'Thyhet' burgu i Drenovës, njëri kapet, 6 ende të lire

BoOoMBaStiCk

Il Silenzio
V.I.P
Rojet: Kishin 4 pistoleta, na kercënuan

76569_4.jpg


KORCE - Arratisen në mënyrë spektakolare 7 të dënuar nga Burgu i Sigurisë së Lartë të Drenovës në Korçë. Ngjarja e rëndë, e cila ka ngritur në këmbë Policinë e Shtetit ka ndodhur rreth orës 19:00, kur të burgosurit do të shkonin në sallën e ngrënies.

Burime zyrtare nga policia e Korçës, por edhe nga burgu bënë me dije se Admir Tafili (i akuzuar për vrasjen e komisarit të policisë, Arben Zylyftari) si dhe Fran Pal Marashi, Gëzim Gjergj Guri, Gëzim Ndue Toma, Reiz Namik Haxhiraj, Eduard Kujtim Lula dhe Artur Demir Gora nën kërcënimin e armëve kanë çarmatosur gardianët, kanë qëlluar me breshëri kallashnikovi për mosafrimin e rojeve dhe më pas kanë ikur nga institucioni i vuajtjes së dënimit.

Mësohet se 7 të burgosurit kanë marrë dënime të rënda nga drejtësia, ndërsa katër prej tyre me burgim të përjetshëm. Arratisja e 7 të burgosurve me rrezikshmëri të lartë shoqërore ka bërë që forca të shumta policore të vihen në ndjekje të tyre. Ndërkohë që në ndihmë të policisë së Korçës kanë shkuar forcat speciale nga Tirana, RENEA dhe FNSH.

Burimet e mësipërme pohuan se janë ngritur patrulla në të gjitha akset rrugore të Korçës, Pogradecit, Librazhdit, Elbasanit etj. Vetëm katër orë pas ngjarjes, policia arrestoi Artur Goran, i cili u kap teksa udhëtonte me një automjet tip "Ford" të shërbimit taksi në aksin Korçë-Kapshticë. Nga ana tjetër, policia dhe Prokuroria e Korçës kanë nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes. Mbrëmë në orët e vona janë marrë në pyetje drejtuesit dhe të gjithë punonjësit e burgut të Drenovës.

GRUAJA E Tث DثNUARIT: S’ISHTE PJESث E PLANIT, PثRFITOI PثR Tث TAKUAR NثNثN E SثMURث

76588_1.jpg


Ora 11:23 - Refuzimi i lejes për të takuar nënën e sëmurë e ka detyruar të dënuarin Artur Gora të përfitojë nga plani i organizuar nga të burgosurit e tjerë, për tu arratisur nga burgu. Kështu deklarojnë familjarët e Artur Goras, i cili u kap nga policia mbrëmjen e djeshme, pak orë pas arratisjes nga burgu i Drenovës.

Bashkëshortja e tij Tina Gora, e kontaktuar nga gazetarja e “News24” Enkelejda Skenderasi, deklaroi se Arturi kishte bërë kërkesë për të vizituar familjen, pasi nëna e tij është tepër e sëmurë, por autoritetet ja kishin mohuar lejen.

Tina Gora shprehet e bindur se bashkëshorti i saj nuk ka lidhje me planin e arratisjes. “Arturi nuk ka lidhje me arratinë. Lajmin se ai ishte arratisur e mësuam në televizor.”- deklaroi ajo.

VAZHDON KثRKIMI I Tث ARRATISURVE NGA BURGU I DRENOVثS
Ora 11:15
: Policia e Shtetit dhe forcat speciale RENEA dhe FNSH, vazhdojnë kërkimet për 6 nga 7 të arratisurit mbrëmjen e së shtunës nga burgu i sigurisë së lartë në Drenovë të Korçës.
Drejtori i Policisë së Korçës, Edmond Takaj, konfirmon se të gjitha komisariatet kanë qenë në lëvizje dhe se është organizuar një operacion 2 shtetësie për kapjen e të arratisurve.

