshë, prandaj është ky debat.

ray.jpg

ray-2.jpgray-3.jpgray-4.jpg

/g/tema/
 
Last edited by a moderator:
Pe: Ti e ke për detyrë që të jesh më e bukura në botë (FOTO)

Me eshte edhe me simpatike se me pare ...Sa i dua ket njerezit qe jane "VIP" e se cajn koken per asgje :)
 
Titulli: Ti e ke për detyrë që të jesh më e bukura në botë (FOTO)

Kesaj pune i thone ta teholloshe pak Faqen per qejfin e dynjase :predru:
 
Titulli: Ti e ke për detyrë që të jesh më e bukura në botë (FOTO)

Mua me pelqen shume shume kjo, por jo sic eshte bere...
 
Femra me e bukur ne Bote, shpallet tradhetare e kombit ne Indi!!!

Ish-fituesja e “Miss Botes” dhe idhulli i me shume se nje miliarde indianeve, Aishwarya Rai perballet me akuzat se tradhetoi vendin e saj.


Images.jpg
Aishwarya Rai

Aktorja me e suksesshme dhe me e adhuruar e Hollivudit Indian, Rai eshte konsideruar per pothuajse dy dekada si simboli i bukurise se perkryer dhe eshte quajtur unanimisht si femra me e bukur ne bote.

Megjithate, pas lindjes se femijes se saj te dyte ne nentor, 38-vjeçarja ka fituar shume ne peshe, duke humbur hiret e dikurshme.
Images.jpg
Aishwarya Rai pas lindjes



Tashme obeze, Rai eshte vendosur ne akuze nga sektore te shumte te jetes publike indiane, qe e akuzojne se ka tradhetuar besimin e qindra milione bashkekombasve.

Sipas mediave indiane, gjashte muaj kohe ishin mjaftueshem per te per t’u dobesuar dhe humbur peshen e paslindjes, ndersa forma aktuale eshte e papranueshme.

”Ajo eshte bere e pasur dhe e adhuruar pasi indianet kane mbushur nder vite kinemate ne filmat ne te cilat ajo ka luajtur. Aishwayra nuk mund t’ua shperbleje keshtu njerezve qe e duan”, shkruate nje e perditshme ne vend.

Ne deklaratat e paslindjes, aktorja eshte shprehur se nuk e ka marre me ngut çeshtjen e dobesimit dhe se nuk e ndien veten te kompleksuar per peshen e tanishme. Megjithate, nje deklarate e tille, per indianet, eshte nje tradheti kombetare.ikub.al
 

Attachments

  • Images.jpg
    Images.jpg
    48.5 KB · Shikime: 0
  • Images.jpg
    Images.jpg
    71.9 KB · Shikime: 0
Titulli: Femra me e bukur ne Bote, shpallet tradhetare e kombit ne Indi!!!

O Ida dje e kena konsumu kete lajmin moj :biciklete:megjithese nusja duket shekshi me bebushin :zogmelule
 
Pe: Femra me e bukur ne Bote, shpallet tradhetare e kombit ne Indi!!!

duhet te dobsohet..:)..gjynah nje femer e till te behet si lop..:)..
Lindi femijen kaluan ca muaj tani diet,,:p
 
Pe: Femra me e bukur ne Bote, shpallet tradhetare e kombit ne Indi!!!

cit. Aishwayra nuk mund t’ua shperbleje keshtu njerezve qe e duan


ahahahaha duket dashuria e madhe qe ndjejn per te tani qe u be nene
 
Titulli: Femra me e bukur ne Bote, shpallet tradhetare e kombit ne Indi!!!

çeshte ky muhabet mer lal !!!
 
Titulli: Femra me e bukur ne Bote, shpallet tradhetare e kombit ne Indi!!!

Koka bo per gjynah...:(

 
Titulli: Femra me e bukur ne Bote, shpallet tradhetare e kombit ne Indi!!!

Oh budallalleku s'ka brire. Njerez idiote qe ka kjo bote ncncncncc.
 
Titulli: Ti e ke për detyrë që të jesh më e bukura në botë (FOTO)

Per zoten me dhimsen kto yjet e hollivudit sepse jan te shtime per i cope torte chocollate LOL ... mire ja ben kjo te shijoj kete periudhe :) prap se prap eshte shum femer terheqese
 
Re: Ti e ke për detyrë që të jesh më e bukura në botë (FOTO)

Epo tani mire ekane gjithe ajo bukuri te shkoje dem.. sdo i bej keq nje muaj diete
 
Aishwarya Rai, femra më e bukur në botë

Aktorja nga India, Aishwarya Rai, është zgjedhur e para në një sondazh të realizuar enkas për të zgjedhur femrën më të bukur nga fytyrat e ekranit anekënd botës.




f1_13834-aishwarya-rai1357719666-629x320.jpg


Këngëtarja Beyonce ka zënë vendin e 19-të në këtë listë, përpara saj gjendet aktorja dhe këngëtarja Jennifer Lopez (18), pastaj modelja Alessandra Ambrosio (16’), aktorja Jessica Alba (15), modelja Candice Swanepoel (13) dhe aktorja Mila Kunis (11).


aishwarya-rai-2008-cannes-1.jpg

Në dhjetë vendet e para gjendet e dashura e Cristiano Ronaldos, modelja ruse Irina Shayk (9), pastaj aktorja Megan Fox (8), modelja Miranda Kerr (7) dhe aktorja turke Tuba Buyukustun (6) (e njohur për rolin e Filizit në serialin “Ihlamurlar Alt‎nda”).

aishwarya-rai-2008-cannes-1

E famshmja Angelina Jolie gjendet në vendin e katërt, ndërsa vendi i tretë i takon supermodeles Adriana Lima.

Aktorja turke Nurgul Yesilçay (e njohur e për rolin e Yasemin në serialin “Ask ve Ceza) është votuar e dyta, menjëherë prapa bukuroshes Aishwarya Rai. ina
 
Titulli: Aishwarya Rai, femra më e bukur në botë

Syte e buzet e kesaj.... Uf te bejne me zemer :)
 
Titulli: Aishwarya Rai, femra më e bukur në botë

Faqepetull lol

Mua me ka pelqyer gjithmone kjo :)
 
Pe: Ti e ke për detyrë që të jesh më e bukura në botë (FOTO)

E bukur eshte ske ci thua,sic themi ne : Zot me jep dy sy me e pa...
 
Titulli: Ti e ke për detyrë që të jesh më e bukura në botë (FOTO)

po sikur te isha e para ne liste ...do lija peng gjendjen time civile .do biresoja dhe nje femije per ta rritur.ah sikur .

AISHA mbetesh e bukur per syte tane, rikthehu ne vitet e rinise.ALOE VERA BEN MREKULLIRA ...
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top