ثshtë rikthyer në funksion sistemi për pajisjen e qytetarëve me dokumente personale

redi-

Anëtar i Respektuar
Zyrtarë të MPB thonë se sot është rikthyer në funksion sistemi për pajisje me dokumente personale, i cili për 6 ditë nuk ka punuar. Sipas tyre bashkatdhetarëve të cilët nuk kanë mundur të pajisen me dokumente gjatë kohës sa ka qenë sistemi jashtë funksioni në afat të shpejtuar katërditorë, do t’iu kthehen parat. Në anën tjetër bashkatdhetarët ndihen të injoruar dhe të pakënaqur më shërbimet e ofruara nga institucionet vendore.
Nexhat Beka, kosovarë me banim në Gjermani, thotë se për pajisje më dokumente personale në Kosovë një bashkatdhetari i duhet më shumë se një muaj pushim, që është e vështir të realizohet në secilin vend të botës. Sipas tij procedurë e njëjtë është si aplikove me procedurë të shpejtuar, apo të rregullt.

“Kam aplikuar për letërnjoftim me procedurë të shpejtuar, por nuk u bë. Tash pushimi mu më kaloi dhe s’kam më pushim. E tash për pasaportë aplikova me procedurë normale pasi me iku pushimi. Ndërsa sa i përket 50 eurove unë e pyeta këtë personin këtu dhe ai e tha se ende nuk kanë asnjë vendim për kthim të parave”, deklaron bashkatdhetari Beka.

Edhe ne provuam që të informohemi nga koordinatori për këtë çështje në qendrën e Ulpianës, por reagimi ishte ky:

“Me rregull nuk ki drejt me dhënë numër telefoni. Reagimi i qytetarëve: A ki drejt me rregull me na jap letërnjoftimin. Kur po thua paguaj unë po paguaj” (dialog në qendrën e Ulpianës).

Ndërkaq, Bardhyl Jashari, sekretar i përhershëm ne Ministrinë e Punëve të Brendshme, tha se parregullsitë janë shkaktuar nga dalja prej funksioni të sistemit për pajisje me dokumente personale, i cili sipas tij tani i është rikthyer normalitetit.

“Ka pasur ngecje diku 5-6 ditë maksimumi, që ka dal prej sistemi njësia për prodhimin e letërnjoftimeve dhe sot gjendja është normale”, pohon Jashari.

Jashari po ashtu njoftoi bashkatdhetarët se të gjithë atyre të cilët kanë paguar dhe nuk janë pajisur me dokumente, do t’iu kthehen paratë.

“Së cili qytetarë i cili ka paguar dhe nuk është pajisë me dokument, ose është ngecë apo diçka, Ministria e Brendshme e merr për obligim që t’iu kthehet tërë shuma e të hollave që ata kanë paguar”, thekson Jashari.

Rikthimi i të hollave do të bëhet në ato qendra ku qytetarët kanë paguar për pajisje me dokumente, sqaroi Jashari.
 

Attachments

  • kosove.jpg
    kosove.jpg
    4 KB · Shikime: 3

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top