Menjëherë pas ngjarjes Policia e Shtetit është vënë në alarm, për vetë rrezikun që përbënin të burgosurit e për më tepër fakti i të qenit të armatosur. Ndërkohë që në ndihmë të policisë së Korçës janë bashkuar edhe forcat speciale nga Tirana, RENEA dhe FNSH, të cilat janë drejtuar drejt Korçës, Pogradecit e Elbasanit.

Patrulla të shumta policie dhe postblloqe janë ngritur në të gjitha akset nacionale dhe në pikat kufitare duke bashkëpunuar me Policinë Kufitare atë Greke dhe Maqedonase, për të shmangur daljen jashtë kufijve të të dënuarve.

ROJET: JEMI KثRCثNUAR ME JETث NGA Tث ARRATISURIT ME 4 PISTOLETA

76589_1.jpg


Ora 11:00: Rojet e burgut kanë zbardhur detaje të tjera rreth arratisjes së të dënuarve në Drenovë. Sipas rojeve, të dënuarit kishin me vete katër pistoleta, të cilat janë futur nga jashtë mjediseve të burgut.

Rojet kanë deklaruar se të arratisurit i kanë kërcënuar me jetë dhe më pas kanë dalë nga ambientet e burgut. Rojet dyshojnë se pistoletat mbaheshin të fshehura në dhomën e Admir Tafilit.

ARTUR GORE: NUK JAM PJESث E SKENARIT, THJESHT KAM PثRFITUAR
Ora 10:00 -
Zbardhet dëshmia e të dënuarit Artur Gora, i cili u kap pak orë pas arratisjes nga burgu i Drenovës. I dënuari deklaroi në polici se nuk kishte qenë pjesë e planit të arratisjes, por kishte përfituar nga skenari i përgatitur nga të burgosurit e tjerë, për të takuar nënën e tij të sëmurë.

Gore mohoi të kishte patur dijeni për detaje të planit, apo rrugën që do të ndiqnin të arratisurit, pasi me të dalë nga burgu ai kishte mbetur vetëm dhe kishte marrë një taksi për të shkuar drejt Pojanit, ku jeton familja e tij.
“Nuk kam pasur në plan arratisjen. Nuk jam pjesë e skenarit, thjesht kam përfituar. Pasi dolën 6 të dënuarit e tjerë dola edhe unë.”- deklaroi Gora.

SHOQثROHEN DY PERSONA, DYSHOHET SE NDIHMUAN Tث ARRATISURIT
Ora 08:43 -
Policia në Elbasan ndaloi dy të rinj, që dyshohet se kanë ndihmuar katër prej të arratisurve për tu larguar nga Korça. Dy të rinjtë nga Shkodra, që mendohet se kanë lidhje me të dënuarin Admir Tafili, janë dërguar në Drejtorinë e Policisë së Korçës ku po merren në pyetje.

POLICIA: 5000 EURO PثR KثDO Qث JEP INFORMACION PثR Tث ARRATISURIT
Ora 08:37 -
Policia e shtetit ka vendosur të shpërblejë me 5 mijë euro personat që kanë informacione të vlefshme për vendndodhjen e çdo të arratisuri nga burgu i Drenovës në Korçë.

GJENDEN Tث BRAKTISURA 2 MAKINAT E ARRATISJES
Ora 07:44
Policia e Shtetit ka gjetur të braktisura dy automjetet që dyshohet se janë përdorur nga të dënuarit për tu arratisur nga burgu. Në fshatin Ravonik të Korçës është gjetur makina e kryeplakut të fshatit Qatrom, Myfit Ustalli, ndërsa në Pogradec është gjetur edhe makina tjetër tip “Passat”, me të cilën dyshohet se udhëtonin 4 prej të dënuarve.

Automjeti i kryeplakut Ustalli u gjet vetëm 1 km larg vendit ku u krye grabitja. Mbrëmjen e djeshme kryeplaku tregoi në “News24”, mënyrën se si dy të rinj të armatosur e kishin ndalur në rrugë.

