Thyhet shtëpia e pronarit të "Tymit", i marrin kasafortën me 40 mijë euro

  • Hapësi i temës Hapësi i temës E3
  • Start date Start date

E3

Anëtar i Nderuar
V.I.P
TIRANE - Shtëpia e një biznesmeni është bërë pre e grabitësve mbrëmjen e së dielës, të cilët kanë përfituar nga fakti që në banesë nuk kishte njeri. Ata kanë arritur të rrëmbejnë kasafortën e biznesmenit Dilaver Reçi, ku sipas deklarimeve të tij në polici ndodheshin 40 mijë euro dhe 10 milionë lekë të vjetra. Ngjarja ka ndodhur tek apartamenti i pronarit të "Tymit", tek pallati me shigjeta në Tiranë. Burime zyrtare nga policia e Tiranës konfirmuan se persona që ende nuk janë identifikuar, kanë hyrë në banesën e 59-vjeçarit, Dilaver Reçi, duke shpërthyer portën kryesore. Të njëjtat burime, bazuar në deklarimet e biznesmenit të njohur të rrugës së Kavajës, pohuan se në kasafortën që Reçi kishte në shtëpi, ndodheshin 40 mijë euro dhe 10 milionë lekë të vjetra. Por nga verifikimi, rezultoi se edhe disa dokumente të rëndësishme pronësie dhe sende të tjera, po ashtu ishin zhdukur bashkë me kasafortën. Policia tha se denoncimi është bërë nga Dilaver Reçi dhe pas hetimeve në vendngjarje, rezultoi se kishin të bënin me një vjedhje me thyerje, në momentet kur në banesë nuk ka pasur njeri. Vetë pronari i dëmtuar i parave dhe dokumenteve të grabitura, tha se ai gjendej në lokalin e tij në momentet kur mendohet të ketë ndodhur ngjarja, gjatë orëve të mesditës. Banorët e pallatit të pyetur nga policia e komisariati numër dy, të Tiranës, thanë se nuk kishin dëgjuar zhurma, por policia shtoi se shumë prej familjeve në atë pallat gjatë kësaj periudhe ndodhen jashtë kryeqytetit me pushime. Policia bën të ditur se po bën përpjekje për të rënë në gjurmë të autorëve dhe kasafortën e vjedhur. Dyshimet e para të grupit hetimor janë hedhur mbi persona që e njohin nga afër biznesmenin e njohur të "Tymit", pasi kanë qenë mjaft preciz në veprimet e tyre dhe kishin të dhëna të sakta për banesën, kasafortën, si dhe shumën e parave që mund të ndodheshin aty. Ndërkohë policia ka shoqëruar disa të dyshuar për ngjarjen, por deri në orët e vona të mbrëmshme asnjë prej tyre nuk ka rezultuar të jetë autor i ngjarjes. Dyshohet se në grabitje të kenë marrë pjesë më shumë se dy persona
*panorama*
 
Back
Top