ثshtë prostitucioni zanati më i vjetër?

1134.jpg

Thuhet shpesh që prostitucioni është zanati më i vjetër, por a është realisht kështu? Një vështrim i shkurtër historik hedh dritë mbi këtë çështje.

Nuk ka dyshime, kur dikush flet për profesionin më të vjetër në botës, të gjithë e kuptojnë se po i referohet prostitucionit.

Por, pak vetë pyesin se përse është përcaktuar kështu, dhe askush nuk pyet, a është vërtetë prostitucioni zanati më i vjetër në botë? Nuk është e qartë.

Nga pikëpamja historike, gjenden prostituta në shtëpitë publike të Romës së lashtë, në Athinën e lashtë (por vetëm për aristokratikët) dhe pastaj gradualisht, vijmë deri tek naditutë babilonase. Kushtet e jetës dhe interpretimi moral ndryshojnë me moshën.

Në Greqinë e lashtë të shkoje në një shtëpi publike ishte diçka e mirë dhe e drejtë, dhe po kështu në Romë. Në përgjithësi prostitutat ishin skllave të huaja. Prostitucioni vinte në shumicën e rasteve, si pasojë e shkëputjes së gruas nga lidhjet familjare.

Bëhej nga një skllave dhe fakti që në Greqi skllavëria ishte e lidhur me performancën seksuale është, siç shpjegon Graeber, thelbësore në kulturën mesdhetare.

Për të gjetur origjinën e saj mund të arrish deri në botën e “prostitutave të shenjta”, të treguara në sagën e Gilgameshit, që daton rreth 4500 vjet më parë.

Gratë, ndoshta skllave, apo ish-skllave i dorëzoheshin Zotit dhe jetonin në tempull, në dispozicion të besimtarëve, pjesa më e madhe e të cilave ishin të huaja. Në këtë rast, duke prostituuar kryenin një funksion të shenjtë, larg nga komercializimi i njohur sot.

Në thelb është një fenomen tjetër që, megjithatë, mban të njëjtin emër. Duhet të konsiderohet si prostitucion edhe ajo? ثshtë një zanat? Pra mund të mendosh që është më i vjetri në botë? Përgjigja është jo.

Prostitucioni nuk ka ekzistuar gjithnjë, nuk ka ekzistuar kudo, nuk ka qenë gjithnjë një zanat. Nuk është zanati më i vjetër.

Në këtë pikë është më interesante të kuptosh historinë, më shumë se prostitucionin. Kur njerëzit filluan ta quajnë “profesioni më i vjetër në botë”? Autori ishte Rudyard Kipling, të paktën ishte i pari që e përdori atë në një tekst të shkruar.

Ai nuk kishte ndonjë ide të veçantë për historinë e prostitucionit, dhe nuk e dinte që do të krijonte një shprehje të destinuar për të pasur një sukses global.

Historia u komplikua më vonë, kur në fillimet e viteve ‘900, filloi të diskutohej se si të luftohej prostitucioni ( ndërkohë kishte kaluar nga tempulli në rrugë, dhe nga Zoti tek tutorët, me sëmundje dhe çrregullime të njëpasnjëshme).

Propozimet u kundërshtuan nga mjekët dhe shkencëtarët konservatorë, të cilët në fund të fundit, e konsideronin një betejë të kotë. Prostitucioni është profesioni më i vjetër në botë, thanë ata, dhe natyra e njeriut është gjithmonë e njëjtë.

Përpjekja për ta mposhtur ishte humbje kohe. Citimi, në pak kohë u përhap aq shumë sa autorësia e tij humbi.

Në 1929 William J. Robinson, një mjek dhe aktivist i lëvizjes për kontrollin e lindjes në SHBA, shkroi një libër të quajtur “Profesioni më i vjetër në botë, prostitucioni”.

Kështu edhe Joseph McCabe shkroi në 1932 “Historia e profesionit më të vjetër në botë”… dhe kështu lindi një mit./DITA

282.jpg
 
Titulli: ثshtë prostitucioni zanati më i vjetër?

Une mendova mos ishte ajo per te shitur ereza dmth kanelle, rigon specie te ndryshme.
 
Titulli: ثshtë prostitucioni zanati më i vjetër?

Hall i madh ne fakt a eshte me i vjetri apo me i riu.Sido qe te jete nuk eshte zanat(ose me sakte fenomen, se per mua s'eshte zanat) me te cilin mund te justifikosh qe mund te jete dicka normale dhe e pranueshme per shoqerine. Madje po te shikosh historine, dhe vete zanafilla e tij ka qene nepermjet dhunes, skllaverise se gruas, tregtise se saj, keqtrajtimit etj. Mua me vjen keq qe ka njerez akoma qe mbeshtesin dicka te tille.
 
Titulli: ثshtë prostitucioni zanati më i vjetër?

Zanati me i vjeter ne bote kam pershtypjen se eshte Zanati Hajdutit :p
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top