“Kthehesha nga Drenova, kujtova se ishte patrullë policie, ndalova për respekt. Nuk na kërcënuan, ata na thanë zbrit, morën makinën dhe ikën. Njëri kishte armë, kallash më duket.”- deklaroi kryeplaku Ustalli.

SKEMA E ARRATISJES

76581_3.jpg


Shtatë emrat e njohur të botës së krimit mendohet se prej kohësh kanë përgatitur planin e arratisjes. Fakti që ata kanë qenë dhe në dy qeli ngjitur me njëra-tjetrën i ka ndihmuar. Burime të besueshme sqaruan se dyshohet që Admir Tafili dhe shokët e tij fillimisht kanë siguruar armët nga jashtë burgut. Më pas ata kanë prishur kamerat e sigurisë në sektorin ku ndodhen të burgosurit me dënime kapitale si dhe kanë shkëputur linjën telefonike. Mbrëmë, kur të burgosurit do të dilnin për të ngrënë bukë, Tafili, Marashi, Guri, Toma, Haxhiraj, Lula dhe Gora kanë dalë të gjithë bashkë korridorin e këtij sektori, i cili ndodhet në katin e dytë të burgut. Shtatë të "fortët" kanë kërcënuar me armë rojet që të hapin dyert dhe t'i lejonin që të dilnin jashtë. Mësohet se rojet e këtij sektori nuk janë të armatosur dhe dyshimet e forta bien mbi faktin që armët e zjarrit të jenë futur nga jashtë. Pasi kanë zbritur në sektorin tjetër në katin e parë të burgut, nën kërcënimin e armëve ata kanë mundur të çarmatosin rojet e sigurisë dhe t'u marrin armët. Më pas të shtatë të dënuarit kanë mundur të dalin në oborr (tek porta e jashtme e burgut) nga tuneli ku hyjnë makinat e të burgosurve. Ata kanë qëlluar me breshëri plumbash dhe më pas kanë dalë në rrugën nacionale Korçë-Ersekë, që ndodhet 500 metra larg Burgut të Drenovës. Burimet e mësipërme pohuan se 7 të dënuarit kanë ikur në drejtime të ndryshme me makina të rastit. Dy prej tyre kanë marrë me forcë makinën tip "Benz" me targë KO 03 87 B, me të cilën udhëtonte kryeplaku i fshatit Qatrom, Myfti Ustalli dhe djali i tij.//Balkanweb

Ja kush janë 6 të arratisurit nga burgu i Drenovës

154811.jpg

Admir Bahri Tafili

154813.jpg

Eduard Kujtim Lula

154814.jpg

Fran Pal Marashi

154815.jpg

Gëzim Gjergj Guri

154816.jpg

Gëzim Ndue Toma

154817.jpg

Reiz Namik Haxhiraj

154812.jpg

Artur Demir Gora
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: 'Thyhet' burgu i Drenovës, njëri kapet, 6 ende të lire

KORCE - Ka përfunduar sot në mesditë aventura e 3 prej të arratisurve nga burgu i Drenovës, mbrëmjen e së shtunës në Korçë. Tre të arratisurit, Admir Tafili, Fran Marashi dhe Gezim Toma, janë arrestuar reth orës 13:00 në një magazinë në periferi të Prrenjasit. Pas sinjalizimit të banorëve të zonës, të cilët kishin dëgjuar të shtëna me armë në brendësi të magazinës, policia dhe forcat RENEA rrethuan zonën, duke bërë të mundur arrestimin e të dënuarve. Burime nga policia bënë të ditur se gjatë operacionit nuk ka patur asnjë incident.

I dënuari Artur Gora u arrestua mbrëmjen e djeshme në Korçë, teksa udhëtonte me një taksi drejt fshatit Pojan, ku banon familja e tij. Gora deklaroi se nuk kishte qenë pjesë e planit të arratisjes, por kishte përfituar për të dalë nga burgu për të vizituar nënën e tij të sëmurë.

