Thyhen dërrasat e urës, bie 60-vjeçari me motor

  • Hapësi i temës Hapësi i temës E3
  • Start date Start date

E3

Anëtar i Nderuar
V.I.P


Mënyra primitive që kanë improvizuar banorët për të kaluar lagunën e Vilunit, për pak sa nuk i ka marrë jetën një 60-vjeçari. Ngjarja në fjalë ka ndodhur mesditën e djeshme, kur Rrok Gjelaj, banor i fshatit Rrjoll, ka qenë duke kaluar me motor mbi urën e improvizuar me dërrasa. Këto të fundit janë thyer dhe për pasojë 60-vjeçari ka rënë në ujë disa metra poshtë së bashku me motorin. Kanë qenë disa banorë të fshatit, të cilët po kalonin rastësisht në atë moment, që kanë bërë të mundur shpëtimin e 60-vjeçarit. Pas ndihmës së parë, ata e kanë çuar me urgjencë për në spitalin rajonal të Shkodrës. Mësohet se 60-vjeçari ka marrë shumë plagë dhe humbur shumë gjak. Pas ndërhyrjes kirurgjikale i dëmtuari ka kaluar rrezikun për jetën. Ura e Vilunit, rreth 300 m e gjatë, ndodhet mbi lagunën e Vilunit dhe është ndërtuar me mjete primitive nga vetë banorët e fshatit Rrjoll dhe shërben për të lidhur këtë fshat me plazhin e Velipojës.
*tch*
 
Te rregulloje kete uren Sali torollaku,ne vend qe te mendoje per ligjet qe si duhen gje per momentin.
 
Back
Top