Ndërkohë Policia e Shtetit dhe forcat speciale RENEA dhe FNSH, vazhdojnë kërkimet për 3 nga 7 të arratisurit mbrëmjen e së shtunës nga burgu i sigurisë së lartë në Drenovë të Korçës.

Admir Tafili, Fran Pal Marashi, Gëzim Gjergj Guri, Gëzim Ndue Toma, Reiz Namik Haxhiraj, Eduard Kujtim Lula dhe Artur Demir Gora nën kërcënimin e armëve kanë çarmatosur gardianët, kanë qëlluar me breshëri kallashnikovi për mosafrimin e rojeve dhe më pas kanë ikur nga institucioni i vuajtjes së dënimit.

ARRESTOHEN 3 NGA TE ARRATISURIT, ISHIN FSHEHUR NE NJE MAGAZINE NE PRRENJAS
Ora 12:50 - Tre prej shtatë të arratisurve nga burgu i Drenovës janë arrestuar në mesditë në ambientet e ish-magazinës së stacionit hekurudhor në qytetin e Prrenjasit. Pas sinjalizimit të banorëve të zonës, të cilët kishin dëgjuar të shtëna me armë në brendësi të magazinës, policia dhe forcat RENEA rrethuan zonën, duke bërë të mundur arrestimin e të dënuarve Admir Tafili, Gezim Toma dhe Fran Marashi. Burime nga policia bënë të ditur se gjatë operacionit nuk ka patur asnjë incident.
Mësohet se në ambientet e magazinës u gjetën armë zjarri, telefona celularë dhe një maskë, të cilat u sekuestruan nga policia.
/BalkanWeb
 
Titulli: 'Thyhet' burgu i Drenovës, njëri kapet, 6 ende të lire

Vetem si kriminela s'duken kta...
Ky Tafili me duket se eshte arratis edhe njehere tjeter dhe ka vrare 2 veta, pastaj e kan fut prape brenda.
 
Titulli: 'Thyhet' burgu i Drenovës, njëri kapet, 6 ende të lire

Foto nga arrestimi i 3 prej te arratisurve
ofagxs.jpg

25ppl76.jpg
 

Attachments

  • ofagxs.jpg
    ofagxs.jpg
    15.3 KB · Shikime: 0
  • 25ppl76.jpg
    25ppl76.jpg
    15.3 KB · Shikime: 0
Titulli: 'Thyhet' burgu i Drenovës, njëri kapet, 6 ende të lire

ORA 14:00 VAZHDON AKSIONI I POLICISE PER ARRESTIMIN E TE ARRATISURVE
Qindra forca policie kanë zbarkuar në Prrenjas në përpjekje për të arresuar edhe të arratisurit e tjerë nga burgu i Drenovës. Policia ka nisur krehjen e gjithë zonës dhe të shpateve të maleve pasi aty dyshohet se ndodhet një nga të arrestuarit, Gëzim Guri.

Sipas korrespondetit të A1 Report dhe Shqiptarja.com, Andi Qosja, i cili ndodhet në vendin e ngjarjes duke ndjekur operacionin e policisë hap pas hapi, aty kanë ardhur rreth 7 furgonë të RENEA-s dhe të FNSH-së, si dhe efektivë të Policisë së Elbasanit.
/Shqiptarja
34dfl13.jpg
(Në foto: Magazina ku u ndaluan tre të arratisurit dhe kur policia po kërkon personin e katërt)

eahahv.jpg

2s6twsm.jpg
 

Attachments

  • 34dfl13.jpg
    34dfl13.jpg
    15.3 KB · Shikime: 0
  • eahahv.jpg
    eahahv.jpg
    15.3 KB · Shikime: 0
  • 2s6twsm.jpg
    2s6twsm.jpg
    15.3 KB · Shikime: 0
Back
Top